Kancelari gjerman Gerhard Schröder ka kritikuar ashpër politikën e Bashkimit Europian ndaj Rusisë, duke e cilësuar atë “pak të mençur”, sipas kanalit televiziv NDR. Sipas ish kancelarit, Brukseli duhet të përfshijë Rusinë në negociatat për qasjen e Ukrainës me BE-në.
Për më tepër, sipas tij, shumë konflikte mund të ishin shmangur nëse zyrtarët në Bruksel “do të ishin pak më të zgjuar”, tha politikani socialdemokrat. Pavarësisht të gjitha “keqkuptimeve” me Rusinë, është e nevojshme t’i kthehemi “partneritet” me Moskën, tha Schröder.
Sipas tij, Evropa ka nevojë për një Rusi të fortë, ndërsa SHBA e sheh Moskën nga një pozicion i “konkurrencës globale”, prandaj i duhet një Rusi e dobët. Schröder kritikoi gjithashtu sanksionet antiruse.
“Kemi nevojë jo vetëm për burime, por edhe për treg, pra për fqinjët tanë. “Po vuajmë sanksionet mbi tregtinë e jashtme si askush tjetër. Por, pse duhet të vuajmë nëse është e qartë që këto sanksione nuk do të sjellim shumë dobi?”, pyeti ai. /DITA

Shrederi si i vetmi kancelar i punesuar ne Rusine ne menyren me demostrative duke injoruar invazionin e Putinit ne Gjeorgji e Ukraine si Krimeja,na del me paturpesi dhe deklaron se nje Rusi e forte na qenka e nevojshme nda nje Europe,(ku politikanet e saj shiten e blihen per pes rubla ne Rusi sikurse Shreder).Shreder ky i punesuar ne Rusi kaqe shpejt e harroje apo don ta harroje luften e dyte boterore,produk i nacionalizmit social German hitlerian dhe BRSS komuniste staliniste,qe i kushtoje Europes e botes miljona jete te pa fajshe njerezore.Turp.
Nje Rusi e dobet ndaj nje Europe te Forte dhe unike ,por pa politikane te korruptur e te binjakezuar me krimin,do te jete me e mira e mundeshme per nje bote ne Progres Njerezor.