Geishat, artistet që perëndimorët i morën për prostituta

J L

Nga Mark Oliver

“Ne i duam vajzat geisha!” Në vitin 1945, britmat çanë ajrin e natës në Japoninë e pushtuar nga amerikanët. Ajo doli nga goja e ushtarëve të dehur amerikanë, të dendur mirë me sake të ngrohtë, dhe nga përpjekjet e tyre të ngathëta për të shqiptuar ndonjë fjalë në japonisht.

Ata e dinin se geishat nuk ishin asgjë më shumë se sa prostituta. Qëkur amerikanët kishin zbarkuar në Japoni, gratë që kishin shitur trupat e tyre tek ushtarët amerikanë e kishin quajtur veten “vajzat geisha.”

Pas viteve të luftës, njerëzit ishin të dëshpëruar për çdo punë që mund të paguhej. Dhe nëse një grua ishte e gatshme të hiqte dorë nga trupi i saj, ushtarët amerikanë ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga paratë e tyre. Natyrisht, ushtarakët amerikanë nuk e dinin se çfarë ishin realisht geishat.

Ata nuk e dinin se punëtoret e seksit që ngjyenin fytyrën me bojë të bardhë, nuk kishin të bënin aspak me traditën shekullore japoneze të artistëve krenarë, që ishin geishat e vërteta. Dhe si prostitutat ashtu edhe klientët e tyre, nuk e kishin idenë se duke e shfrytëzuar këtë traditë, ata po e shkatërronin atë.

Por historia e vërtetë e geishave në Japoni është shumë më e pasur dhe më komplekse sesa kanë menduar ata që e kanë shfrytëzuar. Pavarësisht se si e shohin shumica e njerëzve këtë term, termi “geisha” nuk do të thotë “prostitutë”, por “artistë”. Kur geisha e parë moderne, u shfaq në qytetet e mëdha të Japonisë në shekullin XVII, ato nuk i shisnin trupat e tyre për seks. Ato ishin artiste dhe mund të ishin edhe burra.

Këta burra ishin valltarë, këngëtarë dhe muzikantë. Ata ishin artistë, por jo plotësisht të ndarë nga punonjësit e seksit. Ata do të ngrinin dyqane brenda shtëpive, dhe do të argëtonin klientët të cilët ishin duke pritur për radhën e tyre me kurtizanet më të shtrenjta (oiran). Rreth fillimit të shekullit XIX-të, gratë filluan të merrnin rolin e tyre dhe këto geisha femra kryesisht nuk flinin me klientët e tyre. Detyra e tyre ishte të argëtonin burrat që prisnin oiran-in.

Nëse ata flinin me klientët e tyre, do t’i merrnin biznesin punëdhënësit të tyre. Kështu që këto gra nuk zgjodhën të mos i shisnin trupat e tyre – ato ishin rreptësisht të ndaluara ta bënin këtë.

Për të qenë të sinqertë, disa geisha (si dhe disa gra që thjesht e quanin veten me këtë emër, pavarësisht nëse ishte e vërtetë apo jo) i shitnin trupat e tyre, dhe linjat midis artistit dhe prostitutës ishin të paqarta në kohë.

Trajnimi i një geishe, mund të fillonte që kur ajo ishte 6-vjeçe. Ajo pastaj do të kalonte 5 ose më shumë vjet trajnime, duke e kaluar pjesën më të madhe në një shtëpi stërvitore (okiya), ku do të kujdeset për dhomën dhe furnizimet e saj. Për të paguar borxhin, geisha e re mundej të punonte në atë shtëpi për pjesën më të madhe të jetës së saj.

Trajnuesit quheshin maiko, dhe do të kalonin vite duke u mësuar vajzave se si të luanin instrumente muzikore, apo të visheshin. Ata do t’u mësonin valle të ndërlikuara, në të cilat lëvizja më e vogël ishte e mbushur me një thellësi të madhe simbolike. Dhe mbi të gjitha, ata do të mësonin se si të ndriçonin një dhomë.

Për më tepër, këto gra duhet të përfaqësonin kulmin e feminitetit. Ato do të mësonin të ecnin me hijeshinë më të madhe, teksa ishin zbukuruar me një kimono. Ato do të mësonin se si t’i kënaqnin njerëzit duke i tërhequr me pamjen misterioze dhe magjepsëse. Dhe ato do të mësonin të shkruanin poezi dhe këngë të bukura melankolike.

Në tërësi, trajnimi i tyre zgjaste shumë vite, dhe nuk do të përfundonte asnjëherë. Edhe kur një grua ishte e stërvitur plotësisht dhe po i afrohej moshës së thyer, pritej që ajo të kalonte orë të tëra, duke praktikuar çdo ditë muzikën dhe artet.

Sidoqoftë, bota artistike e geishave, nuk qëndroi përgjithmonë e ndarë nga ajo e prostitucionit. Kurtizanet filluan kopjimin e disa prej aspekteve kryesore të veshjes, sjelljes, aftësisë për të argëtuar, dhe gjëra të ngjashme. Dhe kjo sepse për shumë nga burrat që vizitonin shtëpitë publike, geisha ishte një pjesë e madhe e tërheqjes po aq sa vetë prostituta.

Prandaj, disa prostituta kështu filluan të vishen si geisha, duke luajtur muzikë dhe duke kënduar për klientët e tyre, me shpresën se do t’u ofronin burrave një version më të lirë të asaj që ata mund të gëzonin brenda pallateve të shtrenjta të kënaqësisë së qyteteve të mëdha, ku punonin geishat e vërteta.

Kur ushtarët amerikanë pushtuan Japoninë pas humbjes së kësaj të fundit në Luftën e Dytë Botërore, kuptimi i fjalës geisha ndryshoi përgjithmonë. Prostitutat që kishin imituar geisha, i vunë në shënjestër ushtarët, të veshura me kostume të përpunuara, dhe ofruan pak më shumë se sa trupat e tyre.

Për ushtarët e vetmuar rreth 5.000 kilometra larg shtëpisë, joshja nga një trupi i ngrohtë për të ndarë një shtrat, ishte e vështirë për t’i rezituar. Qindra mijëra gra japoneze, po bënin para duke fjetur me ushtarët amerikanë, shumë prej të cilave duke luajtur imazhin e “geisha girl”, si një mënyrë për të joshur burrat.

Shumë shpejt, për pjesën më të madhe të botës perëndimore, fjala geisha ishte e padallueshme nga fjala prostitutë. Sot kanë mbetur vetëm një grusht geishash. Totali i vlerësuar në Japoni u ul nga rreth 80.000, në vetëm disa mijëra gjatë rrjedhës së shekullit XX-të.

Por për ato pak që mbeten, profesioni i tyre është kthyer në pastërtinë relative të para luftës, dhe ka pak ose aspak të bëjë me prostitucionin. Shtëpitë e çajit të geishave moderne, janë vende të argëtimit, shoqërimit dhe kënaqësive të arteve. Por geisha e fundit po vdesin.

“Artet dhe kultura tradicionale, kushtojnë shumë para për t’u ruajtur”- tha një geisha në vitin 2017, që lufton të mbajë gjallë biznesin e saj. Sot, shumë biznese të tilla mezi janë fitimprurëse. Por ato që mbeten gjallë e bëjnë këtë për shkak të grave që e kanë një pasion për këtë punë.


j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
    • Pasioni im prej aventurieri nuk mundet te konceptonte

      nji jete pa ate aventure …

      Kutpoja se me kalimin e viteve ajo ndjenj behej gjithmon

      e me e forte brenda meje . Isha shndruar tashme ne nji

      explorator te vertete i zbulimit te keanqsive te jetes .

      Mbas nji moti te keq ,nji shtrengate ,anija jone u perplas ne bigjet e nji sihulli .
      Aroma e fort e luleve te qershishe ,qe era e fort na perplaste shqises se nuhatjes time ,

      me la te kuptoja se ndodhesha ne Japoni . Zbarkuam ne nji Province qe ne pamje te pare ,te linte pershtypjen se kisha zbarkuar ne Parajse !

      Ishte Pranvere dhe nga pemet ,lulet e qershise te celura ,kundermonin gjithe ate atmosfere

      Isha i hopnotizuar nga nji atmosfere/arome qe ndjeja .
      U dashurova me nji Japoneze . (un kisha lexiúar mbi historine e Japonise dhe japonezet i shikoja te gjitha si Geisha )

      Asnji Femer , s’me zgjoj aq shume pasion si ajo …
      Ishte si nji lule e bukur e cel.
      Heren e fundit , para se te largohesha , e takova ne fshehtesi ,
      (asaj i pelqente te ishte diskret)
      i trembej syve te te tjerve .S’e dija ne kishte nji burre pran saj e as u interesova te dija .Un e deshiroja ate pa germuar aspak ne boten e saj personale .
      U ndame ne nji dite shiu plot mjergull . Me la nji leter ne xhepe ,e pasi mbuloj gojen e saj me duar ,u largua ne erresire …!

      S’kuptova dot ,asnji germ cfar shkruhej aty.
      Oret e fundit te largimit tim ,prita aq shume ,qe ajo te vinte ,t’me takonte ,deri ne agim te asaj dite te largimit tim ,por ajo s’u duk .

      U largova …
      Ndryshova kurs ,
      Deti ishte i trazzuar .
      U largova me mendimin te harroja gjithcka .
      Gjithcka kujtoja gjate udhetimit nga ajo nate ,

      me dukej e mjergullt ,
      e ftohte ,
      e larget ,
      sidoqe ndjeja perseri dicka brenda meje …

      Javet e para ,mbas largimit tim, perpiqesha ti mbushja mendjen vehtes ,se ..
      gjithcka ne kte jete eshte e perkoheshme .

      I dhashe kurajo vehets : Asnji shqetesim te kot Zemer ,
      Dashuria e vertet eshte dicka tjeter .
      Eshte ndryshe .
      Eshte me shume se nji Pamje e bukur ,
      joshese si nji Circe ,
      e talentuar per te ber meshkujt te cmenden pas saj ,
      qe bente te perkedhelte ate deshire ,me ate delikatese duarsh te nji muzikanteje …

      dashuria eshte me shume se ato sy te depertuar ne ate pasion ,
      me shume se nji komunikim ne Abstrakt qe jetove ti …

      Ajo i gnjan konkretes ne jete.

      – Nji ze i bute erotik u degjua ne veshin tim .
      Fantazmat e Detit me ndiqnin ne cdo udhetim .

      – Bukur Aventurier .
      Ti di te perkedhelesh bukur ate qe vuan brenda teje .
      Ktheva koken nga vinte ai ze ,por nuk dallojva dot asgje .
      Vetem mjergullen qe me rretonte dhe eren e lagesht .
      -Nji dite ,po kerkoja dicka ne xhepat e xhaketes time tee meshines ,
      e gjeta letren e saj .
      Per nji cast ,mu duk sukur ajo storie kishte ndodhur
      nji dite me pare .
      Kujtimet mu cfarqen para syve si ne nji film qe cdo fragment i tij ,cdo sequence e tij te eshte memorizuar ne koke .
      Mora celularin e i telefonova nji mikut tim Italian .Ai njifte gjithe restorantet e qytetit .Me orinetoj ne nji Restorant Japoneze .
      Shkova dhe ju luta kamarjeres t’me zbardhte misterin ne leter .
      I afrova para . Permbajtja e saj letre ,ishte me e rendesishme se gjithe parat qe un kisha ne portofolin tim.
      Me falenderoj …me pershendetjen tipike Japoneze
      te perkuljes se kokes para meje .
      Tha se do ma perthenet dhe se nuk donte asnji shperblim .
      Me kerkoj te prisja sa te mbaroja punen .
      Ashtu bera.
      Erdhi pran tavolines time dhe mu lut te dilnim jashte lokalit .
      Mori letren ne dore dhe filloj .
      Ne leter shkruhet ;
      { i dashuri im i larget .
      Mos me pyet perse ,s’munda te vija ate nate
      dhe ika si ajo hije ne erresire .
      U mbylla ne dhome dhe qava deri ne mengjese kur degjova burien e anijes tende.
      Mos mendo asnjiher se nuk doja .
      Asnjiher .
      S’e di , ne se kjo derdhje lotesh mbi kte leter qe po te shkruaj ,
      justifikon veprimin tim .
      Dua vetem te dish se kto momente te enderoj ty pran meje.
      Mbylli syt i dashur ,e lerm te prek me buzet e mia te njoma e lara nga kto lote ,
      e mbasi te kesh hapur syte rrembem ne krahet e tu.
      Me ndje… kte moment ,sikur te ishte e vertete ,si te ishte ktu pran meje .
      Heshte e vetem me veshtro ,
      me duaj ,
      me ngroh trupin tim te ftohte njomur nga shiu me puthjet e tua …
      Asgje s’e shuan dot kte ndjenje .
      Asgje …
      Asnjiher …

      (kuptova se zeri i saj ,ne fund i ngadalesuar ishte fundosur ne emocion..)
      -Nqs ti i dashur …(vazhdoj ajo te lexoj)
      nuk vjen t’me takoshe ,un s’
      do mudem te jetoj dot me…

      Ajo mbylli letren ,
      qe mbante ne duart e saja ,dhe ngriti koken
      e me pa direkt e ne sy .
      Kishte lotuar …
      Nxitova ta falenderoj ,i ndodhur ne ate situate te krijuar per shkakun tim .

      Ajo uli edhe njiher koken ne shenje nderimi tradicional

      e duke me pare ne sy ,me nji ze qe tingellonte

      i bute por edhe i vendosur me tha ;

      Ajo ndjen shume per ty,
      por s’do t’i japi fund jetes se saj edhe nqs ti ,nuk shkon ke ajo .
      E falenderova e pershendeta plot mirenjohje .
      Fjalia e fundit e saj ,
      me la te kuptoje se ;
      Femrat mendojne ndryshe nga se shprehen …!

      (storie di tutti giorni ) 😉

      Storia vijon ~ tregimi shkon ne infiniti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *