Objekte të rëndësishme arkeologjike janë zbuluar gjatë gërmimeve në “Forumin Bizantin” në Durrës.
Ekspedita arkeologjike shqiptaro-franceze ka arritur të nxjerrë në dritë disa objekte që datojnë nga shekulli i II-të dhe i III-të pas Krishtit.
Objektet janë konkretisht enë qeramike prej balte e qelqi, bizhuteri, si dhe enë bronxi.
Arkelogu Eduart Shehi shprehet se këto objekte tregojnë braktisjen e menjëhershme të një banese të rrëzuar në mënyrë dramatike.
Puna e arkeologëve nisi me pastrimin e sipërfaqes, për të vijuar më pas me gërmimet.
Gjatë punës së tyre, ata kanë zbuluar fragmente muresh që i përkasin shtresëzimit të periudhës romake.
Gërmimet po kryhen në pjesën jugore të Forumit Bizantin, për të bërë lidhjen midis banjave që i përkasin periudhës romake, që gjenden poshtë pallatit të kulturës.
Ekspedita franceze pritet të dalë pas një muaji me konkluzionet përfundimtare mbi zbulimet arkeologjike të qytetit antik të Durrësit.
s.a/dita

Kujdes! Te betonizohet sa me shpejt gjtihçka qe gjurma mos t’i mbetet!!!
Sikur mos te ishte Mussolini,Roma sot do te kishte perfunduar si Durresi.Cfare beri Mussolini????
Rrezoi ne toke te gjitha bidonvilet,konviktet,karakatinat dhe karabinate utilitare mbushur me vemje njerezore,qe ishin ngritur ne qender te Romes Antike.
Rrezoi ndertesat baroke,mesjetare,te ngritura mbi monumentet antike.MUSSOLINI NXORRI NE DRITE ROMEN ANTIKE,DJEPIN E QYTETERIMIT EUROPIAN..Eshte qyteti qe lindi Europen.Sot miliona vizitore vizitojne Romen por nuk e dine se per te reabilituar Kolosseun jane dashur dhjete vjet pune dhe shpenzime,;per te nxjerre ne pah Forumin Romak gjithashtu.
Durresi ishte Roma e Adriatikut.Por,si thote nje fjale e urtye “Ishte dhjame ne lekure te qenit”.Durresin e shkaterruan katundaret e Haxhi Qamilit,,E mbuluan skraparllihjte e Enver Hoxhes,pooor derrmen e fundit,me themel,me taban,Durresin antik e ckulen cecenet e Demokracise,Gjushot,Kokat,Gorreat e Rrumpalles,gramshaket maloket,skraparllijt e demokratures,,.Keto lloj jane si tartabiqet,si rriqnat,si ushujzat,te pangopur.Ku duan tja dijne keto per monumente?Kot i zbuloni,ato qe zbuloni,Mbuloni prape,mos ti shohe vryma katundarit qe ka zaptuar Durresin.SE DO TI GRABISE NATEN DHE DO TI BETONIZOJE DITEN..Tani beni shurren Durresit!
Injoranca ,eshte me e rezikshme se bomba atomike| populli shqiptar eshte unik nga semantika gjuhesore ; por heterogjen nga origjinat( ca turq-kurde) ca kulture europiane ,disa orientale. Kushe e peson nga ky formacion jo uniform? trashigimija antike-kultura -historija.
ku eshte kjo zona te beje gati projektin gjushi