Kush ka të drejtë?

redaktor

Një nga deputetët e mazhorancës, Koço Kokëdhima ka rigjallëruar sot zërat për legalizimin e rritjes dhe tregëtimit të kontrolluar të hashashit. Ashtu siç pritej, është shumëfishuar edhe reagimi i opinionit publik ndaj kësaj ideje.

Por përfshirja e Shqipërisë në këtë debat nuk është lajm lokal. Rimatja e GDP duke llogaritur edhe të ardhurat nga ekonomia e hijes (ku futet edhe droga)gjatë viteve të fundit është vendosur në axhendat ndërkombëtare.

Madje edhe në ato të OKB-së dhe BE-së.

“Direktivës së Praktikave më të Mira” të OKB-së të vitit 2008 i është bashkuar së fundi edhe ESA, Sistemi Europian i Llogarive. Thelbi i përmbajtjes së këtyre rekomandimeve është përfshirja në të ardhurat kombëtare e të gjitha të ardhurave që burojnë nga veprimtaritë në të cilat individët përfshihen me vullnetin e tyre.

Në pararojë të vendeve që po përfshihen në këtë nismë janë Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda. BE e ka një hall, kur u kërkon vendeve anëtare aderimin në ESA: duke rritur GDP-në me “ekonominë e hijes”, vendet anëtare do të përfitojnë më pak subvencione prej Komisionit Europian. Dhe financat komunitare do të jenë më të relaksuara prej presionit të vendeve anëtare me ekonomi në krizë.

Në fakt, secili prej vendeve që synon t’i bashkohet këtyre praktikave ka arsyet e veta. ISTAT-i italian ka filluar prej muajit tetor rillogaritjen e GDP-së duke përfshirë edhe të ardhurat nga droga, prostitucioni dhe trafiqet e pijeve dhe cigareve. Dhe nuk është se po e nis tani. Në vitin 1987 qeveria italiane pat filluar përfshirjen në të ardhurat kombëtare edhe të të ardhurave nga ekonomia informale, e cila përbënte rreth një të pestën e ekonomisë kombëtare.

Ky veprim e rriti GDP-në me 18 përqind dhe u prit me një entusiazëm të brendshëm.

Edhe Mbretëria e Bashkuar po joshet nga shifrat: 9 miliard USD nga prostitucioni (nëse legalizohet si në Holandë) dhe 7.4 milard USD nga drogat nëse edhe këto futen në hulli legaliteti.

Irlanda motivohet gjithashtu nga nevoja e rritjes së të ardhurave kombëtare për shkak të historisë problematike ekonomike të viteve të fundit.

Siç shihet, si rregull, joshja prej xhidipizimit të drogave vjen kryesisht nga krizat dhe rekomandohet si një rrugëdalje prej tyre.

Padyshim që kjo mënyrë e re e llogaritjes së GDP-së nuk është pa përfitime. Rritja e menjëhershme e të ardhurave nuk përjashtohet që mund të ketë ndikime pozitive jo vetëm për ekonominë, por edhe sistemin e mirëqenies. Mund të gjenerohen burime shtesë për të mbajtur në këmbë fondet e pensioneve, të cilët pakësohen prej plakjes së popullsisë. Mund të shërbejë si një burim për të paguar dhe ulur borxhin e jashtëm, i cili po u merr frymën shumë ekonomive europiane.

Një rritje e tillë e GDP-së do t’i ndihmonte vendet anëtare që borxhin ekzistues dhe defiçitin t’i marketonin si një përqindje më e ulët e GDP-së, për të qenë në rregull me standartet që imponon BE.

Ky veprim mundet gjithashtu të ndikojë që një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave nga ekonomia hije të mos dalin jashtë vendit, por të qarkullojnë brenda tij.

Dhe në fund të ditës, do të kemi një rritje jo të pandjeshme të GDP-së, e cila shkon nga 1-2 përqind, (për vende si Hungaria, Polonia, Rumania, republikat balltike, Slovakia, Çekia, Sllovenia etj.), deri në 4-5 përqind, (për vende si Austria, Mbretëria e Bashkuar, Hollanda, Finlanda dhe Suedia). Për ekonomitë e ngjashme me ekonominë shqiptare, rritja shkon nga 1-2 përqind. Në terma financiarë, ky përfitim për ekonominë shqiptare nuk është i pandjeshëm.

Por një pjesë jo e vogël e opinionit, tani për tani e sheh ndryshe. Për këtë pjesë, përfitimet janë asimetrike!

The Wall Street Journal nënvizonte para disa kohësh se rritja më e madhe e GDP-së prej legalizimit të ekonomisë hije pritet në vendet skandinave (4-5 përqind), ndërkohë që në vendet e Europës Lindore e Qëndrore kjo rritje mund të arrijë nivelin 1-2 përqind. (http://www.wsj.com/ articles/sex-drugs-and-gdp-the-challenge-of-measuring-the-shadow economy-1402251721). Pra, rritja e GDP-së ndodh në mënyrë asimetrike: sa më i zhvilluar/i pasur të jetë një vend, aq më tepër përfiton.

Skeptikët mendojnë gjithashtu se fitimet nuk janë ato që priten. Kjo për shkak të “ligjësive” të brendshme që ndjekin të dy ekonomitë: formalja dhe informalja. Ekonomia formale ndjek rregullat, ndërsa ekonomia informale është e paskrupullt dhe agresive.Kur kjo e fundit të jetë legale, fitimet nuk do jenë të njëjta.

Tradicionalistët shqetësohen njëherazi se kjo mënyrë shëndoshje financiare e Shqipërisë do të shoqërohet me përkeqësimin e sëmundjeve morale të shoqërisë.

Kush ka të drejtë?

Share This Article
34 Comments
  • Tani qe keta rilindasit tane i jane kthyer sundimit te Maliqit po te behet edhe GOP-izimi i hashashit shqiperia hyn automTikisht ne Europe.

    • Ca komentues si puna jote o Kris, hodhen ne ere edhe punen e shkaterrimit te lendeve kimike duke i hequr Shqiperise nje mundesi unikale.
      Ju doni te bien leke nga qielli?
      epo leke nga qielli nuk ka.
      Fiton kush rrezikon.
      Eshte ligji numer 1 ne cdo biznes.
      Rrini hani fajlimet e Rames dhe Saliut
      Respekte Dita.
      shkrim super profesional!

      • Ofertat per depozitimin e HELMEVE dhe lendeve RADIOAKTIVE jane aktuale dhe i vijne verdalle Botes duke pritur shenja qe ndonje popull dallkauk qe t’i pranoje me ane te yshtjeve per pushtetaret lakmitare, prandaj o MUT afrikan meso qe jo vetem shqyptaret e refuzuan oferten e DJALLIT qe Edi Rama e pranoi ne terrin e nates per depozitimin afategjate (jo asgjesimin) e LHL te llahtarshme te Asadit, por edhe greket, italianet, spanjollet, gjermanet, danezet, norvegjezet etj ne vendet e tyre derisa Joh Kerry e mbylli kete histori me finte dhe spjegime fantastiko shkencore duke i lene LHL e Asadit me ne fund ne doren e talebaneve fanatike.

  • Une do isha sh dakord per vete.
    Por gjera te tilla duan konsensus politik.
    Kush ta jep konsensuin ne Shqiperi?
    Saliu?
    🙂
    Ky sperme Beogradi do beje namin duke i akuzuar kushedi me c fjale te gjithe ata qe mund te mbeshtesin nje ide te tille.
    Dhe pastaj mund ta legalizoj dhe vete nese vjen ne pushtet.
    Eshte i pacipe dhe i neveritshem.
    Aman o zot uroj vetem qindra here qe ika nga ai vend dhe shpetova femijet.
    Sa here hap satelitorin ne kanale shqiptare shoh vetem Saliun dhe ata qe i rrine ne krah apo perballe.
    Cfare mjerimi

  • Modifikimi urgjent i Legjislacionit dhe legalizimi i domosdoshem .
    Sigurisht ne kemi dhe perparesine e eksperiences 😛
    kjo eshte dicka qe ekziston tek ne dhe ka krijuar tashme baronet e droges qe jane ne politike, ne ndertim ,ne cdo drejtim jane investuar keto leke .
    Vend per moral nuk ka …dhe as kohe per te humbur .

    Koqo Kokedhia kesaj radhe ka te drejte …efektet kuruese te kesaj bime propozoj qe te testohen ne parlamentin .Efekti do favorizoj gjithe shqiptaret 🙂

  • po Lazarati aty ishte
    Pse i rane?
    Pse nuk e legalizuan?
    Apo bejne veprime ne interes te nderkombetarve per ca foto e deklarata mbeshtetese dhe pastaj i bien lapsit?
    Epo burrat e shtetit nuk veprojne keshtu.
    Sikur nuk shkon kjo pune
    Bam Lazaratit pastaj hajd ta ligjerojm Lazaratin

    • I nderuar
      Unë hyj te njerëzit që jam për liberalizim të plotë të drogërave.
      Por, nuk mund të jem kurrë pro një fshati arrogant që ngre kultin e pandëshkueshmërisë, të antiligjit e të pasurimit me punë të pandershme.
      Jane dy gjera te ndryshme ato per te cilat flet.
      Ndoshta i ngaterron pa dashje, ama mbeten te ndryshme

      • Lazarati u be kurban nga politika shqiptare per te lare veten,nese mund te mendohet qe lahet.Por a ka Amozon apo Nil qe te laje pisllekun e politikes shqiptare pas 90-tes?

  • Bie termet ne jug te vendit ne shekullin e kaluar.erdhen ushqime e para nga nbare bota.
    Pas ca kohesh banoreve dembele u mbaruan dhe parate dhe ushqimet e ndihmave.
    Gjithe maraz e duf pyesnin priftin e fshatit se si ta zgjidhnin fukarallikun e tyre.
    …Ti lutemi zotit per nje termet tjeter u pergjigj prifti,se ju pune sbeni dot.

      • une&legeni i koco koke-dhimit,,,pse te djeg ty lere tjetrin te shprehe ate qe do,,,,,po nuk pin cigaren terheq mallin edhe pi alkolin edhe me e keqja eshte se bashke me ate pallen e gjate jane bolet e soros-it…..kurse ti duhet te jesh bolja e kok-dhimit, pis himare,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!

      • Hapi syte dhe lexo komentin pastaj komento. Na tregon ti se cbehet ne shtepine e Kocos…?! Ai banon ne bllok dhe shfaqjen e Estrades se tij familjare ka shume vite qe e ndjekim. Nuk ka pse te shkruaj me qarte se kush nuk eshte bathorist ose 5 mij leksh mitingu me kupton. Jepi Koqo se pa hashash nuk shtyhet jeta….

  • Une per vete jam kunder legalizimit te marijuanes,madje kam lexuar mjaft nga argumentet pro,te cilet justifikohen se njeriu eshte i lire te behet varri i vetvetes.
    Narkotiket nuk kane impakt negativ veç tek perdoruesi,ato shtrijne keto efekte dhe mbi familjen e shoqerine,madje dy rreziqet e fundit jane me te medha sesa i pari.
    Efekti i narkotikut ne tru eshte mpires dhe favorizon nje ngadalesim te proçeseve ne tru,edhe pse ne pamje te pare duket sikur e “shkathteson” perdoruesin,apo e “ç’mpin”ate nga druajtja dhe komplekset e inferioritetit.U deshen dekada qe shumekombeshet e duhanit te pranonin rezultatet vjedkjeprurese te duhanit per perdoruesit e sidomos per personat ne kontakt me keto mjedise.
    Mendoni se kompanite farmaceutike ( te cilat pretendohet se do tregtojne narkotiket e”kontrolluar” e te legalizuar e rrjedhimisht fitimet kolosale) do pranojne demet e narkotikeve te lehte e haluçinanteve ne nivelin mental te parigjenerueshem?

  • Jam kurioz te di nese ata persona qe jane pro droges e perdorin per vete..??? E kane idene se sa familje shkaterohen dhe sa femije perfundojne burgjeve nga perdorimi I droges…??

  • shkrimi eshte i sakte dhe i qarte
    bota eshte drejt nje mentaliteti te ri per kete pune, por Shqiperia nuk eshte gati si gjithmone.
    Ne jemi fshat nuk i kuptojme shpejt gjerat, na duhet kohe.
    Edhe alkooli dikur ishte si droga sot.
    Derisa shoqeria kuptoi qe me mire ishte e te gjitheve dhe nen kontroll sesa e nje pakice qe kamej pa kontroll

  • rrini o djaj……shqiptaret po pine uje te gazuar e po vrasin dynjane, imagjinoni bacen te mbushi llullen me hashash do djegin shqiperine me napalm.

    nje none 92 vjec kur ja dha vizes per here te pare tha………..o enver te dhjevsha varrin se ka nona 90 vjec dhe se ka provu ket kodosh qefi

  • Keto Jane shashkat qe leshohen me qene se do behen zgjedhjet lokale. Cdo rradhe behen genjeshtrat nga me te ndryshmet. Sa te mbarojne zgjedhjet lokale , nuk keni pare gje akoma.

  • Dy fjale per legalizimin e perdorimit te Droges.
    Eshte mediokri sublime te arsytohet legalizimi i droges si legalizim te ardhurash pej taksimit qe çon ne mireqenie dhe progres ekonomik. Aq me teper eshte mediokri kur kjo lidhet me te ardhurat prej kurverise legale, prostitucionit, apo kumarit prej kazinove,wrtj,
    Ceshtje shtrohet keshtu: Perndjekja e prodhimit dhe tregetimit te bimeve narkotike ka mbeshtetje nje ligj te gabuar qe vepron kunder lirive dhe te drejtave te njeriut. P:se? Sepse individi ka qelize vendin e lindjes,shtepine, prinderit, gjysherit, vellezerit mjedisin e te arfemeve, miqesine, edukimin publik shkollor dhe jashte-shkollor, ligjshmerine per te mos prekur te tjeret, per sjellje publike e shoqerore, mosperdorim force , etj, etj. Keto detryrime perbne mjedisin imponues qe individi te jete fektor stimulues per mbarvajtjen e shoqerise, ku oriientohet edhe mbarevajtje dhe kariera e tij, ne harmoni me karieren e seicilit konforme karakteristikes se seicilit qe pasqyron tiparet dhe kualifikimin per te kryer pune te caktuara ne fushen apo fushat ku vepron. Pra ne qoftese nje produkt behet mall, tregon se ka kerkesa tregu per te. Cudia eshte: Ligji per ndalimin e droges eshte shprehur mbrapsht. Del pyetja: Si mund te ndalohet prodhimi dhe shitja e droges , kur nuk ndalohet kerkesa per ta blere?. Policia ndalon transportuesit e droges, ndersa tregu i droges lulezon. A nuk eshte per te qeshur? Ligji duhet te merret me legalizimin e tregut te droges, me kontrollin e tregut te droges, ndlimin e kontrabandes se droes. Te organizoj edukimin per mos-perdorimin e droges, sikurse e bene per alkoloin, duhanin dhe kumarin, kurverine, etj.
    Ne fakt ligji per legalizimin e tregetimit te droges ka ane pozitive te tjerta per shoqerine:
    1) Shkurtohen forcat policore per perndejekjen e prodhimit dhe shperndarjen e droges;
    2) Shkurtohen forcat ne sistemin e drejtesise per denimet ndaj te angazhuarve me drogen;
    3) Humbet joshja pas kurreshtjes se te rinjeve per te provuar gjerat e ndaluara;
    4) Ulet ne maksimum veprimtaria e kontrabandisteve te droges per te zgjeruuar tregun ilegal duke korruptuar te rinjte apo duke u imponuar te rinjeve vesin e droges;
    5) Zhduken qendrat ilegale te droges qe kooperojne apo bashkepunojne me trafiqet e cdo lloj kontrabande.
    6) Ndergjegja mbareshoqerore dhe opinioni shoqeror ngrihet ne nje nivel shume te larte kulturor per edukimin dhe mbrojtjen e femijeve nga veset.
    Keshtu duhet pare dobia shoqerore per heqjen e Ligjit qe Ndalon Prodhimin dhe Shperndarjen e Droges”.

  • Kur ka shtet te perkushtuar ne kujdesin ndaj shtetasit, dhe ekziston besimi reciprok, asgje s’ka pse shihet me llahtar, por kur ka shtet banditesh qe synojne krijimin e parcelave shteterore te quajtura “Lazarat” i cili punon vetem per inetresa mafiozesh, sigurisht qe rreziku eshte shume i madh. Perkushtimi i Kokedhimes ne kete pike me ngjan i njejte me te Saliut, per te krijuar parcelat e veta dhe si i tille, ai mbetet me rrezikshmeri te larte shteterore.

  • Nuk e kuptoj nga vjen ky frymezim i cuditshem per te legalizuar perdorimin e hashashit ne Shqiperi, qofte edhe per qellime mjekesore?!!!! Ne nje vend si Shqiperia, qe ende nuk ka nje shtet te forte ligjor, eshte krejt absurde dhe e pa vend te flitet qofte edhe per legalizimin mjekesor te tij qe do te sillte vec pasoja negative mbi shoqerine shqiptare, sidomos mbi rinine, e cila duhet te shohe drejt perspektivave optimiste per te ardhmen e jo drejt semundjeve apo sherimit te tyre qofte edhe me kanabis mjekesor …. Nje gabim i tille, kur shume vende te botes se qyteteruar e kane ndaluar me kohe me ligj apo ngurojne shume ta bejne kete gje edhe pse presioni eshte jo i vogel, do te ishte i pafalshem dhe me pasoja te pakontrollueshme per ne ….

  • E kam pare dhe e shoh cdo aktivitet jetesor vetem dhe vetem me syrin e interesit ekonomik. Hiqni dore nga parrulla idiote “bar hame dhe marksizmin nuk e tradhetojme”
    Cdo aktivitet ekonomik duhet te legalizohet, sa do i pa moralshem te duket, mjafton qe ay te sjell perfitime ekonomike per shoqerine.
    Prostuticioni seksual dhe politik nuk eshte bere i mundur te ndalet per gjithe kohen e ekzistences se njerezimit prandaj Kocua ka te drejte 100% dhe menjehere duhet te paraqes ne parlament ligjin per legalizimin e kanabisit

    • ME PPSH E ENVERIT, ME KOKEDHIMEN E EDVINIT DHE ME KANABISIN ALBANEZ NE DORE PERPARA DREJT BE-SE.

      Koco Kokedhima nga biznesmen i dyshimte po luan rolin e DOKTORIT te dyshimte qe cdo semundje si Adhamudhi shqyptar i sheron me “kanabisin sativa farmaceutik”. Ku i ka mesuar rufjani i Partise se Punes, Kokedhima keto finte demagogjike? Llogjika ta thote se nuk ka vend tjeter pervecse tek Enver Hoxha qe deklaronte para do kohe:

      TE CAJME RRETHIMIN E ARMIKUT ME TRAFIKUN E CIGAREVE KONTRABANDE!

