Gëzimja mallkon gjyqtarët: U kam lënë zotin, liruat pedofilin që abuzoi më vajzën time

Elton Tafaruci

Gëzime Hoxha, gruaja që u bë e njohur pas akuzave se i kishte prerë organet gjenitale të dashurit të saj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Ajo ka shumë mllef ndaj gjyqtarëve duke i akuzuar ata për lirimin e Petrit Ç., i cili sipas saj ka abuzuar më vajzën 5-vjeçare.

 

“Petrit Ç ka kryer vepra shumë të turpshme me vajzën time 5 vjeçe dhe jo vetëm me të. Gjykata e Dibrës gaboi rëndë që e liroi pedofilin. Jam shumë e tronditur nga ky vendim, por nuk kam se çfarë të bëj, pasi jam grua dhe nuk kam asnjë mbështetje. Po rris tre fëmijë jetimë dhe nuk kam para për të shkuar e trokitur në dyert e gjykatave. Gjyqtarëve që lanë të lirë personin që abuzoi seksualisht me time bijë, u kam lënë Zotin”, kështu ka thënë gruaja që banon në lagjen “Minatori” të Bulqizës.

 

Sipas “BalkanWeb”, reagimi i 33­ vjeçares ka ardhur pak ditë pasi gjykata e Shkallës së Parë e Dibrës la të lirë 43­ vjeçarin Ç.. E indinjuar, nëna e tre fëmijëve tha se vendimi i gjykatës është skandaloz. Sipas saj, trupi gjykues nuk ka marrë parasysh as dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët e ngjarjes.

 

“Fqinji im e ka mashtruar time bijë me një qese me fara dhe me gjëra të tjera që ai i kishte blerë në dyqan. E ka joshur dhe më pas e ka dërguar te bodrumi i pallatit. Në bodrum ai mbante një divan, ku ka kryer vepra të turpshme (nuk mi nxë goja t’i them) me vajzën time të mitur. Ishin komshinjtë që më njoftuan. Unë e pyeta vajzën në shtëpi dhe më tregoi për veprimet e Petrit Ç.t. Më pas ajo kishte frikë të dilte jashtë derës së shtëpisë. Unë menjëherë shkova dhe bëra denoncim në polici”, tha Gëzime Hoxha.

 

“Unë nuk kapem dot me gjykatën. Vëllezërit i kam në emigracion. Të afërmit e tjerë i kam larg, ndërsa jam dhe grua pa burrë”, pohoi 33­vjeçarja. Ndërkaq, “GSH” kontaktoi edhe me punonjësen e shërbimit social, Flogerta Koçi, e cila u shpreh se vajza ka rrëfyer para saj dhe policisë për veprimet e turpshme të 43­ vjeçarit. Jo vetëm kaq, pot Koçi i siguroi “Gazeta Shqiptare” raportin e saj në lidhje me rastin në fjalë.

 

Share This Article
1 Comment
  • Gezime ! Me vjen shum keq per cte ka ndodhur dhe nuk pershkruhet dot me llafe e as ne leter cka ndjen ti ! Duhet te dish se gjykatesit e prokuroret ja kan falur shpirtin Djallit qe diten qe monstra Berishovic pushtoi bordellon qe quhet shtet shqiptar !Jan kelyshet e pjelles se sistemit qe ai montoi ne Shqiperin martire ! Nuk je vetem ti qe kerkon doren e Zotit te mar hakun sipas menyres se tij ! Jan nena , baballar e femij qe humben njeri tjetrin ,qe ju moren jo vetem jeten por dhe prona e Drejtesia akoma esht ne doren e Djallit ! Bashkohem me dhimbjen tende dhe me mallkimin e ter shqiptareve te dhunuar nga pjella me e keqe e ktij sistemi postkomunist qe vetquhet “drejtesi”e ska asgje te perbashket me kuptimin e saj !!MALLKUAR QOFSHIN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *