Nuk do merremi shumë më atë çka tha Jozefina për Arvizun se lajmi doli, por po t’i hedhim një sy Facebookut na shkon syri menjëherë të emri i Genc Pollos. E dini pse?! Ai e pëlqen Jozefinën. Mos t’ju shkojë mendja për keq, thjesht ka pëlqyer statusin e saj ku zonja “sulmoi” Ambasadorin Amerikan.
Tani e kuptuam se përse disa orë pas postimit të komentit të Topallit edhe Genci e lëshoj mufkën e vet. Me siguri e ka frymëzuar sharmi më të cilën kishte shkruar Topalli. Statusi i saj vazhdon të marrë komente, ato negativet fshihen.
Ja çfarë shkruajnë disa komentues të minutës së fundit, që ne i kemi kapur. Kjo është A. Pasku: “Si dhelpra, kur nuk e arriti dot rrushin, tha se ishte i pa bërë. Sa për sqarim “Brezhnjevi” ishte burrë shteti, që i vuri në mengene amerikanët gjatë periudhës së luftës së ftohtë, përfshirë edhe ish-presidentin Reagan. Jozi, po sa respekt paske për ish-pushtetarët e Diktaturës Komuniste, e krahason Reis Malilen jo me një, po me dy politikanë amerikanë, Hillary Clinton e John Kerry. Sa gallatë kishte parlamenti me ty, çfarë bërë që na ike, po vazhdo dhe posto në Facbook, se kur kemi pak kohë të lirë do shohim shumë XHEVAHRE, mos harro të shkruash shpesh. TË UROJ SHËNDET ZONJA JOZI! NA DUHET NJË SI TY PËR TË PRISHUR SYRIN E KEQ.
