George H. W. Bush kritikon arrogancën e Rumsfeld dhe ashpërsinë e Cheney

Ornela

Një libër zbulon opinionet e presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara, ku ai kritikon sjelljen e Dick Cheney-t pas atentateve të 11 shtatorit dhe mendon se Cheney dhe Rumsfeld i shërbyen keq presidentit

George H. W. Bush, ish presidenti i Shteteve të Bashkuara, babai i kandidatit republikan për president në 2016, Jeb Bush dhe të ish presidentit, George W. Bush, zakonisht nuk shpreh opinionet e tij në lidhje me mandatin e djalit të tij dhe administrimin e tij. Por sapo ka mbushur 91 vjeç, një libër duket se po e ndryshon këtë zakon. Gazetari Jon Meacham, ish-drejtori i Newsweek dhe fituesi i çmimit Pulitzer do të prezantojë pas disa javësh “Fat dhe pushtet, Odiseja Amerikane e George Herbert Walker Bush”, një punë e bazuar në intervista me babanë Bush, që tani vuan nga Parkinsoni, dhe në ditarët që ky dhe gruaja e tij shkruan për gjatë tetë vjetëve qëndrimi në Shtëpinë e Bardhë. Disa prej fragmenteve që janë publikuar nga kanali “Fox” hapin një dritare për idetë e tij në lidhje me personazhet kyç në historinë amerikane si Dick Cheney apo Donald Rumsfeld.

Dick Cheney ndërtoi “perandorinë e tij” ndikoi “ashpër” në Shtëpinë e Bardhë të George W. Bush “ dhe i shërbeu keq  presidentit (djalit të tij). U shndërrua në një ekstremist, një person shumë ndryshe nga Cheney që unë kam njohur dhe kam punuar”, tha Bush, që theksoi se ky ndryshim i Cheneyt të cilin e quan “prapanicë e hekurt” u bë më i madh pas atentateve të 11 shtatorit. Ai e akuzon se fshihej pas tipave që bënin presion fort për të luftuar për gjithçka dhe përdorin forcën për të dalë me tonën në Lindjen e Mesme”.

Veterani i dinastisë politike të Bushëve (e cila mund të zgjerohet nëse Jeb Bush emërohet nga republikanët për zgjedhjet presidenciale të 2016-ës) gjithashtu shprehu keqardhje që Cheney gëzoi, sipas tij, pavarësi më të madhe në krahasim me presidentin.

Bush lë të kuptohet se evoluimi i Cheneyt drejt qëndrimeve më ekstremiste u bë falë ndikimit të gruas së tij, Lynne, dhe vajzës, Liz, të dyja me një profil shumë konservator. Përsa i përket ish sekretarit të Mbrojtjes në presidencën e George W. Bush, Donald Rumsfeld, babai Bush shkon edhe më tej duke e akuzuar si një “tip arrogant” që lëndoi presidentin dhe nuk i pëlqeu ajo që bëri. “Nuk kam qenë kurrë i afërt me të. Nuk ka përulësi, dhe është i paaftë të shohë se çfarë mendon personi tjetër, thotë ai.

Ndryshe nga Cheney, Rumsfeld nuk ka pasur kurrë një detyrë të lartë në administratën e George H.W. Bush, por periudha kur kishte më shumë përgjegjësi ishte në vitet 70 nën presidencën e Richard Nixon dhe Gerald Ford, kur u bë ambasador i NATO-s, shef i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë dhe Sekretar i Mbrojtjes për herë të parë.

Pavarësisht kritikave kundër Cheneyt dhe Rumsfeld, Bushi nuk i heq përgjegjësinë djalit të tij dhe i ka shprehur Meacham se “Gabimi i madh që bëri ai ishte që të la Cheney të formonte një garë Departamenti Shtetit të vetin. Nuk është faji i Cheney, por i presidentit. Tek ai bie përgjegjësia e fundit”.

Ai gjithashtu kritikon presidentin e 43-të për përdorimin e një gjuhe shumë luftarake, si për shembull kur foli për “boshtin e të së keqes”, në një fjalim mbi gjendjen e Unionit. “Retorika e nxehtë jo domosdoshmërisht zgjidh problemet diplomatike”, shpreh me keqardhje Bush, i cili në çdo rast të insiston të mbështesë presidencën e djalit të tij. “Është im bir, ai bëri më të mirën që mundej dhe unë e mbështes. Është një ekuacion kaq i thjeshtë”.

Biografi ka përfshirë në libër edhe reagimin e djalit Bush, që pohon se dikur babai nuk ia shprehu këto shqetësime dhe nuk i ka përmendur kurrë një gjë të tillë. “Do të ishte e pavend- tha ai. Dhe Sidoqoftë nuk jam dakord me përshkrimin e tij për atë që ndodhte. Unë i kam marrë vendimet. Ajo ishte filozofia ime”.

Kanali amerikan Fox kërkoi reagime të Cheney dhe Rumsfeld, por vetëm i pari pranoi të jepte dhe duket se nuk është ofenduar, përkundrazi.

Cheney i pret me krenari cilësimet e Bushit (baba) dhe priti me humor edhe deklaratat në lidhje me gruan dhe vajzën e tij. “Na ka bërë për të qeshur”, tha ish zëvendëspresidenti. “Është vizioni i tij për atë që ndoshta ndodhi, por familja ime nuk konspiroi për të më bërë më të ashpër. U bëra vetë i tillë”. /DITA 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *