“Gazzetta”: Rashica, ylli botëror i së ardhmes

Dita

Milot Rashica është një ndër futbollistët shqiptar që më së shumti po spikat në këtë sezon. Mesfushori prej disa muajsh po luan si titullar i padiskutueshëm tek skuadra e Vitteses dhe në 3 raste falë paraqitjeve të tij ka qënë pjesë e formacionit më të mirë të javës.

Sigurisht perfomanca e tij nuk ka mbetur pa u vlerësuar jo vetëm nga mediat holandeze që e përzgjodhën si një nga zbulimet e ketij sezoni, por edhe edhe nga ato italiane.

E përditshmja “gazzettadellosport” në një speciale të përgatitur rreth talenteve nën 20 vjeç që pritet të jenë yjet e së ardhmes ka përfshirë edhe 19 vjeçarin nga Vushtrija.

“Një futbollist që zotëron shpejtësi dhe teknikë, i aftë të kaloj kundërshtarin dhe të godasë portën. Nuk përjashtohet që me Shqipërinë te jetë titullar në Europian, golat i feston gjithnjë me shqiponjë”- shkruan e  përditshmja prestigjoze italiane për Rashicën.

Mesfushori shqiptar deri më tani është aktivizuar në 18 ndeshje me Vittesen duke shënuar 7 gola, por më kryesorja ka qënë një ndër futbollistët më të mirë të skuadrës së drejtuar nga Rob Mass.

Ndërsa përsa i përket dëmtimit të pësuar në sfidën ndaj Ajaksit, pas ekzaminimeve të kryera në gjurin e tij të majtë, mjekët e Vitteses kanë informaur se 19 vjeçari do të qëndroj jashtë fushave për vetëm 3 javë, duke qetësuar të gjithë tifozët shqiptarë, pasi fillimisht u krijua përshtypja se lojtari pësoi një dëmtim të rëndë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *