Gërdeci, 21 Janari dhe Saliu nuk iku

Ornela

Mes “liderëve” të shumtë të opozitës,
duket që nuk ka vetëm një Debil,
po janë disa që kërcënojnë shqiptarët,
me një konflikt të ashpër civil!

Dhe nga parti gati inegzistente,
dëgjojmë kërcënime të mëdhaja,
se po s’u plotësuan kushtet e opozitës jashtë sistemit,
këtu do të bëhet me të vërtete hataja!

Kujtohet si pa të keq Nëntëdhjetë e Shtata,
që me Dymijë e Nëntëmbëdhjetën s’ka asnjë ngjashmëri,
aq më shumë që “opozita e rrugëve”,
së fundmi kaq qenë plot tetë vjet në qeveri!

Brenda këtij tetëvjeçari,
qeveria e Berishës një fshat të tërë do të vriste,
bëri dhe vrasjet e 21 Janarit,
po s’i kërkoi kush mandatin ta ndërpriste!

U kërkua vetëm rinumërimi i votave,
dhe në grevë urie opozita u ngujua,
po as kjo kërkesë minimale,
nga Sali Berisha absolutisht s’u pranua!?

Socialistja nuk i dogjën mandatet,
se s’kish ndodhur gjëkundi në Botë,
po qëndroi heroikisht dhe tri vjet,
dhe pushtetin e shpartalloi me votë!

Saliu për çudinë e të gjithëve,
bëri atë që qe e paimagjinueshme,
pranoi humbjen fatale,
dhe dha dorëheqjen e parevokueshme!

Dhe Saliu po atë ditë,
katapultoi Bashën që kemi dhe tani,
dhe sipas parimit “një antar-një votë”,
paralajmëroi dhe zgjedhjet në Parti!

Me hije të forta dyshimi,
këto zgjedhje shkuan në favor të Lulashit,
siç ka mbetur e dyshimtë,
dhe vdekja e mistershme e Olldashit!

Këta të opozitës së bashkuar,
që për të vajtur në Durrës i bien nga Qafa e Thanës,
s’kërkojnë as më shumë-as më pak,
po direkt “kokën” e Edi Ramës!

Biles kokën kot e mbylla në thonjëza,
se janë të etur për gjak këta shpellarë,
se aspak problem s’do ta kishin,
të kemi një Edi Rama të vrarë!

Mirë 2017-ta “u vodh”,
a u ble me lekët e hashashit,
po a nuk ishin në qeveri dhe çdo pikënevralgjike,
njerëzit më të besuar të Lulashit!

Po në vitin Dymijë e Pesëmbëdhjetë,
kur lokalet këtu u zhvilluan,
këta të opozitës së bashkuar,
për faqe të zezë a s’u shpartalluan?!

Tani jemi shumicë de juro e de fakto,
thotë Lulashi në protesta e tubime,
kur kanë këtë siguri absolute,
pse si njerëz nuk shkojnë një herë në votime?!

Edi Rama s’është veç Kryeministër,
po dhe Kryetar i zgjedhur i pozitës,
dhe s’mund t’ja ndërpresë karrierën në mes,
një kërkesësuperidiote e opozitës!?

Se ç’do vendosi Edi Rama,
ajo është vetëm dhe vetëm puna e tija,
po asnjëherë-në asnjë palë zgjedhjeje,
në mes të “luftës” nuk mund të braktiset Partia!

Edi Rama asnjë borxh nuk i ka opozitës,
si thotë Luli ziu dhe Mama dhia,
Edi Rama nëse ka probleme,
i ka me Partinë dhe elektoratin e tija!

Unë s’kam qenë e s’mund të jem Kasandra,
të parashikoj pikë më pikë çdo ndodhi,
po di të them se Luli me Saliun,
vendin dhe Botën pafundësisht e lodhi!

Tani Monika me Lulëzimin,
që janëinkastruar në krye tëDetashmetit,
shtyrjen e zgjedhjeve mos ja kërkoi Socialistes,
po t’ja kërkojë Ilir Presidentit!

Ky është Dekret Kushtetues,
që për miratim nuk shkon në Kuvend,
po që s’ka fuqi detyruese,
për çdo forcë politike tek ky vend!

Po në zgjedhjet lokale nuk se jemi pa opozitë,
janë regjistruar nja tetë parti politike,
dhe vendin e SHQUPIT mund ta zërë,
dhe më me dinjitet “Bindja Politike”!

Fakti që SHQUPI e sulmon,
duke përdorur çdo lloj arsenali,
tregon se “Bindja” ata i tmerron,
dhe se në zgjedhje fare mirë mund t’ja dali!

A.DUKA 7 Maj,2019

Share This Article
5 Comments
  • TE LUMT A.DUKA PER POEZIN E SOTME.SI GJITHMOM 1..1..sh.POR DUA TE PERFORCOI:
    1-PAS 2013 SB DEKLAROI”DO E BIE PD NE PUSHTET SEZBEN ME TE GJITHA FORMAT E MJETET..”
    2-NE TV NEWS24 SB DEKLAROI “ME EDI RAMEN KM ZGJEDHJET NUK I FITOJME DOT..”.ME.PAS DOLI ALIBIA E DISJES 139,KU GAZETARJA KLODI DISA SMS TE MARRA NGA NJE PREKUROR SALIST I DERGOI TE TROPOJANI ELEZ BIBERAJ NE VOA-SHBA..DHE KY NXORI NJE FLETUSHKE SHPIFJESH QE SB,LB,MK,IM E MEDJET SALISTE E PERDORIN SE GJOJA FLET DEPARTAMENTI SHBA.KTE E DEKLAROI PETRO KOÇI NE TOPÇENELL(TOP TALK) PARA DISA DITESH.
    3-NE VIZION + TE S.BALLA SB DEKLAROI “..SI SNAIPETIST I 5 -TE RAMEN DO E KISHA VRARE POR MU FSHEH..QENI ..” 4 SNAIPERISTET E TJERE E KRYEN DETYREN..” DHE S.BALLA NUK E NXORI JASHTE.KTE MUND TA BENTE NJE GJIROKASTRIT APO MALLAKASTRIOT..!
    -DHE DUKE PARE SE SB QE NE 1992 KAPI DREJTESINE DHE MEDJET..KUR PUSHTETIN E PARE E KISHTE 100 %,TREGOI DHE PO TREGON SE AI ESHTE I PACENUESHEM,NUK LARGOHET VETE,POR DHE NUK E LENE ATA QE I KAN VENE NOFKEN “PENICILINA” & “BISTURIA” QE NE VITIN 1974 KUR ISHTE PAS H.KAPOS E BYROISTEVE TE TJERE,KU NESOI GJITHSHKA PER KRDO.
    -E NESE AI E HOQI ZVARR ENVERIN TE VDEKUR,KOCKAT E TIJ NUK DO GJEJNE PAQE KURRE..VEÇSE NE VROGRADE APO MOSKE.

  • ti o dukë,o senil i parakohshëm
    vazhdo e mbro ramën!!
    “Gërdeci, 21 Janari dhe Saliu nuk iku”??
    a ke parë ndonjë kriminel që të vetëarrestohet,të vetgjykohet,të vetdënohet dhe të vetegzekutojë dënimin e tij??
    jo dukë senili jo!!
    duhet ta bëjë një i ndershëm,sepse i njëjti nuk e bën!qëni qënin nuk e ha!
    prandaj mo fol për saliun por për atë që e mban larg drejtësisë saliun!atë që e mban gjallë saliun,atë që e ruan saliun dhe kur i heq truprojën,sepse kishte tre vjet që ja linte në mënyrë të paligjshme!!
    hale politika,por më hale ju zagarët e saj!ju zhurmuesit,indoktrinuesit mashat e qelbura të saj!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *