Gënjeshtrat e dekriminalizimit që penalizojnë Agim Kajmakun

Ornela

Pafajësia e marrë me vonëse nga drejtësia greke nuk e shpëton Agim Kajmakun nga penalizimet që parashikohen nga ligji i dekriminalizimit. Shkelja e parë që ai ka bërë është se ka ofruar të dhëna të rreme dhe ka mbajtur të fshehtë faktin që është hetuar, apo gjykuar nga një autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale.

Në hyrje të formularit të vetëdeklarimit Agim Kajmaku pranon se në të shkuarën ka mbajtur emrin Jorgo Toto. Pikërisht me këtë emër ai rezulton i hetuar dhe gjykuar në Greqi në vitin 2003 për akuzën e falsifikimit të parave.

16 vite më vonë, Gjykata e Janinës e shfajësoi përmes një vendimi të dhënë më 12 shtator 20019 me argumentimin se nuk provohet që Agim Kajmaku është vetë falsifikatori i parave në fjalë dhe se ai vetë ka qenë viktimë e këtij falsifikimi.

Por, në formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve më 13 maj 2019, pyetjes numër tre që thotë: “A keni qenë ndonjëherë në hetim, ose gjykim nga një autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale?”, Agim Kajmaku i është përgjigjur duke vendosur shenjën X tek “Jo”-ja.

Shkelja vazhdon edhe në pyetjen e katërt. “A keni qenë ndonjëherë i ndaluar, apo i arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale?”, thotë kjo pyetje. Edhe këtu, Agim Kajmaku ka vendosur shenjën X tek përgjigja “Jo”.

Pyetja pesë e formularit të dekriminalizimit kërkon që kandidati për t’u zgjedhur, ose emëruar të përgjigjet nëse ka qenë caktuar ndonjëherë ndaj tij një masë shtrënguese e sigurisë personale. Edhe këtu, Agim Kajmaku përgjigjet me “Jo”.

Mbi penalizimet që burojnë nga deklarimet e rreme në formularin e dekriminalizimit Agim Kajmaku është njohur nga seksioni II i këtij formulari. Pika d) e këtij seksioni thotë se: “pasqyrimi i të dhënave të pavërteta, të paplota dhe të pasakta në këtë formular dhe refuzimi i depozitimit të gjurmëve daktiloskopike (shenjat e gishtave) passjell skualifikimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi, zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i mëtejshëm i funksionit publik”.

Pra, sipas kësaj pike dhe mbi bazën e atyre që ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit, Agim Kajmaku pengohet nga ligji që të vazhdojë të ushtrojë detyrën e kryetarit të Bashkisë së Vorës, pavarësisht se nga drejtësia greke ka marrë pafajësinë, shkruan gazeta Si.

Jo vetëm kaq, por në interpretimin që Partia Demokratike i bën ligjit, thotë se Agim Kajmaku duhet të hetohet penalisht. Çfarë parashikon ligjet për këtë pjesë? Ligji i dekriminalizimit në pikën 3 të nenit 5 saktëson se “deklarimi i rrethanave të rreme, ose të shtrembëruara përbën vepër penale, sipas nenin 190 të Kodit Penal”.

Ky nen i Kodit Penal parashikon dënimet për falsifikim ose përdorim i vulave, stampave, apo formularëve të falsifikuar, ose paraqitja e rrethanave të rreme në këta formularë që dorëzohen tek organet shtetërore. Dënimi shkon nga gjashtë muaj deri në katër vjet burg.

o.j/dita

 

Share This Article
18 Comments
    • Njesoj si ky Kajmaku ka genjyer dhe ish Rektori Politeknikut, kryehsjdut me grafa e tituj JORGAQ GAQI KACANI. Ka genjyer ne formularin e tij te dekriminalizimit dhe rri ala Dekan fakulteti. Ky eshte per ne burg bashk me DHORI Kulen.

    • TE ZGJEDHESH APO NDRYSHOSH EMRIN TEND ESHTE E DREJTE THELBESORE E NJERIUT KUDO NE BOTE

      Edhe une e kam ndryshuar emrin… Pse?

      EMRI IM SHQIPTAR ME EP EMRIN SHQIPTAR

      – Alban apo Hamdi … Shqiptar apo turk, arab….!!!???

      – Nga Alban Dega, Nju Jork

      “Kur u linde u gezuan edhe traret e shtepise…. ” , me tregonte gjyshja. Ishja femija i pare ne degen e ngushte te fisit Dega. Isha djali i pare pas plot 17 vjetesh qe nuk kishte perkundur djale ne djepin e vet kjo dege e Degave.
      “U gezova shume kur linde”, tregon nena ime. “Kembengula qe ta vinin emrin Agim… Ishte nje betim qe kishim bere me njera tjetren ne tri vajzat e Elez Hoxhes”, Imamit te shquar e te nderuar jo vetem te Berishes por te krejt Malesise se Gjakoves e Kosoves . “Cila te lindte djale e para do ti vinte emrin Agim…
      Nuk me pyeti askush dhe kur kembengula per emrin tend , i Zoti i shtepise tha se per emrat e burrave vendosin burrat per te grave vendosin grate…
      Kur lindi vellai yt nuk pyeta askend pervec babait tend Rames. Ia vendosa Agim. Vellait tjeter Besnikut ia vendosi vete edhe me miratimin tim te plote… Kishin ardhe kohe te reja”
      As mua nuk me pyeti kush. Edhe po te me pyesnin nuk dija te pergjigjesha ne ate kohe. Ishja bebe… Nuk flisja ne ate kohe …
      Akoma edhe sot nuk ka lindur ende nje bebe qe te flase sapo linde… Keshtu me mbeti emri Hamdi.

      Ne kofsh turk !!??

      Asnje shqiptar nuk di se cfare do te thote emri Hamdi. As shume e shume emra te tjere turq a arabe qe perdorim dhe vazhdojme te vendosim edhe sot e kesaj dite.
      Kemi aq e aq emra te bukur shqiptare me domethenie te madhe: Ilir, Alban, Dardan, Ermal, Sokol, Kreshnik, Dritan, Ilir, Siar, Valbona, Liridona, Vlora, Gramoz, Drita….
      Ende vazhdojme te shkojme deri ne stepat a shkretetirat arabe per te importuar emrat qe nuk dime se cfare thone as cfare nenkuptojne… Ukshin, Hajdar, Kandar, Syfyr, Safir, Sovjetik deri edhe Maocedun…
      Mbaj mend kur ishja femije, gjyshen time por edhe shume plaka te fshatit qe perdornin si be te fundit ” ne kofsh turk ” kur kerkonin dicka me rendesi nga burrat e tyre.
      “Ne kofsh turk!”
      Kishim mbi 50 vjet qe kishim fituar me lirine e pavaresine prej turkut dhe beja e fundit kishte mbetur “ne kofsh turk!”
      O Zot i madh… Nuk kishin mjaftuar 500 vjet roberi e skllaveri nga turku dhe edhe mbas 50 vjetesh e me shume kishim mbetur skllever shpirterore e mendore te tyre. Pushtuesi na kishte ndryshuar jo vetem fene tone te hershme págame ( Per Toke e per Qiell! Pasha buken qe hame !… ) kristiane apo katolike.
      Zaptuesi na kishte ndryshuar edhe emrat tane autoktone iliro- shqiptar ne emra turko- arabe! Roberuesi na kishte ndryshuar edhe shpirtin, trurin edhe mendesine tone iliro- shqiptare e na kishte futur genin e skllaverise e nenshtrimit ndaj tij…
      “Ne kofsh turk…!” vazhdonte te na roberonte edhe 50 vjet mba fundit te roberise 500 vjecare si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Kosove, ne Maqedoni, Mal te Zi, Cameri.
      Vazhdon te na mbaje edhe sot gati pas 100 vjetesh me fene e imponuar me shpate e me taksa, me ofiqe e per nje dyfek, me emra e me mendesine konservatore nga me te prapambeturat e fanatiket ne kohen e

      Cfare dhame e cfare morem !?

      Ne prag te njeqintvjetorit te shpalljes se pavaresise se Shqiperise nga thundra barbare turke, qe e festojme me 28 nentor 2012 po mendoja ti beja nje dhurate popullit e kombit tim aq te roberuar e sakatuar si askush tjeter qe nga greket e romanet e lashte e deri tek turku e nazi- komunizmi .
      I dhame me hir e me shume me pahir asaj perandorie pa ane me mijera e mijera ushtare e jenicere ne lulen e rinise e morem prej tyre qefine e gjak!
      I dhame qindra vezire e pashallare e morem skllaveri e nenshtrim!
      I dhame sundimtare e mbreter deri ne Egjiptin e lashte e Liban e morem roberi e zaptim! I dhame shkrimtare e mendimtare si askush tjeter nen hyqmin e saj e morem injorance e padije !
      I dhame babain e Encikolpedise e Fjalorit te gjuhes turke vete edhe sot nuk kemi nje enciklopedi te mirefillte mbarekombetare!
      I dhame edhe reformatoret me te medhenj te politikes se saj, vet Babain e Turqise e turqve Ataturkun e vet akoma vazhdojme te perdorim emrat e tyre te pareformuar e pa kutpim. Cfare dhame e cfare morem!?
      Morem skllaveri e roberi, taksa e harace pa fund.
      Morem nje fe arkaike e fanatike! Morem pranga e deri edhe emrat e tyre qe nuk kane asnje lidhje as me gjuhen as me shpirtin tone qe gjithnje i ka syte nga Perendimi, pra ne rrugen e Diellit! Morem krejt te fundit pavaresine lirine e munguar e sakatuar nga Perandoria qe aq shume i dhame, por qe shume me teper na mori! A ka me shume se liria e pavaresia!?
      Mendova e mendova aq shume dhe nuk po gjeja cfare dhurate ti beja kombit tim ne kete qindvjetor… Nuk po e gjeja dot …
      Nuk do ta kishja gjetur kurre nese nena ime nuk do t’ ma kishte sjellur ne mendje… ” Ti nuk e di sa kam kajte (qare) ne heshtje e fshehurazi kur ta vendosen emrin qe une nuk e doja me tha ajo naten e Vitit te Ri 2010… ”
      Ne cast e ndjeva se cfare duhet te beja… Nese as nenen time qe me kishte bere koken, as mua qe nuk flisja ne ate kohe nuk me kishin pyetuar per emrin tim, atehere eshte koha qe t’a kthej turkut e arabit prangen e fundit me te cilin me mbanin lidhur: emrin.
      Vetem nje jave mbrapa me 8 janar 2010 ligjerisht emri im eshte Alban… Alban Dega.

      – Shqiperi o nena ime… Kthim ne origjine !

      Nuk jam e vetmi… Ka edhe shume te tjere qe duhet ta bejme nje gje te tille.
      Vellazerisht u bej thirrje te gjithe bashkekombesve te mi qe ti bejme kombit e popullit tone nje dhurate te tille para 100 vjetorit te Pavaresise Kombetare.
      Kur lindem nuk na pyeti njeri. Sot vendosim vet ne Shqiperi, ne Kosove, ne Maqedoni, me Mal te Zi. Neser do ta bejme ate edhe ne Cameri
      Perderisa kemi gjuhen tone, trojet tona, pavaresine e lirine e tone atehere nuk ka dhurate me te mire per to se emrat tane.
      Jo vetem emrat por edhe shpirtin, mendesine, lirine shqiptare.
      Dhuarata me e mire per kombin e popullin tone mijeravjecar eshte kthimi ne origjine.
      Kthimi ne orgjinen tone iliro- shqiptare qe u mbijetoi mijera vjet roberi e skllaveri, sulme e pushtime.
      Mbijetuam si popull e komb sulmeve e pushtimeve romane e greke, bizantine e sllave, otomane e turkomane, greke e serbe, fashiste e naziste, komuniste e dreqiste …
      Mbijetuam per nje aresye madhore : ishim po aq ne mos me te qyteteruar se ata… Ishim po aq ne mos me te kulturuar se ato. Ishim po aq ne mos me te perparuar se ata!
      Ndaj te kthehemi ne origjinen tone iliro- shqiptare!
      Kthimi ne origjinen tone eshte dhurata me e mire, eshte dhurata me e madhe per 100 vjetorin e pavaresise sone! Shqiperi o Nena ime…
      Ti Shqiperi me ep nder me ep emrin shqiptar…
      Emrat tane jane hapi i pare drejt shqiptarise…
      Emri im shqiptar me ep emrin shqiptar…
      Me 28 nentor 2012 festojme 100 vjet pavaresi !
      Gezuar vellezer e motra shqiptare!

      SHENIM- Ky shkrim eshte botuar nga mbi 150 gazeta shqiptare ne mbare boten ne nentorin e vitit 2009

      • Ti by..e. q..te ke ndruar emrin se spiun kriminel Muti por u zbulove shume shpejt zoti shpejt a vone te ndeshkon per te keqet qe ke bere per njerzit hallexhinj dhe te ndershem qe kini mare ne qafe ptuuuu fare e keqe

  • Duhet te dale nje dispozite ligjore qe te gjithe qe kane ndryshuar emrin te largohen nga plitika, nga administrata pasi kane nje qellim qe e kane bere kete ndryshim, ose pune te pista ose per vjedhje te ndryshme. Identiteti i ndryshuar duhet denuar. Pas cdo ndryshimi fshihet nje faqe e eret e histrorise personale qe sherben per nje alibi per cdo krim te kryer

    • PO kur shkon neper Europe, te pyesin: ke emra apo mbiemra te tjere? te nderrosh emrin apo mbiemrin apo te dy duhet nje avokat dhe nje seance e thjeshte gjysore dhe pike. O gamori Gazmend! Emri eshte per te ndjellur, eshte per te mos humbur eshte dhe te ta vene tek pllake e varrit. U terbuat me ate ligjin qe kerkoni per te tjere, pa po u futet ne valle do ta shikojme dhe per ju Gaz-mut.

  • Badhe Ziu me leht e me mire e ka, ti hyje kriminalizimit, vjedhjet,vrasjet dhe krimin e organizuar ekonomik, te udheheqesve te partise,ku ai ka marr detyren e hetuesit,,se te merret me persona dhe veprime e tyre minore,jashte shteti ame.

  • Intrresi per mbijetes i refuxhatve qe iknin per ne Greqi i’au donte detyrimisht puna qe te ndrojn emer mbiemer qe te mos duket i huaj aq ma teper mysliman po sa ma shume ne origjinen ortodokse.Ky koncept per t gjithe.Ndersa bemat e keti zotris nese ka shkelje ligjore te vendosin ligji.

    • Është në dinjitetin e Kajmakut, të japë dorëheqjen. Nuk bëhet kiameti. Ka gënjyer, edhe jaq mjafton, sepse të vërtetën e dinte vetëm ai, ndaj s’mund të ketë moral të jetë kryeqytetar i një bashkie (komuniteti). Ta mësojnë mirë të gjithë ata që kërkojnë votë përfaqësimi në popull, në çfarëdo niveli polutik, se mbi të gjiitha, duhet të jesh i ndershëm. Për problemet me ligjin atë le ta shikojnë organet e ngarkuara të zbatimit të tyre.

  • E ka mbushur Kuvendin dhe bashkite ky Rama me plot hajdute,trafikante,mashtrues,etj ,mburret kur i cakton,por kur u del boja terhiqet si djalli nga temjani:Ta mbajne fajin vete?
    Po ti qe i zgjodhe a nuk mban pergjegjesi para elektoratit dhe antaresise socialiste,o FAQEZI?
    Je bere si QYQJA qe i leshon vezet ne furriket e te tjereve se vete nuk i cel dot zogjte!

  • Bajlozat e krimit kane bere ligjin e dekriminalizimit per ata femije shqiptaresh te ndershem qe kerkonin te ardhura per familjet e tyre ne greqi ku dhe ushtari I thjeshte te masakronte e te bonte kriminel . Ju o popull I thjeshte mbroni femijet e juaj qe hiken neper bote pa ditur se kthehem me por dhe kur kthehen ja te kriminalizuar se I ka kapur ushtari grek dhe gjykuar nga gjykata Greke ,ku ishe fajtore vetem se ishe shqiptare .Mbeshtesni reformen me drejtesi te shohim sa te dikriminalizuar Jane keto qe kane bere kete ligje te famshem .

  • CDO NJERI ESHTE I PAFAJSHEM PERDERISA FAJESIA E TIJ TE JETE VERTETUAR ME VENDIM TE GJYKATES LIGJORE !

    Ky eshte i vetmi standart ligjor ne mbare Boten demokratike me SHBA ne krye per fajesine ose pafajesine e tij.
    Ndersa partia me krejt lidershipin e saj te inkriminuar deri per krime te shkalles se atyre kunder njerezimit ndersa opozita ne theqafje te saj na ben edhe kryegjykatesin dhe kryeprokurorin e drejtesise boterore.!

  • Une dua pare borxh nga Xhafa, apo Ramuti qe te luaj bixhoz si Babalja..
    Me ndihmon dot Jorgo Kajmaku me ca euro, sikur dhe fallco te jene.
    Kur e ha Kajmaku, ( qe nuk e kuptoi fare se ishin fallco), do ta hane dhe ata te bixhozit.
    Ramut, ndihmoje popullin te luaje..mos e penalizo bixhozin..

  • Po ky nuk kishte emer mysliman, por shqiptar. Agim eshte emer shqiptar. Edhe une kam vellane ne Greqi, por nuk e ka nderuar emrin.
    Ai nuk po kerkohet te shkarkohet se nderroi emrin, por sepse eshte denuar dhe debuar. Mos e mbroni kete person, qe ka genjyer ne dokumentin e kriminalizimit. Nuk eshte i denje per kryebashkiak.

  • Realiteti shqiptar keto gjashte vitet e fundit e kerkon qe nese nuk je trafikant droge ose prostitutash nuk merr poet publik te rendesishem sado i afte qe te jesh.Por edhe nese ka nje intelektual ne kete administrate duhet te jesh ne sherbim te tyre se perndryshe te flakin tutje. E keqja ka zene rrenje dhe s’ka shanse te shkulet se per ate post kane paguar miliona dhe duhet ti nxjerrin me cdo kusht felliqesirat.Cfare i ka bere RAMUTI Shqiperise dhe shqiptareve ne gjashte vjet nuk ja ka bere njeri deri me sot.Ai me nje zell te madh plotesoi deshiren e VUCICIT qe te largoje shqiptaret nga shtepite e tyre, Ky eshte nje GJENOCID MODERN dhe i padukshem.NE DJALL ARMIQTE E SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *