“Gërdeci”, Gjykata e Lartë pushon çështjen ndaj Mediut. Rama: Turp!

anazapta

Kreu i PS-së, përmes një postimi në Tuiter, e ka cilësuar të turpshëm pushimin e çështjes ndaj ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu, nga Gjykata e Lartë. “Pushimi i çështjes së Gërdecit është një tjetër hallkë e turpshme në zinxhirin që tërheq Shqipërinë zvarrë drejt rrënimit të mëtejshëm”, shkruan Rama.

 

Gjykata e Lartë pushon çështjen ndaj Mediut

Krahas disa të dënuarve me burg, nga ligji për amnistinë ka përfituar edhe një ministër. Gjykata e Lartë ka pushuar sot çështjen ndaj Fatmir Mediut, i akuzuar nga dy prej të prekurve nga tragjedia e Gërdecit.

Gjykata e Lartë pushon kështu për të dytën herë padinë e ngritur nga familjarët e atyre që u prekën nga tragjedia e 15 marsit të vitit 2008. Vendimi për pushimin e çështjes vjen si pasojë e amnistisë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.

Të prekurit direkt nga tragjedia e Gërdecit, Alket Azizaj dhe Rigers Durda  kishin ngritur ndaj ministrit Mediu një padi për plagosje të rëndë.

Ndërkohë, mosvënia e drejtësisë në vend për çështjen e Gërdecit u bë shkak u i vetëvrasjes së nënës së një prej viktimave të kësaj tragjedia pak ditë më parë. Tushe Osmani, e cila humbi vajzën 22-vjeçare  në 15 mars të 2008-s, u vetëvra, duke shënuar kështu shuarjen e një familjeje, pasi i shoqi gjithashtu ishte vetëvrarë dy vite më parë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *