Genta nuk pranon të këndojë në fushata

redaktor

Si duket këngëtarja e njohur, Gentiana Ismaili-Genta, nuk është e kënaqur me strukturat politike në vend. Ajo është e irrituar nga politika, prandaj kjo e ka shtyrë që pikërisht në këtë periudhë të fushatave politike të shkoj në pushime jashtë vendit. Dhe atë nuk do ta shohim të jetë pjesëmarrëse me këndim në asnjë fushatë të subjekteve politike.

Nga menaxhmenti “Treja” kompani e cila përcjellë dhe menaxhon këngëtaren na bëjnë të ditur se Genta gjatë kësaj periudhe ka marrë mjaft oferta nga disa parti politike për të qenë e angazhuar me këndim në fushata të ndryshme të tyre gjatë këtij muaji.

Por, si shkruan zeri, këto oferta këngëtarja i ka refuzuar me pretekstin se momentalisht ndodhet në pushime dhe se me kthimin e saj do të prezantoj projektin për librin autobiografik.

“Genta momentalisht ndodhet në pushim jashtë vendit, ajo gjatë kësaj periudhe ka ndërpre çdo aktivitet muzikor duke përfshirë edhe ato të fushatave politike. Në fakt kemi marrë disa oferta nga disa subjekte politike për ta pasur atë në program, mirëpo i kemi refuzuar me urdhrin e Gentës. Ajo pra gjatë kësaj periudhe është duke i kaluar pushimet jashtë vendit dhe kështu që do të jetë larg aktiviteteve politike në vend”, bëjnë të ditur nga kompania menaxheriale “Treja”.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *