Imunologu i njohur shfaqet optimist: Tani jemi në valën e tretë, 40% e shqiptarëve është imunizuar nga COVID. Përpara verës, Tirana do ta arrijë imunitetin e tufës!

Rovena Cerka

Afro 40% e popullsisë në Shqipëri është imunizuar nga Covid-19. Mjeku imunolog, Genc Sulçebe thotë se çdo muaj afro 6% e popullsisë rezulton e infektuar me koronavirus.

“Në këtë vale të tretë ne jemi në përqindjen e imunizimit natyral që në prag republike po shkon 35-40 %. Nëse do e llogarisim që kemi një rritje prej 5-6 % në muaj”.

Përpara verës kryeqyteti arrin imunitetin e tufës.

“Vetëm në Tiranë kjo shifër është pothuajse dyfish më e lartë, 60%. Me variantet e reja shumë efektive të arrijë deri 75 -80%. Shpresojmë që para Verës arrihet imunizimi për Tiranën”.

Por si do jetë kjo verë për shqiptarët?

“Do jemi shume më mirë sesa vjet. Imunizimi është rritur shumë herë më tepër. Vjet në pragun e verës ishin 7,5 % tani jemi shume më tepër, kemi edhe impaktin e vaksinës”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani Shqipëria ka regjistruar afro 121 mijë të infektuar.

Share This Article
5 Comments
  • Po po krejt strategjia juaj kishte sene lereni shqiptaret te infektohen qe te kemi immunitetin e tufes! Edhe pse kjo na kushtoj mija te vdekur e mija te tjere mepasoja per gjithe jeten!
    Shprese kriminale!
    E sikur mbas disa muaj immuniteti te humbe?! Me nje semundje te re se nuk i dihet zhvillimi, nuk luhet keshtu !

    • Po ne Tirane more dr. nuk ka ngel familje pa u futur virusi, dhe aty ku eshte futur 90% e kane kaluar te tere familjaret, por po nuk u bene teste e analiza nje mut merret vesh, fiks sic do rilindja nje amulli totale qe te manipuloje me shifrat.

  • Nuk ekziston vaksine per pathogjen viral me gjenome RNA, o Doktor Sulcebe. Kurre nuk ka ekzistuar sepse virusi ndryshon vazhdimisht. Hap librat doktor!

    Une e di se c’fare eshte ajo qe keta e quajne Vaksine Anticovid, por mire eshte ta mesosh edhe ti. Nuk besoj se nuk e di, por ty te hedhin ca Lepushka qe te besh sikur nuk e di. Rreferohu ne Epidemiologji e Virologji e lere propaganden bajate me perqindje si bursa e New Yorkut. Shkence Doktor, shkence jo perrallat e Nastradinit.

    Po ke allate, dil e pranoje publikisht qe ekziston vaksine efektive per Pathogjen viral me kompozim gjenetik RNA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *