Florian Kamberi është gati të bëjë kapërcimin e madh në karrierën e tij.
Sulmuesi i grumbulluar rishtaz nga Edi Reja në kombëtaren e Shqipërisë kërkohet nga Glasgow Rangers.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat skoceze.
Sipas tyre Steven Gerrard i ka sugjeruar klubit transferimin e futbollistit që luan me Hibernian.
Rangers ofrojnë një formulë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.
Kujtojmë se pjesë e klubit gjigand të futbollit skocez ishte edhe Eros Grezda, por ky i fundit është huazuar sërish te Osijek në kampionatin kroat.
Ndërkohë një tjetër alternativë për të ardhmen e Florian Kamberit është edhe kampionati polak, pasi Lech Poznan gjithashtu interesohet për shërbimet e tij.
j.l./ dita
