Ëndrra e regjisorit Gëzim Kame për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar është e kahershme.
Ai i kujton ende edhe sot përpjekjet, që janë bërë për ndërtimin e një teatri të ri në vitet ’70 nga Suljeman Pitarka, Kadri Roshi, Naim Frashëri dhe Pjetër Gjoka. Kame i konsideron skandaloze kushtet, në të cilat gjendet sot Teatri Kombëtar.
Por, edhe nga pikëpamja estetike e quan një turp të madh, që një kryeqytet të ketë një teatër të tillë. Regjisori ndien keqardhje për antagonizmin, që është krijuar mes artistëve.
“Problemi i një teatri të ri ka filluar që në vitet ’70. Më vonë është prezantuar një projekt, i cili nuk u realizua asnjëherë. Të gjithë artistët, Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka kanë ngritur këtë problematik. Ajo godinë është e papërshtatshme, që në zanafillën e ndërtimit të saj, është një kuvli, që është e turpshme që të ftosh një kolegë nga jashtë për të dhënë apo vënë shfaqje. Nuk ka kushte. Prandaj të gjithë ata artistë që kanë vënë shfaqje në atë skenë i quaj heronj”, thotë regjisori, Gëzim Kame për Report tv.
Regjisori mendon se godina e TK ka degraduar, rrezikshmëria e saj nuk është vetëm nga zjarri, por edhe nga struktura që ka.
“Kam ikur 12 vite para se të dilja në pension dhe këtu nisi aktiviteti im privat. Janë gati 20 vite, dhe ajo godinë ka degraduar edhe për shkak të ndërtimeve që janë bërë pranë saj. Paraqet një rrezikshmëri jo vetëm nga zjarri, por edhe nga struktura që ka ajo si godinë është e papërshtatshme. Kushtet janë skandaloze përsa i përket kërkesave, që duhet të ketë një teatër. Nga pikëpamja estetike është një turp i madh, që një kryeqytet të ketë një teatër të tillë. kjo gjë duhet zgjidhur”, deklaron regjisori, Gëzim Kame.
o.j/dita

Cfar krahasimi (Barake) !!!!
Lufte per zaptim dhe para
He vlla, te lane ndonje banjo edhe ty te kullat.
O regjisori i Enverit, i paguar nga Edvin Droga, Gezim Kame:
Teatri Kombetar ka degraduar sepse ashtu ka dashur Edvin Droga, sic veproi edhe me Stadiumin Kombetar dhe eshte turp i madh qe nje regjisor, nje artist te kerkoje prishjen e historise kulturore qe lidhet ngushte me Teatrin Kombetar, kur mund te kerkohet restaurimi i tij sic bene milanezet me La Scala-en e tyre qindravjecare duke kontribuar edhe shoqeria civile italiane me lekat e tyre, pervec Bashkise se Milanos
C’JANE KETO KULCEDRA ME TROTIL NE DORE?
sepse:
TEATRI I BOSIOS ESHTE BARAKA E SATEME O ENVERIST I FELLIQUR I REALIZMIT SOCIALIST
C’jane keta artista enveriste te Realizmit Socialist qe duan te prishin cdo Monument Kulture me tritol ne dore duke i cilesuar si BARAKA Teatri Kombetar te Bosios, kete propagande gebelsiane e filloi hajduti i Edvin Droges, Lali Eri me DOPOLAVOROT e tij fashiste qe si Mon Kukaleshi i Qazim Mulletit paguan me lekat e Bashkise per te blere:
“SHPIRTERA TE VDEKURA”
Qe i gjen me zgjedhje midis Artisteve te Enverit, shumica spiuna te Sigurimit qe kallezonin papushim koleget e tyre si komuniste te vertete.
PO PSE TE MOS RIPAROHET TEATRI I BOSIOS?
Dhe te mbetet nje Monument Kulture qe na kujton historine e Kryeqytetit tone kur po projektohej nga Arkitekti Gherardio Bosio qe beri te mundur pjesen me te bukur te Tiranes?
NE TE GJITHA KRYEQYTETET E BOTES TEATROT E VJETRA QINDRAVJECARE RIPAROHEN DHE NUK PRISHEN ME ARGUMENTA IDIOTE ENVERISTE
Aq me shume per Teatrin e Vetem Kombetar shqyptar qe duan ta rafshojne nga faqja e dheut nga lakmia pushtetare per fitime mafioze dhe per kete qellim perdorin si karrema:
“SHPIRTERA TE VDEKURA”
Ne mjediset e Artisteve dru me pre te Kohes se Qepes te Enverit.
PO PSE ME KETE SHOQERI CIVILE TE MBARUAR DO TE HYJE SHQYPNIA E EDVIN DROGES NE BE?
I pashmangshem komenti i intelektohalese