Gëlltiti pakon me kokainë në momentin e arrestimit, Policia italiane vë në pranga të riun shqiptar

J L

Agjentët e Policisë së Shtetit të Komisariatit të Spoletos në Itali, gjatë shërbimeve të kontrollit të territorit, kanë arrestuar një të ri me shtetësi shqiptare.

Ai u arrestua nga policia, në tentativë për t’iu shmangur kontrollit, pasi gëlltiti një pako që përmbante lëndën narkotike.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, më 24 maj, kur gjatë patrullimeve në Pontebari, zonë e frekuentuar zakonisht nga trafikantë dhe shpërndarës droge, policët kanë vënë re të riun, të identifikuar më pas si shtetas shqiptar, i cili në tentativë për t’i shpëtuar kontrollit dhe për të fshehur gjurmët e pakos së cilës kishte me vete, ai e ka gëlltitur.

Pas identifikimit të tij, operatorët mësuan se djali ishte i njëjti shtetas shqiptar, i cili pak ditë më parë ishte arrestuar nga forcat e policisë, në të njëjtin vend ku iu gjetën 11 pako me kokainë gati për shitje.

Në përfundim të procesit gjyqësor, ai u dënua me 8 muaj burgim dhe 2000 euro gjobë me pezullim të kushtëzuar të dënimit, pasi ka pranuar fajësinë.

Duke qenë se në momentin e ndalimit, i riu ka gëlltitur pakon, e cila dyshohet se ishte me drogë të tipit kokainë, i arrestuari është dërguar në spitalin lokal ku i është nënshtruar kontrolleve ndërsa më pas është vendosur terapisë me ilaçe.

j.l./ dita
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *