Gerrard godet me grusht një person (Video)

Dita

Vështirë të besosh që një person si Steven Gerrard ka goditur dikë me grusht në një sherr rrugësh, por kjo skenë ka ndodhur vërtet.
Ish mesfushori i Liverpoolit u përfshi në një konflikt në gusht të 2013-s, përpara se të udhëtonte për në Brazil me kombëtaren e Anglisë, ku mori pjesë në Botërorin 2014.

E përditshmja angleze The Sun publikoi videot ku ish kapiteni i kombëtares së “Tre Luanëve” shihet teksa lëshon një grusht drejt Paul Loyd, transmeton TeleSport.

Sherri ndodhi jashtë një lokali në vitin 2013-t dhe ky incident u hetua, por Gerrard nuk u akuzua. arriti të siguronte videot nga kamerat e sigurisë, ku tregohet qartë se Gerrard nuk ishte “aq paqësor” sa avokati i tij e përshkroi gjatë seancës gjyqësore.

E pranishme në ngjarje ishte edhe gruaja e Gerrard, Alex, e cila mund të shihet në videon e mëposhtme.

 

https://www.youtube.com/watch?v=xL0kd4qYZdY&feature=youtu.be

Share This Article
1 Comment
  • Po mire pse eshte futbollist, nuk eshte njeri, perse akuzohet vetem Gerrard apo ai tjetri eshte engjell, nuk te godet njeri kot aq me shume qe ai ishte dhe me gruan, fene i ka luajtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *