Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Gërdeci, arrestohen 2 ish-ushtarakë nga Krimet e Rënda, ishin në arrati
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Gërdeci, arrestohen 2 ish-ushtarakë nga Krimet e Rënda, ishin në arrati
AktualitetKronike

Gërdeci, arrestohen 2 ish-ushtarakë nga Krimet e Rënda, ishin në arrati

redaktor
Published October 9, 2013
Share
SHARE

Dy ish-ushtarakë janë vënë në pranga për tragjedinë e Gërdecit.
Mësohet se ish-ushtarakët janë arrestuar nga sektori i Krimeve të Rënda. Prangat u janë vënë shtetasve, Jorgo Miho dhe Gëzim Oshafi, të dy të dënuar nga shkallët e gjyqësorit me nga 1 vit burg.

Të dy ish-ushtaraket u arratisën menjëherë pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit.

Mes ushtarakëve të dënuar ka qenë dhe ish kreu i Forcave te Armatosura Luan Hoxha, i dënuar me pese vite burg, e që mendohet se prej një viti jeton në Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Më 14 shkurt, në orët e pasdites, Prokuroria preu urdhrat e arrestit për 15 të pandehurit e dosjes “Gërdeci” dhe vetëm tre prej të akuzuarve kryesorë, Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli, u vetëdorezuan në Policinë e Tiranës disa orë më pas. Të njëjtën gjë bëri edhe Sokol Ngjeçi, Zenun Fero Hysni Çoçka dhe Dashnor Çaushi.

Pas një kalvari të gjatë seancash, Gjykata e Apelit pati vendosur për 29 të pandehurit e dosjes Gërdeci reduktim të dënimeve që dha Gjykata e Shkallës së Parë për të akuzuarit kryesore. Teksa ne muajin gusht, Gjykata e Lartë hodhi poshtë rekursin e prokurorisë, ndërsa organi i akuzës pretendoi mungesën e hapësirës apo kompetencës së veprimit për të dërguar çështjen me tej. Kërkesa e Prokurorise konsistonte në akuzën ‘vrasje në rrethana cilësuese’ dhe sipas saj edhe dënimet duhet të bazoheshin mbi këtë akuzë.

Ngjarja e Gërdecit ndodhi në 15 mars të viti 2008 ku humbën jetën 26 persona, mbi 300 të tjerë u plagosën si dhe u dëmtuan shumë banesa e biznese./bw

redaktor October 9, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?