Bajerni i Mynihut,bën të ditur se Gerd Myler ka Alzhaimer, ndërsa shton se legjenda e futbollit gjerman po trajtohet në një qendër të specializuar qyshkur zbuloi se ishte i prekur nga sëmundja.
69-vjeçari nuk shfaqet në publik që prej vitit 2013.
Nuk ka vonuar homazhi i presidentit të klubit bavarez, Karl-Hajnc Rumenige: “Është një ndër më të mëdhenjtë e futbollit botëror; pa të, Bajerni dhe futbolli gjerman nuk do të ishin ata që janë sot. Gerdi ishte goleador i shkëlqyer dhe, përkundër suksesit, mbeti një person i thjeshtë e modest. Sëmundja e tij më ka prekur thellë. Ishte një lojtar i madh dhe gjithnjë do të jetë një mik i mirë. Do të ketë përherë një vend në familjen e Bajernit. Pasi e la futbollin e luajtur, me përvojën e tij si trajner zbuloi talente si kampionët e botës Filip Lahm, Bastian Shvajnstaiger dhe Tomas Myler. I jemi mirënjohës të gjithë”.

Nuk ka me semundje te keqe se kjo…nuk je me njeri…ngushellime familjes.. Gerd Myller, sulmuesi fantastic qe e kemi thirrur sa here kur luanim futboll neper fushat e lagjeve..