Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Gërdeci, policia s’pranon kërkesën për protestë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Gërdeci, policia s’pranon kërkesën për protestë
Lajmi i fundit

Gërdeci, policia s’pranon kërkesën për protestë

redaktor
Published February 18, 2013
Share
SHARE

Familjarët e viktimave të shpërthimit në Gërdec kërkuan të organizonin një protestë dhe sipas ligjit të njoftonin policinë për këtë veprim, por kërkesa s’është marrë në dorëzim prej bluve

“Sot më datë 18 shkurt, përgjatë të gjithë ditës Drejtoria e qarkut Tiranë refuzoi të marrë në dorëzim kërkesën e Shoqatës së Familjarëve të viktimave të Gërdecit. Kërkesa për një datë tjetër do të tentohet nga shoqata të dorëzohet ditën e nesërme”. Kjo është deklarata e familjarëve të viktimave të Gërdecit të cilët kanë dashur të kërkojnë leje nga policia e Tiranës për të bërë një protestë përpara Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me vendimin e dhënë për të akuzuarit e ngjarjes së 15 marsit 2008. “Akti i mospranimit është i paprecedentë dhe tenton të dekurajojë qytetarët e lirë që të tubohen për kërkesat të tyre të ligjshme”, thuhet në deklaratë.

Njoftimi thotë se “shoqata e “Familjarëve të viktimave të shpërthimit, Gërdec, do të organizojë ditën e martë, datë 19.2.2013 prej orës 12:00, përpara Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, një protestë ndaj vendimit të këtij organi për ngjarjet e datës 15 mars 2008”.

“Numri i pjesëmarrësve në këtë protestë parashikohet të jetë 20-50 persona. Theksojmë që veprimtaria është parashikuar të zhvillohet pa cenuar trafikun apo qetësinë publike”, thuhet në njoftim.

redaktor February 18, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?