Deputeti i PD-së, ai që mori pisqollën për të luftuar kundër një këndi lojërash për fëmijë te Liqeni i Tiranes rreth një vit e gjysmë më parë, Gent Strazimiri pra, ka lëshuar një tjetër perlë sot në rrjetet sociale.
I rrëmbyer nga vrulli (aty nga dreka, pasi u zgjua nga gjumi), si për të mbushur adetin nga kolltuku i ngrohtë i shtëpisë, shkroi shpejt e shpejt në Facebook se shkaku i përmbytjes së autostradës Tiranë-Durrës nuk ishte rrebeshi i shiut që desh bëri qametin, por hapja e dyerve të liqenit të Bovillës.
Një deklaratë që na mësoi se Strazimiri nuk ia paska haberin fare gjeografisë, pasi Bovilla derdhet në Zall Herr dhe mandej në Lumin e Tiranës, nga ana e Kamzës, në veri të kryeqytetit. Pra, shumë larg autostradës.
Gjithsesi, Gentit ia falim të gjitha, mbase thjesht s’e ka fort të mirë sensin e orientimit. Pasioni I tij janë pisqollat, jo gjeografia!
