Ministria e Mbrojtjes bëri sot dorëzimin e zonës së pastruar të Gërdecit, Bashkisë Vorë, ku 8 vite më parë do shpërthente një “fabrikë” për demontimin e armëve, shpërthim ky që shkaktoi 26 viktima, qindra të plagosur dhe shumë shtëpi pësuan dëmtime të shumta.
Lidhur me këtë tragjedi, gjatë fjalës së saj ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli deklaroi se babëzia e një tufe njerëzish të veshur me pushtet shkaktuan tragjedinë. Në vijim Kodheli tha se “është vrarë shpresa për një sistem gjyqësor për të dhënë drejtësi.”
Lidhur me operacionin e pastrimit, ministrja Kodheli tha se Ministria e Mbrojtjes ka reduktuar depot e Magazinave të municioneve.
Po ashtu ministrja tha se falë ndihmës së SHBA dhe shteteve aleate ne sot ecim mbi një tokë të sigurtë.
/ H. M/ Dita

zonja ministre keni zhgenjyer nje popull te tere sepse erdhet ne pushtet me premtimin qe do sillnit drejtesi per gerdecin por si duket i harruat premtimet
me ate paragrafin e fundit e ke vertetuar edhe nje here qe je nje laraske pa bisht
Leri llafet o Mrike se nuk denjove as te ftosh familjet e viktimave :
http://sot.com.al/aktualitet/familjar%C3%ABt-homazhe-p%C3%ABr-g%C3%ABrdecin-kodheli-nuk-na-ftoi-n%C3%AB-ceremoni
Rama nuk ka as fytyre qe te shkoje te perkujtoje kete tragjedi me familjet e viktimave sepse u talle e i genjeu e i mohoi edhe demshperblimin ndaj gjeja me e mire qe mund te beni eshte te heshtni se nuk jeni aspak me te mire se paraardhesit:
http://www.reporter.al/familjaret-e-viktimave-te-gerdecit-te-tradhtuar-nga-edi-rama/