Një prej familjeve të viktimave të Gërdecit ka fituar procesin gjyqësor përballë Ministrisë së Mbrojtjes në Gjykatës Administrative.
Përmes një njoftimi për mediat, Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit dhe Qendra Res Publica bën të ditur se padia civile e një prej familjeve të viktimave të shpërthimit të Gërdecit, kundër Ministrisë së Mbrojtjes, është pranuar nga Gjykata Administrative, duke detyruar autoritetet të paguajnë shpërblimin e dëmit.
Kjo fitore e arritur nga familja Durdaj pritet që t’i hapë rrugë dhe fitimit të proceseve të tjera prej familjarëve të cilët humbën të afërmit në Gërdec, pas shpërthimit të fabrikës së vdekjes ku shteti lejoi veprimtarinë e saj pavarësisht mungesës së kushteve teknike për të realizuare procesin e demontimit të municionit.
Procesi
Që prej vitit 2008, familjarët e viktimave të Gërdecit janë zvarritur dyerve të gjykatave për të nxjerrë në dritë të vërtetën e asaj tragjedia ku humbën jetën 26 qytetarë. Aktualisht në proces gjyqësor janë edhe 17 familje të tjera të cilat priten që të vijojnë procesin gjyqësor.
Edhe paditë e 17 familjeve të tjera janë mbështetur në të njëjtët argumente dhe pritet të kenë të njëjtën përgjigje pozitive nga gjykata.
E vetmja mënyrë që Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria mund të mbrojnë punën e ish zyrtarëve të saj, tashmë mbetet të jetë bllokimi i padive për shkak të tarifave gjyqësore, të cilat janë të larta.
“Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj me shumë mundime arritën të merrnin borxh dhe të siguronin 500.000 lekë, për të paguar tarifën për të nisur këtë proces gjyqësor dhe ia arritën të kenë sot një vendim në dorë, i cili njeh përgjegjësinë e shtetit, megjithë përpjekjet e Ministrisë së Mbrojtjes për t’u shmangur nga kjo përgjegjësi.
Në vazhdim, 17 familjet e tjera janë në një gjendje ekonomike të mjerueshme, dhe plotësisht në pamundësi për të siguruar, qoftë edhe duke marrë borxh, miliona lekë, të cilat Ministri i Drejtësisë dhe ai i Financave u kanë vënë si kusht paraprak.
Madje një prej familjeve është detyruar nga këta dy ministra që të paguajë paraprakisht në gjykatë shumën prej 15 milionë lekësh, ose përndryshe gjykata ka të drejtë të mos e shqyrtojë fare çështjen”, thuhet në deklaratën e Shoqatës së Familjarëve të Viktimave të Gërdecit.
Sipas tyre, nëse këto shuma nuk do të paguhen brenda javëve në vazhdim, atëherë proceset gjyqësore do të mbyllen për të mos u rihapur më kurrë.
Apeli ndaj qeverisë
Familjarët e viktimave të Gërdecit shprehen se për më shumë se një vit janë përpjekur në rrugë shkresore të kërkojnë një zgjidhje për këtë çështje, ose edhe për të arritur një zgjidhje me pajtim.
Sipas tyre, ngritja zyrtarisht e një grupi pune nga ana e Kryeministrit, si në rastin e kërkesës së familjarëve të 21 janarit, nuk u praktikua edhe në rastin e kërkesës së familjarëve të viktimave të Gërdecit.
“Të gjendur në këto kushte, familjarët e viktimave të Gërdecit kërkojnë nga Qeveria që të heqë pengesat absurde të vëna nga Urdhri i përbashkët i Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave, dhe të përballet në gjykatë në kushte të barabarta.
Pasi gjykata të thotë fjalën e saj, është e udhës që qeveria të mos përdorë edhe marifete e truke ankimesh, vonesash, e pengesash të tjera, me qëllim për të bërë të pamundur ekzekutimin e vendimeve gjyqësore”, thuhet në deklaratën e Shoqatës së Familjarëve të Viktimave të Gërdecit.

Edi Rama i rrahe shpatullat malukatit po te kujtohet. Turp per ju qe kjo familje ne dhimbje te detyrohet ne shkoje ne gjyq. Kerkojini ndjese per kete stres dhe ta demshperbleni (jeta e humbur kurre nuk kthehet) me parate qe duhet t’jua merrni 2B qe e vrane, vodhen dhe tradhetuan kete popull. Mos u prek ne seder nga shpifjet dhe po shkove prape tek prokurori, shko per te denoncuar 2B
Skandali eshte se tani eshte MInistria e Rilindjes me Kodhelin qe u perpoq t’i mohoje demshperblimit viktimave te 21 janarit. Turp e faqja e zeze. Te pakten kane arritur nje fitore te vogel kunder politikaneve e nje shteti perbindesh.
Nuk eshte e lehte te pastrosh mutrat qe lane Berisha me PD-ne. Keto te gjitha shkojne te taksat qe paguajme ne te gjithe. Duhet te futen ne burg ata qe shkaktuan Gerdecin, ndersa gerdecaret te mos votoje PD- ne si kane bere deri tani. Perse gjykatat nuk u dhane te drejte me perpara por e bejne tani!! Pra si e shikoni gjithcka eshte se prapthi. Duhet te futet ne burg Berisha me djalin e tij qe gjerat te vihen ne vendin e vet.
Me mire te paguajne viktimat se te shpenzojne per dasma ministrash e deputetesh apo per qoka te tjera qejfi e kapricosh.
Me mire eshte qe Edi Rama te mos ndertoje sapo morri pushtetin VILA famoze ne kerrthize te Dajtit me
MATERIALE TE VARFERA
njesoj si Like Floriri dhe Sali Komunisti tel ngjalat e Lalzit, apo si Shklezen Vrastari i Gerdecit tek Qyteti Studenti me gjithe motrat dhe sojet e sorrollopet mafioze pas tij te politikes sone enveriste te droges dhe kanabisit.
Por AKOMA me mire do te ishte qe Ambasada Famoze e SHBA ne Tirane te merrte persiper demshperblimin e familjeve te viktimave te Gerdecit meqe trumbeton per MORAL dhe PASTERTI tek politika shqyptare e korruptuar deri ne palce dhe kjo gje per arsyen e vetme llogjike sepse:
SHBA DHE PENTAGONI E FINANCUAN NE TERRIN E NATES FIRMEN VRASTARE PRIVATE SALIU&SON ME 300 MILION USD PER TE VJEDHUR ARMATIMIN E USHTRISE SHQYPTARE QE SHKAKTOI EDHE BUMJEN NE GERDEC.
Me behet shum qefi qe e paska fitu betejem me shtetin,po nga ana tjeter shqetesohem qe arkitektet e kesaj tragjedie nuk u denuan kurre,dhe me parat e fituara nga viktimat,bredhin neper bote!
Me vjen mire qe qjyqi eshte fituar nga familjaret,te cilet po bejne 7 vjet dyerve te gjykates. Po shtrohet pyetja ,pse duhet t’i paguaj haracet kjo qeveri ? Jo haracet ti paguajne personalisht qe nga Sali BERISHA, FATMIR MEDIU E DERI TE AI DREJTORI QE U LIRUA PARA DIS ADITESH. Po u jap nje shembull. E ndiera nena ime , aty nga vitet 1993 u pushua nga puna ,edhe pse ishte ne prag pencsini ,e semur , nga mamia e maternitetit . Pas xhvillimit te gjyqit, rrogen per 2.5 muaj e paguan nga xhepi : shefi I shendetesise se rrethit, kryetari I bashkimeve profesionale ,punonjsaja e kuadrit per shendetesine ,( ndoshta per emertimin e kesaj zonje mund te mos jem I sakt) si dhe pjesen me te madhe mamia . E ndjera nene doli po neate vend pune ne pension. Ja kjo ishte gjykata. Kjo ishte drejtesia. Jo sot ata qe perfituan nga ajo fabrike e zeze , rrine kaluar,e kusuret t’i paguajne perseri populli qe paguan taksat. JO t;u mbahet rroga pergjegjesve qe shkaktuan ate rtragjedi ……….
viti I ngjarjes eshte 1963 , e jo 1993 si eshte shtypur ne koment,
Cjane keto urdhera ministrash? Ne qoftese i ka nxjerr qeveria e pare perse nuk i ka anulluar qeveria e rilindjes? Dmth qeveri muti kishim dhe qeveri muti kemi… te na bejne mire se keshtu i duam….
Qe familjet e viktimave duhet te demshperblehen te gjithe jemi dakort por pyetja shtrohet se pse duhet te paguajne taksapaguesit per pushtetaret mafioze e te koruptuar .Kjo nuk eshte drejtesi .Klani I Berishes qe nxori miliona dollare nga keto aktivitete kriminale sa ishin ne pushtet I shpetuan denimit.Por me sa po duket tentakulat e ketij oktapodi vazhdojne akoma te kene pushtet dhe nuk u hyn gjemb ne kembe.Faturen e kripur si gjithmone e paguan populli qe akoma ngopet me slloganin liri demokraci e dy gishtat e veshlepurushit te PD
GJEJA ME MINIMALE QE DUHEJ TE BENTE QEVERIA E RILINDJES LIKE-RAMA ISHTE QE TE FSHINTE DHE PASTRONTE TURPPIN E REZILIN E POZITES POSHTERUESE TE SHTETIT NDAJ MASAKRES QE U BERI PUSHTETI I SALIUT DHE BANDES SE TIJ MAFIOZE POPULLATES NE GERDEC.
Por do te ishte njerezore qe Edi Rama perpara se te ndertonte sapo morri pushtetin VILA famoze ne kerrthize te Dajtit me
MATERIALE TE VARFERA
te ndryshonte qendrimin e shtetit ndaj mjeraneve te Gerdecit, ne vend qe te fshihej si SKUTH pa e hapur gojen fare dhe pa ndeshkuar vrastarin e 26 personave te pafajshem duke u marre jeten ne menyre krejt mizore. Qendrimi EGOIST i Edvinit ngjasone si dy pika uji me pushtetaret e tjere mafioze te politikes sone kombetaren si Like Floriri, si Sali Komunisti qe ndertojne pallate ne Gjirin e Lalzit, apo si Shklezen Vrastari i Gerdecit tek Qyteti Studenti me gjithe motrat dhe sojet e sorrollopet mafioze pas tij te politikes sone enveriste te droges dhe kanabisit, te cilet jane verbuar nga lakmia per te fituar LEKA ne kurriz te popullit mjeran qe nga Koha e Qepes e Enverit.
Por AKOMA me mire do te ishte qe Ambasada Famoze e SHBA ne Tirane te merrte persiper demshperblimin e familjeve te viktimave te Gerdecit meqe trumbeton per MORAL dhe PASTERTI tek politika shqyptare e korruptuar deri ne palce dhe kjo gje per arsyen e vetme llogjike sepse:
SHBA DHE PENTAGONI E FINANCUAN NE TERRIN E NATES FIRMEN VRASTARE PRIVATE SALIU&SON ME 300 MILION USD PER TE VJEDHUR ARMATIMIN E USHTRISE SHQYPTARE QE SHKAKTOI EDHE BUMJEN NE GERDEC.
LEHTESON ME LETESIMIN E GJENDJES EKONOMIKE QE ESHTE NJE PROBLEM I MADHE POE NDESHKIMIN I DREJTE DHE JO NJE DENIM IMBOLIK I VRET SHPIRTERISHT FAMILJARET E VIKTIMAVE DHE PASURIA E SHKAKTAREVE QE ESHTE E VENE ME TRAJTIMIN KRIMINALE DUHET TE VIHET NE AKAND DHE TU KTHEHET TE DEMTUAREVE SI DHE PAGESAT PERSHPENZIMET E GJYKIMIT SHTETI DHE SHUME KOMPANI MARRIN NGA QYTETARI PER PAGESEN E VONESAVE GJOBA DHE INTERESAT BANKARE LE TIJAPIN TE DEMTUARIT KAMATE VONESAT E PAGESES SIPAS INTERSAT E KREDIVE QE JEP BANKA E SHTETIT
ZOTERINJE te gazetes dita sa per ta ditur se une jam nje i majte i vertete qe nuk i fsheh mendimet e mia si ne biseda shoqerore ne votim dhe ne komentet e mija por dhy faqesia e ZOTRINJEVE RAMA META DHE KOMPANI E MBESHTETUR NGA DISA PSEUDO GAZETARE te cilet nuk lejojne as kritikat korrigjuese te veprimeve te tyre juve botoni ne komente me fjalore vulgare dhe me karakter denigrues qe mund te jete dhe objekt deshkues per komentuesit dhe me mendje lehtesin tuaj munduhen qe ne shume komente te cilet shikohen me realitet apsolute te cilat mund te sjellin dhe levizje per kufizimin e perfitimeve politike te disa (une nuk mund ta percaktoj se jane interesa ekonompke ose karrier per me vone) por duhet te dini se mendimet per nje shte te drejte dhe social nuk ndalen me nderhyrjen tuaj se komenti eshte i perseritur ju lutem mi saktesoni se jam njeri qe dhe fjala e hipokrtiteve dhe te pandergjegjshemeve ndikon ne gjendjen shpirterore time per te ardhmen e vendit tim pershendetje te sinqertq m malaj bruksel