      sepse vetem debilet dhe dallkauket alla Tom Doshi&Company mund te besojne se Bota Demokratike do te lejoje qe ne Shqypnia te behet prodhues legal i droges dhe marihuanes ne nje kohe qe politika jone kombetare eshte e mbytur me akuza dhe kunderakuza per drogaxhinj dhe trafiqe nga de[utete e ministra deri tek kryeministri ne majen e larte te pushtetit dhe kur ne Xibrake, brenda ne “SHTEPINE” e rilindasit Taulant Balla u zbulua nga gjermonet e Merkelit Laboratori i kokaines me i madhi ne Ballkan dhe shqyptaret e mbyllen “MESELENE” fet e fet duke mos njoftuar fare partneret e tjere nderkombetare te prekur nga ky trafik famekeq? Prandaj edhe duhet te puesim kryeministrin tone artist dhe piktor:

      PRODHIMI I MARIHUANES FAMRACEUTIKE ALLA KOKEDHIMA ISHTE PREMTIMI PER HAPJEN E 300 MIJE VENDE TE REJA PUNE?

  • Idete jane te mira por ka shume pikpyetje kur ato zbatohen .Thone nga anet tona :Kur te ngec veza ne by… vjen verdall per ta hequr . Nuk ka faj veza por ajo qe te ha .
    Te paafte per te shendoshur ekonomine kerkojme rruge te lehta por dhe shume problematike. Ne e kemi te fresket fenomenin e kultivimit te lendve narkotike.Edhe nese perpiqemi ta disiplinojme ate; me shume do ti nxjerrim syte vehtes .Shqiperia nuk eshte si vendet e tjera qe e kane kaluar kufirin e varferise .Stimulimi i kultivimit te hashashit nuk ka per te shpetuar shtresat e varfera por do te pasuroje klasen sunduese ne Shqiperi .Ne i kemi perpara faktet.Nga 93 e deri ne 2014 lendet narkotike dhe kondrabanda u stimuluan qe te pasurohen politikanet dhe ata te lidhur me te .Populli ,qe pretendohet se mori therimet ,mbeti ne te njejtin nivel .Ndryshoje Lazarati dhe disa katundar u bene qytetare .Ekonomia u rrukullis ne shifrat e rrijtjes 1.2 ne 3.2 me ulje dhe ngritje .Kemi dhe nje fakte tjeter .U stimuluan mbjellja e bimve medicinale .Rezultatet tregojne nje deshtim per mungesa menexhimi dhe tregu .Pra keto si dhe shume deshira te tjera sot nuk u lihet vetem ideve por dhe mundesive per tu realizuar po deshtuar .
    Ne qe aderojme te hyme ne Evrope keto nisma duhet me pare te konsultohen me ta .Sic japin rekomandimet se i duhet bere politika shqiptare ashtu dhe te stimulojne rruget per ngritjen e ekonomise .Pse nuk merret inisjativa per te rritur prodhimin e brendshem bujqesor e blektoral ku kemi kushtet ideale per tu zhvilluar ne nivele Europjane .Pse nuk e vrasim mendjen qe ato qe prodhon tregu i brendshem te mos shkojne kote por te fuqizojne ekonomine .Pse u hapet drita jeshile bizneseve te pushtetarve e politikanve e nuk stimulohet prodhimi i vendit .Pse monopolizohen ne doren e nje klase e lihen ne harrese ato qe prodhon fshatarsia e biznesi i vogel .Edhe nese merret nje inisjative e tille shteterore e shoqeruar me ligje hashashi kurr nuk ka per ti sherbyet rritjes ekonomike te vendit.
    Argjentia, qe eshte bosi i drogave te forta ,nuk ka patur dhe ska nje ekonomi te qendrushme .Para pak muajve shkoje ne falimentim dhe nuk i dihet se si do ti zgjidhi problemet e saj ekonomike .
    Ne se vendoset kultivimi ,pamvarsishte motivit ,kthehemi 20 vjete mbrapa ne psikologjine e stimulimit shteterot te bimve narkotike .Qeveria duhet te kerkoje falje per aksjonet e policise ne lufte me kontarabanden e hashashin .Duhen riabilituar te gjithe te denuarit dhe duhen demshperblyer .Rama _Meta te japin dorheqje dhe Saliu :I Madhi i te Medhenjve te kohrave te hypi ne karrike .

  • E nderuar Dita, nese beni nje redaksional, bejeni te paparagjykueshem. Se duket sikur po i beni jehone Kocos. Droga eshte mallkim, prostitucioni po ashtu dhe gjithe veset me rradhe nga kazinote qe u perhapen si virus etj. Dhe kete nuk e thote feja, por urtesia e popullit ndaj nese doni te prononcoheni, denonconi keto plane makabre per te ardhmen… e keqja sa te zere rrenje do… pastaj nuk hiqet me dhe keta palopolitikane prodrogave shkojne vijne dhe femijet i kane sistemuar por ata qe po lindin sot cfare Shqiperie do trashegojne!!!

  • Ne kete pike jam dakord me Kocon. Do te rritet GDP-ja pa punuar populli dembel shqiptar dhe Kocua do te vjedhe akoma edhe me shume dhe do te behet baron droge por brenda ligjit.

    WIN WIN SITUATION.

    Jam P R O

    • Po mire e kish atehere Saliu me teorine e tij te pastertise”se LEKAVE te miletit si “Ujet e Bjeshkeve” qe financuan PIRAMIDAT e tij alla Ridvan Bode, te pakten PIRAMIDAT e Partise Demokratike vetem sa i vodhen shqyptaret dru me pre dhe nuk i droguan me marijuane medicilnale alla Doktor Koedhimes te Partise Socialiste.

  • Ka popuj qe fati i ka bere dembel,sic jan Arabia Saudite ku ti del per te mbjell nje peme ne bace dhe aty te plas pusi i naftes,pra miliardat.Aty eshte vendi ideal per ta legalizuar kete lloj bari.Ndersa ne shqiptaret nuk eshte fati i mire qe na ka bere dembel por eshte fati i keq qe na ka lindur te tille.Kokedhima ka gabuar me kete nisme,e verteta eshte qe nje brez per 5 apo 10 vjet mund edhe te jetoje mire por brezi pasardhes nuk dihet se cfar lloj rrace dembelesh do jene.Ai mund te merrte nje nisem tjeter,sic eshte ajo e punimit te tokes.Ushqimi perdite e me teper po i mungon njerezve ne kete planet gjithashtu dhe po shtrenjtohet.Shqiptaret nuk kan pasurit e Arabis Saudite,pra hym tek popujt pa fat keshtu qe duhet edukuar puna dhe punimi i tokes.Kete ben dhe holandezet e pafat me hapsiren e tokes.Ne fillim punuan fort per te perfituar toke,e punuan ate,vendi i tyre sot eshte cdo centimeter toke ne perdorim nderkoh qe shikojne dhe mundesin e perfitimit nga ky biznesi i barit.Por ama edukuan qytetarin per pune dhe kryesisht punimin dhe respektimin e punes me token.Kete duhet te beje dhe qeveria shqiptare,nisem per punimin e tokes me destinacion ushqimin e popullit.Nisma e kokedhimes mund ta kthej dembelizmin ne karakter kombetar gje qe e cila do na bente te dukeshim si Greket e sotem.

    • Je shume BUDALLA dhe i paditur o Dosja X, sepse ne radhe te pare ne Hollande eshte ndaluar rreptesisht me ligj mbjellja dhe kultivimi i kanabisit dhe po te kapen qe merresh me prodhimin e tij meso nga nastradini se te rasen brenda ne burg per nje kohe te gjate. Ndryshe ne disa kafene te Amsterdamit kane lejuar vetem perdorimin e tij te kontrolluar.

      Per greket mund te them vetem:

      MOS I QAJ HALLIN KALORESIT QE I VAREN KEMBET

      se shqyptaret kane 70 vjet qe po enden kembezbathur dhe brekecjerre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *