Thonë shpesh se një fotografi e ndal kohën. E shkëputur nga pjesa tjetër ajo mund të krijojë nostalgji apo të qeshura. Këtë të fundit e ofrojnë fotot e përzgjedhura më poshtë, të cilat në botën e sportit janë cilësuar si nga fotot më gazmore. E tillë është Maria Sharapova e fotografuar ndërsa hante një banane në pushim apo Xhanluixhi Bufon i cili po shikon zhvillimin e ndeshjes. Qesharake duket edhe një nga gjyqtarët që ngre një bidon pesëkilësh në fushë për të pirë ujë. Për të tjerat, më mirë shihni fotot…