Geo: Riviera shqiptare një Hirushe

Dita

Shqipëria është një nga 10 destinacionet turistike që mund të shihet si e arsyeshme për t’u eksploruar gjatë 2018, shkruan revista turistike gjermane GEO, partnere e së përjavshmes, Stern.

”Ballkani është pushtuar gjithnjë e më shumë nga turistë që janë në kërkim të plazheve të paeksploruara”, shkruan geo.de.

Riviera shqiptare konceptohet ende si Hirushja në mesin e motrave të famshme dhe është pikërisht kjo gjë që e bën kaq të veçantë.

Të harroni gjetjen e komplekseve të madhe të hoteleve apo infrastrukturës të mirëfilltë turistike, por bregdeti i virgjër ka aftësinë të zgjojë shpirtin e zbulimit për të gjithë ata që preferojnë vërtetësinë në vend të rehatisë, shkruan Atsh.

Riviera shqiptare shtrihet rreth 100 kilometra nga Llogoraja, në zonën arkeologjike të Butrintit 3 000-vjeçar dhe kufizohet më në jug me kufirin grek.

Mes tyre gjenden perlat e Shqipërisë si plazhi i Gjipesë apo Kakomesë, që mund të hasen gjatë një udhëtimi me automjet.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *