Ish-kryekomunari i Bërzhitës, Genci Drita kërkon lirinë nga burgu për shkaqe shëndetësore.
Report Tv thotë se Drita ka paraqitur një raport mjekësor ku pretendon se është me sëmundje të rëndë në rrugët respiratore dhe aparatin e frymëmarrjes.
Gjykata është në pritje të ekspertizës së mjekëve.
Admir Sinamati, Zija Ismaili dhe Fatos Sinani janë tre ekspertët e mjekësisë ligjore të cilët më 6 qershor do të depozitojnë raportin nëse vërtetë Genci Drita vuan apo jo nga një sëmundje e rëndë.
Ish-Kreu i Bashkisë së Berzhitës është dënuar për korrupsion me lejet e ndërtimit.

Beni ca leke, me falni drejtesi, o Gjyqtare berishiane se po vjen fundi!