Eksperti i Reformës në drejtësi, Gent Ibrahimi shprehet se për shkak të numrit të lartë të propozimeve, Shqipëria do të ketë një Kushtetutë të re.
“Ka disa mënyra për të bërë këtë cilësim, dhe njëra prej mënyrave është ajo sasiore. Rreth 40 % e dispozitave të Kushtetutës preken nga ky amendament kështu që në kuptimin sasior mund ta quajnë si një kushtetutë të re”, tha Ibrahimi duke nënvizuar faktin se është sfidë e madhe të ndryshosh Kushtetutën në një situatë politike normale.
“Të hartosh një kushtetutë në një situatë normale politike për të adresuar probleme që janë në një farë mënyrë me përditësinë e sistemit. Kushtetuta hartohet në momente çarjesh të mëdha historike. Dhe në kushtet e një situate normale politike nuk mund të bëhet ndryshe se pa një konsensus politik”, tha konstitucionalisti Gent Ibrahimi që ka asistuar dhe në ndryshimet e Kushtetutës në vitin 1998.
Sa i takon ndërhyrjes së politikës në këtë reformë, Ibrahimi tha se ishte më e hershme nga çfarë mendohej. Ndonëse opozita është ndalur më se njëherë te fakti që Genti Ibrahimi është kunati i Mimi Kodhelit, Ibrahimi vetë thekson se integriteti profesional për të nuk preket nga lidhje të tilla. Ai tha se disa opozitarë e kanë keqpërdorur funksionin e tij si anëtar i Grupit të Ekspertëve.
“Fatmirësisht e kam kunatë, pavarësisht nga rrethanat që është përdorur për keq. Mënyra se si përmendet tradhton një realitet paksa provincial nga ana e tyre që e artikulojnë si mendim dhe që nëpërmjet këtij përpiqen të tregojnë se sa i varur dhe i influencuar jam unë. Unë jam ai që kam qenë edhe para se të bëhej kunata ime ministre. I ftoj të gjithë ata që të mendojnë se ka njerëz të ndryshëm në këtë botë, dhe unë jam një nga ata”- u shpreh Ibrahimi në studion e Zululand.

ka edhe shqiptare te vecante ne dukje por genet i kemi njesoj