Genc Tomorri emërohet drejtor te Partizani

redaktor

Partizani prezantoi ndryshimet në stafin drejtues. Genc Tomorri është emëruar si Drejtor i Përgjithshëm i klubit. Trajneri i deritanishëm i skuadrës të të rinjve dhe drejtor Akademisë zëvendëson, Dritan Dervishin.

Presidenti Gazmend Demit tha se të kuqtë po përgatiten për një tjetër sezon të kupave të Europës dhe paralelisht po investojnë në infrastukturë.

Një shembull është kompleksi i ri ku do të ketë një stadium dhe fusha stërvitore. Grumbullimi i ekipit do të bëhet në javën e parë të Qeshorit.

Genc Tomorri konfirmoi se nuk do të ketë ndryshime rrënjësore në ekip dhe se do të mblidhen së bashku me trajnerin Andrea Agostinelli për të analizuar më në detaje sezonin edhe pse ky i fundit nuk ka firmosur ende asnjë kontratë.

Të hënën është prezantuar edhe trajneri i ri i Flamurtarit, Gugash Magani. Ai doli në një konferencë ku konfirmoi edhe afrimin e parë, mesfushorin Astrit Fazliu. Gugash Magani firmosi një kontratë 3-vjeçare. Ky është një rikthim për Maganin te Flamurtari.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *