Tirana ka marrë një tjetër goditje dje, këtë herë nga Komisioni i Disiplinës, i cili ka pezulluar me pesë ndeshje sulmuesin Verdan Gerc. Kroati cilësohej si i duhuri për sulmin bardheblu, por ai u ndëshkua me karton të kuq në Shkodër, në ndeshjen kundër Vllaznisë, për shkak se goditi Rajoviçin e kuqebluve. Lojtari sqaroi më pas se kundërshtari e kishte sharë nga nëna, megjithatë motivi i hakmarrjes nuk ka vlerë për Disiplinën. Masat ndëshkimore nga Komisioni i Disiplinës vlejnë për të gjitha aktivitetet, kështu që Gerc do të mungojë edhe në Kupën e Shqipërisë.
