Delijorgji del nga burgu: Dua dëmshpërblim, “Gërdeci” ishte sabotazh

anazapta

Pasi ka lënë burgun, duke larë duart me drejtësinë për çështjen “Gërdeci”, Mihal Delijorgji kërkon dëmshpërblim, duke e cilësuar veten të dënuar padrejtësisht. Ish-administratori i kompanisë “Albademil” thotë se tragjedia e 15 marsit 2008 nuk ishte një aksident por sabotazh. Në një intervistë për GSH,  ai shprehet se do t’i rikthehet biznesit.

 

Delijorgji hedh pas krahëve “Gërdecin”, del nga burgu

21 mars – Lë qelinë Mihal Delijorgji, një ndër të pandehurit kryesorë për tragjedinë e Gërdecit. Presidenti i kompanisë “Albademil” është lënë i lirë sot, tri ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda i uli me 70 ditë kohën e burgimit, nga tre muaj që kishte dhënë më parë Gjykata e Apelit. Në këtë mënyrë, Delijorgji mbyll çdo llogari me drejtësinë shqiptare lidhur me tragjedinë e 15 marsit 2008, kur 26 qytetarë humbën jetën në Gërdec.

Pak kohë më parë, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”. Tashmë për tragjedinë e Gërdecit vetëm tetë prej të pandehurve janë në burg, ndërsa gjashtë të tjerë janë në kërkim.

Share This Article
2 Comments
  • Zoterinj te Gerdecit mbrapa kesaj qendron ambasada Amerikane shkruante Z Geri Kokalari para disa ditesh te Gazeta Tema.

  • NORMALE QE QENDRON AMBASADA AMERIKANE,,,,,AJO QENDRON PAS TE GJITHA PISLLIQEVE QE BEHEN KUDO NE BOTE, PER INTERES TE VENDIT TE SAJ….AMERIKANET PERDORIN DHE ZBATOJNE SHPREHJEN ” BEJ SI TE THEM UNE, PO MOS BEJ SI BEJ UNE ” ……….TE PAKTEN AMERIKANET I BEJNE TE GJITHA NE SHERBIM TE SHTETIT TE TYRE, JO PER INTERESA PERSONALE,,,,,,KTU ESHTE NDRYSHIMI ME POLITIKANET TANE,,,,,,,,,,O “MALOK” AMERIKANET TE SHTRYDHEN SI LIMONI, DHE TANI QE NUK I DUHESH ME DO TE JAPIN GODITJEN PERFUNDIMTARE,,,,MOS MENDO SE DUKE I ZBATUAR URDHRATE TYRE I DUHESH AKOMA …..DO TE ZHDUKIN ME MARIFET QE TI MARRESH NE VARR PISLLEQET QE KE BERE ME TA,,,,,AMERIKA TRIUMFON MBI GJITHCKA……….!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *