Gërhitja… si ta eliminoni këtë sëmundje

entela

Sa prej jush gërhasin dhe sa prej jush shqetësohen nga partneri që gërhet? Shumë, madje historitë e divorceve njohin edhe shkakun “ martasa u zgjidh për shkak se bashkëshorti gërhiste”. Po po, ka ndodhur! Po çfarë është gërhitja ? Gërhitja ndodh kur ajri kalon në indet e fytit dhe shkakton vibrim të tyre ndërsa merrni frymë, prandaj krijohet edhe ai tingulli karakterizues.

Ndryshimi i mënyrës së jetesës, si rënia në peshë, shmangia e alkoolit para se të flini ose fjetja në një anë, mund të ndihmojnë në ndalimin e gërhitjes.

Simptomat

Gërhitja shpesh shoqërohet më çrregullim të gjumit, i quajtur apnea obstruktive e gjumit. Jo të gjithë ata që gërhasin kanë këtë çrregullim, por, nëse gërhitja shoqërohet me një nga simptomat e mëposhtme, është e këshillueshme të vizitoheni nga një mjek për të shmangur përkeqësime të mëtejshme:

Zhurmë gjatë fjetjes

Gjendje të përgjumur gjatë ditës

Vështirësi në përqendrim

Dhimbje koke në mëngjes

Dhimbje të fytit

Gjumë jo të qetë

Gulçime ose marrje fryme gjatë natës

Tension i lartë i gjakut

Dhimbje të kraharorit gjatë natës

Gërhitja juaj është aq e zhurmshëm sa keni ndërprerë gjumin e partnerit/partneres tuaj

Zgjoheni gjatë natës sepse është duke ju marrë fryma

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku

Paraqituni tek mjeku nëse keni një nga simptomat e lartpërmendura, pasi mund të jenë tregues nëse gërhitja shkaktohet nga një gjendje më e rëndë, siç është apnea obstruktive e gjumit.

Konsultohuni më pediatrin nëse fëmija juaj gërhet, pasi edhe fëmijët mund të vuajnë nga apnea. Shkaktaret e apneas obstruktive të gjumit tek fëmijët mund të jenë: probleme me hundën dhe fytin, bajamet e zgjeruara, obeziteti i cili ngushton rrugët e frymëmarrjes tek fëmijët.

Shkaqet

Shumë faktorë , si anatomia e gojës dhe sinuseve, konsumimi i alkoolit, alergjitë, gripi dhe pesha mund të shkaktojnë gërhitjen.

Kur ju zë gjumi dhe vazhdoni nga një gjumë i lehtë në gjumë të rëndë, muskuli në kulmin e gojës, gjuha dhe fyti relaksohen. Indet e fytit relaksohen mjaftueshëm sa mund të bllokojnë pjesërisht rrugët e frymëmarrjes dhe dridhen.

Sa më e ngushtë të jetë rruga e frymëmarrjes, aq me forcë bëhet frymënxjerrja. Kjo shkakton shtimin e vibrimit të indeve dhe atë gërhitjen e fuqishme, shkruan Shëndeti.

Share This Article
1 Comment
  • Ju thoni se mund te kurohet,po nuk thoni si kurohet?
    Une kam partneren qe gerrhet shpesh ,madja ndonjehere me shqeteson edhe ne dhomen tjeter.
    Si i behet?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *