Nga Kolec TRABOINI
Një proverb shkodran sa historik aq dhe aktual për gjuhëtarët tanë thotë: “Asht idhnue Drishti e s’po na bjen ma qepë”. Sepse Drishti, anipse me një histori të lavdishme deri në kohë të Skënderbeut dhe venecianëve, që e kishin nën protektorat, ka kenë degradue si qytezë duke u kthyer në një fshat me një lavdi të perëndueme brenda një kështjelle, rrënojat e të cilës janë ende; pra që nuk përmendej ma veç për qepët e veta. Me një fjalë, mbillnin qepë e shihnin andrra me lavdi. Fati tragjik i një sundim-pushtimi afro 500 vjeçar…
Shkodranët, sipas tahmisë tonë, e kanë nxjerrë këtë batutë të bukur, të lëmueme prej kohnave, me nënkuptue se nëse Drishti në idhnim s’po na i shet ma qepët e veta, shkue pas këtij tarbjati pra, ma shumë se neve po damton vedin, sepse tjetër zanat e të ardhuna nuk kanë veç mbjelljes e shitjes së qepëve.
Kjo shprehje e bukur është e ngjashme me të njohurën “Ufulla e fortë then enën e vet”. Nuk e di a ka ndonjë kuptim tjetër që mund të dalë prej kësaj proverbe shkodrane.
Kap pas ksaj rrfane, po na duket se kjo përkon aq bukur me Gjuhëtarët e Tiranës (ky Drisht me lavdi mbi rrënoja) që idhnohen nga se nuk po duen me e afrue të bukurën, gegnishten tonë as në fjalor e as në sintaksë e i gëzohen veç një Drejtshkrimi të cunguem e Fjalori mjeran, që ma shumë e turpëron se e nderon Gjuhën Shqipe. Sepse në të leksiku ka 35 mijë fjalë që po të pjestohen me 6 (sepse 6 fjalë janë veç me termin parazit-kooperativë, që nuk e përdor ma kurrkush prej alergjisë kooperativiste enveriane), atëherë përfundimi krejt mjerueshëm na del se jemi në kufijtë e 6 mijë fjalëve.
Që pra mbrothësia e përparimi ynë për t`u qarë me lotë: gjuha ma e vjetër me rranjë tek etruskët e pellazgët, në ilirishte e mandej po na shfaqet si ma e varfra gjuhë në Europë, e kjo falë gjuhëtarëve të epokës pa lavdi të Enver Hoxhës.
A thue këta dijetarë të piskatuem nëpër foltore e kanë lexue Fjalorin e Gegnishtes të albanologut e gjuhëtarit të pushkatuem në një shpellë në Gegni në vitin 1946, Dom Nikoll Gazullin? Si nuk po gjendet ky fjalor nëpër librari ku po ngjeshen stivë librat për Enver Hoxhën. Kështu që edhe vepra e viktimës mbetet viktimë edhe pas vdekjes së autorit… e kjo deri në pafundësi. Pse pra? A ka kush me u përgjigj në këtë vend për këto zezona.
Se kanë pushkatue jo veç poetë, xhelat-padronët e gjuhëtarëve tanë, por edhe gjuhëtarë të vërtetë gegë, që gegnishtja e vrame të mos nxirrte krye ma kurrë. Edhe vorrin me ia hupë, siç banë me Nikoll Gazullin, që falë kujdesit të njerëzve, vendvarrimi u ruajt në kujtesë e eshtnat ma së fundi iu gjendën. A thue edhe me eshtnat e gegnishtes së pushkatueme po ndodh kështu, të lanuna në një varr të harruem.
Më këtë nuk mohojmë çfarë është arritur, por atë çka qëllimisht asht anashkalue duke e damtue deri në âsht të bukurën Gjuhën tonë Shqipe.
Nuk hymë në probleme të gjuhësisë se nuk na takon ne, por spjeguem një proverb idhnak, po aq idhnak sa gjuhëtarët tanë që, edhe pse dhuna mbi gjuhën si mbi popullin ka tejkalue tashma, nuk po duen me dalë prej llogoreve të një kohe të perëndueme bashkë me lavdinë e Drishtit, që përdhunshëm zgjedha e historisë e vuni të prodhojë e të shesë vetëm qepë.
Për të shkuar edhe më tej nuk besoj se zhvillimet gjuhësore të një vendi, në kushte moderne vendosen nga poshtë. Nga poshtë nuk vjen kurrgja. “Jeni ju pa jemi ne, o popull” është veç një përrallë tinzare tiranësh, cinizmi i të cilëve nuk ka fund. Demagogjia se vendos populli është një mënyrë e stërhollueme për t`i hedhur hi syve vetë popullit e për ta përgjumur atë sepse ai nuk vendos për kurrgja mbi faqe te dheut. Madje edhe kur thërritet për një kauzë në bulevarde a në sheshe, populli shërben thjesht si mish për top. Nëse nuk mësojmë asgjë nga 21 janari, ku ithtarët e partive kacafyteshin si qentë, tregon se jemi të papërgjegjshëm ose më e pakta mediokër që nuk shohim përtej dy pishave që i lëshojnë halat e tyre përmbi trupa njerëzish.
Pra për gjithçka në këtë vend vendoset nga lart. Ashtu si legjislacioni i një shteti vendoset nga lart, nga organet Legjislative, Kuvendi e tjerë edhe Gjuha që është një institucion, nuk mund të vendoset kurrqysh ndryshe. Nga poshtë mund të bëhet vetëm presion nëpërmjet formave mediatike, si për çdo problem tjetër. Po ka një të vërtetë, nëse poshtë heshtet, çështja e inkludimit të gegnishtes në gjuhën e njësuar shqipe anashkalohet e lihet në harrim. Prandaj duhet folur e shkruar anipse bien në vesh të shurdhër. Rreziku më i madh është se si të ikë edhe ky brez, që janë ende afër me gegnishtën, krijohet një hendek e mjegullnajë dhe kjo kauzë do të humbë njëherë e përgjithmonë. Gjuhëtarët e vjetër që janë ithtarë të tosknishtes nga pozicione fanatike, këtë kërkojnë, ta shtyjnë problemin deri në kalandat greke e kjo çështje të vijë duke u shue nëpër vite, deri në harrim. Në fund të fjalës, brezat nisin të mësohen me një trajtë, qoftë kjo edhe e gabueshme dhe shkojnë si tufa atje ku i çon dashi me kumonë i keqqeverisjes.
Falë Zotit jemi ende gjallë dhe është koha që me një presion nga poshtë t`i detyrojmë gjuhëtarët e llogoreve të dalin e paqësisht të pranojnë që ata vetë të bajnë korrigjimin e fajit që kanë ba ndaj gegnishtes. Nuk themi që çfarë është arritur të prishet, se nuk jemi në ’91-in, por me urtësi e mençuri të rishikohen gabimet historike, e të mos shkojmë po aq gabueshëm në udhën e përçarjes që na vuri Enveri kur shpalli luftën e klasave edhe në gjuhë, sepse gegët e gegnishtja u shpallën botërisht reaksionare, armike, bashke me Kanunin e Lek Dukagjinit, që ishte pjesa ma e çmueme e kulturës arbërore e që tregonte përpjekjet për civilizim të malësoreve nëpërmjet një kodi që aso kohe nuk e kishte as Europa e zhytur në errësirën e feudalizmit – para se të vinte Rilindja e madhërishme që nxorri titanë.
Sot nuk ka ma asnjë shkak që të ngulmojmë me frymën e imponimit të dhunshëm edhe në fushë të gjuhës, e cila kurrsesi nuk guxon të bahet fushëbetejë klanesh, krahinash, partish apo ideologjish shterpë, aq ma tepër fushë përçarjesh jug-veri.

Ndersa rrezon arritjet gjuhesore te kohes se kaluar se kane qene te politizuara, kete e ben jo me argumente gjuhesore, por me politizim.
Meqe “komunizmi” deshtoi, del se te gjitha gjerat qe jane bere ne ate kohe jane bere gabim. Ketij arsyetimi i ka dale boja me kohe.
Keta delirante te teatrit te rruges,duan te shkaterrojne me domosdo arritjen me te madhe te kombit shqiptar ne fushe te njehsimit gjuhesor–Gjuhen letrare-kombetare.Ku i ke argumentet shkencore per permbysjen e Kongresit te drejtshkrimit?Cfare mban fjalime funeralesh me ta kput shpirtin,kur kongresin e drejtshkrimit e organizuan shkencetaret me te medhej qe ka njohur toka shqiptare ne fushe te gjuhesise,toske dhe gege.Eqrem Cabej,Mahir Domi,Idriz Ajeti,Jup Kastrati,..Cfare vdekje te gegnishtes shpallen keta mor delirant patetik,kur gegnishtja me te gjithe fjalorin dhe pasurine e saj eshte pjese e gjuhes letrare kombetare?!
Perdor gjuhen e urrejtjes veri juge,gjuhen e dasise kombetare,gjuhen e nje rrugace te rrugeve te Shkodres qe koha e nxori jasht kuvendit ,si nxjerrin valet e detit funderinat.Gjuha letrare Kombetare eshte nje keshtjelle kombetare qe nuk mund ta shembin valet e injoranteve,patetikeve,deliranteve dhe skicofreneve te vetellastuar,sepse eshte veper e njeresve me te mencur qe ka nxjerre kombi.Jane dashur 70 vjet qe nga pohimi i shkencetarit Alexander Xhuvani ne 1905,per ngritjen e gjuhes se njesuar kombetare me baze Toskerishten letrare,ashtu si u ngrit Italishtja e sotme moderne mbi bazen e te folmes se Toskanes .Boll i shkaterruat fermat dhe Hidrovoret,pemetoret dhe industrite,boll e shkaterruat,e betonizuat bregdetin komunist gjithe pyje dhe shkurre.Ju ka mbetur vetem gjuha letrare kombetare.Ate nuk e shkaterroni dot se nuk e ngriti enver hoxha,por e ngriti Alexandri i Madh i gjuhes shqipe,Cabeu i Madh,Mahir Domi i Madh,Kostaq Cipo I Madh…..100 vjet perkthyes te heshtur te letersise boterore,,Noli,Konica,Poradeci,Kuteli,Caci,Kokona,Shllaku,Gjeci,Shvarc…Ku t`i gjejme keta margaritare?Shqiperia prodhon me shumice zjarrvenes,shkaterrues,betonizues,prodhon llapaqene patetike,gjitholloge,politolloge,por nuk prodhon me kapacitete si ata qe permenda,qe i siguruan kombit te vetmen pasuri,qe nuk e c`ben reforma:Gjuhen Letrare Kombetare.
Faleminderit Demo, plotesisht dakort me analizen tuaj dhe saktesimit te Koles ,se jo çdo gje e arritur ne socializem,eshte e gabuar.
Nje nga gjerat me te rendesishme per kombin shqiptar , eshte pikerisht arritjet ne zhvillimin e gjuhes shqipe si shkence, nepermjet unifikimit te saj.
Vete Enver Hoxha , pavaresisht nga te tjerat, eshte interesuar direkt per ngritjen e institucioneve perkatese, te shoqeruara dhe me studimet e thella ne rang kombetar e nderkombetar, te origjines sone te mohuar.
Ne se ato nuk do te viheshin ne themele te sigurta shkencore, debila te kurdisur si muçka &Co, qe jane shtuar ca si shume, si ne influence komshinjsh veriore ashtu e jugore, do te na kishin “nxjerre pa atdhe e identitet “.
Por vete reagimi I shumices se komentuesve tregon se themelet e njohjes se dhe te lidhjes sone me gjuhen dhe origjinen tone eshte e forte ne thelbin e saj, ne rrenjet.
Prandaj dhe shkruesi I kesaj gjeje te mesiperme, nuk eshte askushi, por pjese e kazanit antikombetar.
z.Traboini! Duke qene nje ithtar i gjuhes shqipe, nje mbrojtes i ashper i drejteshkrimit te saj, por qe pranon dialektet ekzistuese ne trevat shqiptare si nje pasuri shume e vyer, m’u desh ta nderprisja leximin e shkrimit tuaj kur ju arrini ne marrezi te tilla sa te pjesetoni me 6 sasine e fjaleve te fjalorit. Por ajo qe me habiti me shume ishte perdorimi i fjales geke “mbrothesi” bashke me fjalen shqipe “perparim”. Keto dy, ne vleresimin tim, lajthitje, me bene te mendoj se, se pari, kam te bej me nje njeri te skajuar politikisht dhe, se dyti, me kufizime ne kulturen gjuhesore.
I tere shkrimi eshte nje panegjerik i lodhur i nje te lodhuri nga lavdia e “majave” te lavdise se rruges pa krye te mohesve te arritjeve moderne te 150 viteve.
Nuk jam gjuhetar,por i qendroj mendimit se arritja me e madhe ne rrafshin kombetar eshte njehsimi i gjuhes shqipe,ose sic thuhet shpesh gjuha standarde shqipe,i sanksionuar ne 1972.Te gjithe kombet e civilizuara e kane bere kete para nesh,kam parasysh italjanet dhe gjermanet.Kongresi i drejteshkrimit eshte nje fitore historike e shkences sone gjuhesore.Me ne fund ne u bashkuam ne nje ide se mund te flasim ne shtepi a me shoke ne dialekt,por duhet te shkruajme nje gjuhe.Gjuha Standarde Shqipe eshte tashme e pranuar nga gjithe bota akademike shqiptare,eshte gjuha qe e kupton cilido shqiptar kudo qe jeton.Gjithashtu kongresi i drejtshkrimit i vitit 1972 ka lene hapur shtegun se si fjalori i gjuhes shqipe mund te pasurohet edhe me fjale nga dialektet e tjera,por baza e gjuhes mbetet ajo qe eshte vendosur.Me ne fund shqiptaret jane te bashkuar ne nje gjuhe.Historikisht kane qene te percare,nga feja,gjuha dhe teritori.Kesaj percarje i ben fresk z.Traboni.Pune per ‘te!
Po te mos ishte rregjimi i “diktatorit” Koleci nuk do ishte ky qe asht.Ai rregjim i Enverit e gjeti jetim dhe e mbajti me buke veshmbathje dhe shkolle.I dha te drejten per tu ba gazetar.Punoj ne Kinostudio dhe bante dokumentar te shkelqyer per “diktatorin” dhe arritjet e perparimin vendit me ne krye E.Hoxhen.Ky bukeshkale pa pike konsideratet i kthehet rregjimit me vlersime : falë gjuhëtarëve të epokës pa lavdi të Enver Hoxhës.
Ky mendje lehte sepse nuk din te kundervihet duke u pozicionu si orteku qe shembet e merr c’ti dalin para,sic thote fjala popullore: Digjet i njomi me te thate.
Epoka ma e lavdishme e gjithe historise te shqiperise asht pikrisht epoka e “diktatorit”.Epoka e Akademise shkencave.
Nga nji analfabet mbyets ne 90 % te popullit perfundoj nga 5 vjec e nalt me shkrim e kendim deri me universitet,i te gjitha degeve ku u rregjistrue dhe i “madhi” Koleci i yne ne fakultetin e gazetarise.Nji Kolec qe e trembte mbiemri i tije Traboini.Mu desht mue qe t’ia baj te ditun personit kryesor qe merrte ne testim studentet qe donin te studionin per gazetari.Se kush ishte kryesori e mesova nga vete i interresuemi Kolec Traboini qe ishim shoke pune ne F.Fibrit Shkoder.Pra nepermjet mejet garantonte te drejten per tu arsimue,fal dhe dhunetise se tije qe kishte talent ne te shkruar.Nuk din se cila e pok kishte “Akademi ” shkencash i “madhi” gazetari yne Kolec.Dhe kjo epoke te quhet e pa lavdi.Ky vlersim i gazetarit te “madh” Traboini te bind qe edhe pse nuk duam ta quajme mjeran nuk gjindet fjale tjeter ne ate fjalorin e shqipes te Kolecit qe mund ti bije ma pershtat.
O Mark Hajati, se ku e ka burimin Traboini e ku e ke ti dihet. Babai i Traboinit kishte penden e shkrimit dhe pushken ( e ke ne foto me Ded Gjon Lulin dhe Gjergj Fishten), ndersa ti e ke pas nje spat e dru me pre…Se kujt ja dha doren partia dihet, te dergoi vellain me studime ne Moske dhe pas tij i ngjitet te gjithe, antare te PPSH, se ndryshe nuk do te benit hap perpara. Po nejse. I vetmi ti qe mbete pa shkolle e pa dije pzke ne diell. Mire te thonin ne Shkoder a je i marr apo je ne balet? K.Traboini nuk guxon te botoj ndonje shkrim gjekundi se ti futesh si hije here fshehanik me pseudonime e here kesisoj si ke dale, Mark Hajati qe ben lavde per Enver Hoxhen dhe jeton ne Amerike. Nuk e di cfare ben FBI. Mendoj more plak i marre qe te mos e shpenxosh kohen me marrezi e mllefe si plaku Mere por merru me ndonje gje me te rendesishme. Thua more rrote sikur ke ndihmuar Traboini per te shkuar ne shkolle, po edhe kesi shpifje e sajime jane si puna e fallxhoreve qe fantazojne e besojne edhe vete çfare thone. Dhe pirdh pirdh o Mark Hajati, se lehtesohet barku, se tjeter te besh ne kete bote nuk di…