GËZUAR 2021! NJË MESAZH PËR LEXUESIT E RREGULLT TË DITËS NGA STAFI I SAJ

J L

STAFI I GAZETËS DITA JU URON LEXUESVE NJË VIT TË RI TË MBARË E TË GËZUAR.

FALEMINDERIT QË KENI QËNDRUAR ME NE; JEMI PËRPJEKUR T’JU MERITOJMË, JO ÇDO HERË IA KEMI DALË.

UROJMË TË JEMI BASHKË DHE NË 2021.

PËR NE BËHET ÇDO DITË E MË E VËSHTIRË TË MBIJETOJMË NË NJË MEDIA SHËRBESASH DHE PROPAGANDE, POR SHPRESA JONË ËSHTË QË NJË DITË SECILI NGA JU TË NA NJOHË DHE TË NA KUPTOJË PËR ATË QË REALISHT KEMI QENË DHE PËRPIQEMI TË JEMI.

NE PO VAZHDOJMË TË LUFTOJMË PËR ATË QË BESOJMË. DO VAZHDOJMË TË LUFTOJMË EDHE PËR ATA QË NUK LUFTOJNË DOT PËR VETEN.

NE NUK KEMI NDRYSHUAR, JEMI ATA QË KEMI QENË QË NË NUMRIN E PARË. NE PARAJMËRUAM QË NË KORRIKUN E 2013 ATË QË PO NDODH SOT (KLIKONI KËTU).

SIDOQOFTË, NE NUK MUND TË DALIM MBI ATË QË MENDON DHE BESON LEXUESI I MAJTË. AI VENDOS, AI VOTON, AI KA PËRHERË TË DREJTË.

PA TË, NE NUK DO MUNDEMI TË BOTOHEMI.

BASHKËPUNËTORËT, ANALISTËT DHE LEXUESIT TANË I DËSHIROJMË ME MENDJE TË SHËNDOSHË E TË LIRË, TË BESOJNË DHE TË ZGJEDHIN VETË, TË KUPTOJNË ÇFARË PO NDODH, TË KUPTOJNË PSE ALTERNATIVË  E VETME KA MBETUR KOSHI I PLEHRAVE TË SË KALUARËS, PSE E MAJTA NUK ËSHTË MË E MAJTË, ETJ, ETJ.

NE RESPEKTOJMË MENDIMIN E SECILIT PREJ JUSH; NE RESPEKTOJMË BASHKËPUNËTORËT TANË DHE I BOTOJMË ATA, PA PRETENDUAR SE PËRFAQËSOJMË TË VËRTETËN ABSOLUTE.

POR MIQ TË DASHUR, NE JU INKURAJOJMË TË JENI KRITIKË DHE MOSBESUES.

ME TË GJITHË!

ME NE, TË PARËT! POR EDHE ME VETEN. E PASTAJ ME KËTË KLASË POLITIKE DËSHTAKËSH DHE SHARLATANËSH.

NUK E VENDOSIM NE KUSH E UDHËHEQ KËTË VEND.

NE UROJMË MË TË MIRËN PËR SHQIPËRINË TONË TË SFILITUR, ZOTI E DI SA E DUAM ZONJË, TË BUKUR, TË FORTË DHE TË DINJITETSHME.

FALËNDEROJMË BOTUESIN, PA TË CILIN KJO PËRPJEKJE E VËSHTIRË DHE E PAZAKONTË PËR TË RUAJTUR LIRINË DHE DINJITETIN E KËTIJ STAFI, DO ISHTE E PAMUNDUR.

PËR AQ KOHË SA DO MUNDEMI T’I SHËRBEJMË SHQIPËRISË, ME ATO MUNDËSI QË KEMI, DO JEMI KËTU KU JEMI.

KUR TË VIJË KOHA E PAMUNDËSISË, DO TA NDAJMË ME JU FUNDIN TONË. ME JU QË NA LEXONI DHE NA KUPTONI.

SHËNDET DHE MBARËSI PËR LEXUESIT TANË DHE FAMILJET E TYRE!

NUMRI I PARË PRINT PËR VITIN 2021 DEL NË DATËN 05 JANAR.

 

Share This Article
17 Comments
  • Ju uroj suksese si gazete dhe shendet dhe harmoni ne familjet e punonjesve tuaj.Viti i ardheshem te sherbeje ne rritjen e pavaresise suaj ne tw mire fe drites shqiptare..Sa me larg horrave dhe sa me afer popullit.E keqia e madhe dhe e keqia e vogel jane nen e bije.Stop mbeshtetjes se te keqes me te vogel.
    Gezuar populli im kudo ku je

  • Gezuar vitin e Ri, 2021 Gazeta Dita !
    Qofte viti 2021, viti i lumturise per te gjithe Shqiptaret kudo qe jetojne !

    Mos ardhte me nje vit i tille, si viti 2020 !

  • Gëzuar vitin e RI 2021! Jetë shëndet dashuri e lumturi gjithë bashkëatdhetarëve kudo në botë! Stafit të gazetës urimet më të mira!

  • Gëzuar Vitin e Ri Gazeta Dita.
    Jeta juaj do të jetë e gjatë se të majtët janë shumica në Shqipëri.
    Vetëm mbaheni timonin vetëm në një drejtim, kë do i majti.
    Të mos ndyshoni sipas konjukturave as dhe një cm .
    Dhe kryesorja të jepni dhe optimizëm për jetën , se populli jeton dhe ka nevojë të lexojë dhe ngjarje pozitive, se ato ekzistojnë jo pak, dhe në këtë kohë të vështirë.
    Kohën e kanë bërë të vështirë politikanët parazitë por dhe gazetarët mashtrues.
    Prandaj mendoj të krijoni një rubrikë të re vetëm me shëmbuj pozitivë, të njerzve që ja dalin duke punuar ndershmërisht dhe ndihmuar njerzit në nevojë pa bujë . Njerës të cilë dhe në rast vështirësie luftojnë për tia dalë pa u korruptuar.
    Prandaj dilni në popull që të nxirrni në pah dhe njeriun e vërtetë, jo vetëm fenomenin negativ , atë të tjetërsuarin , që na është ulur këmbëkryq në jetën e përditshme.
    Tregoni për të rinjtë, të cilët nuk i mbysin lokalet e shumta por lëvizin maleve dhe krahinave të shqipërisë dhe janë dashuruar pas natyrës së atdheut.
    Gëzuar dhe një herë gazeta dita,
    Urime të përzemërta të gjithë stafit,
    JU uroj shëndet , punë e mbarësi

  • Ju lexoj çdo dite. Jam shumé i kenaqur nga ju si staf edhe pse nganjehere nuk botoni komentet e mija. Gezohem, qe kritikat ndaj pushtetareve dhe shkrimet tuaja mbeshtesin shtresat e gjera te populleise shqiptare, ata qe me djerse fitojne buken e perditeshme dhe me veshtiresi mbijetojne. Ju uroje Gezuar Vitin e RI 2021.shendet, e suksese.

  • Urime vitin 2021.kam besim se rrnug etimin e tutjeshem do ta vzhdojme bashkarisht me faebardhesi,sepse sh kruajme te ver t et en e mahderishme dhe te drejten reale te kohes, jetes se njerezve dhe ngjarjeve.Andaj,konsiderojme se vetem keshstu media eshte me dinitet demokratike per lexuessin,shoqerine dhe kohen ne te cilen vepron.

  • Lola Komimi:
    “Gëzuar Vitin e Ri Gazeta Dita.
    Jeta juaj do të jetë e gjatë se të majtët janë shumica në Shqipëri.”

    Koncepti ” i majte” dhe koncepti “i djathte” jane koncepte te DEMOKRACISE EUROPIANE.

    Mos harroni se nji pjese e madhe e popullit shqiptar si dhe e drejtuesve shqiptar asht KUNDRA konceptit te DEMOKARCISE EUROPIANE.
    Nuk perputhet koncepti i DEMOKRACISE EUROPIANE me MENTALITETIN TURK te KLERIT MUSLIMAN qe çdo dite HELMON RININE SHQIPTARE. MJERISHT.
    Nuk perputhet me DEMOKRACINE EUROPIANE rruga NEO-OSMANE E ERDOGANIT, qe ndjekin DREJTUESIT AVENTURIERA TE SHTETIT SHQIPTAR te ashtu quejtun te MAJTE dhe TE DJATHTE.

    • Përshendetje dhe një herë Koncepti im për të majtët nuk ka të bëjë me konceptin europian mbi llojin e qeverive dhe programet e tyre pseudo demokratike. Kur flas për të majtën shqiptare kuptoj atë pjesë të shoqërisë sonë, shumica, që lufton për ruajtjen e vlerave historike që kanë vënë bazat e idenditetit tone. Shumica që guxon të mbrojë figurat e udhëheqësve apo veprimtarëve luftëtarë, që kanë sjellë ndryshime të rëndësishme në jetën e shumicës së popullit, në të mirën dhe përparimin e atdheute, e që nuk vënë kurrë në dyshim rolin e tyre në histori. Të majtë për mua janë Asim Vokshi me shokë që në rast nevoje nuk kursejnëas jetën për një kauze të drejtë, edhe në rast të një populli tjetër. Të majtë për mua janë bijtë e luftëtarëve të LANÇ, siç jam dhe vetë, apo simpatizantët e tyre, që dhe sot në këtë kohë të turbullt , mbrojnë me vetmohim vlerat e jashtëzakonshme të kësaj lufte, nga Kaloshët dhe “Qeveria e majtë”, sepse ajo luftë jo vetëm na rrjeshtoi në krah të aleancës kundra nazi-fashizmit, por me këtë dhe mundi të sigurojë kufijtë e vendit nga lakmia e pamatë e fqinjëve dhe pabesia e europës. Kjo është e majta për mua, jo qeveritë e majta që venë interesin e pushtetit duke shkelur pa turp angazhimet para elektoratit të majtë.

  • Të dashur Stafit Gazetës Dita !
    Të dashur ,Kryeredaktor: Adrian Thano

    Kolegjiumi i Redaksisë:

    Arben Duka, Bedri Islami, Janusz Bugajski (SHBA), Jorgo Mandili, Fatos Tarifa, Ksenofon Krisafi, Nasho Jorgaqi, Shaban Murati, të madhit Viktor Malaj

    Respekt për redaktorë përgjegjës për printin: Xhevdet Shehu, Entela Resuli, Pranvera Kola, Artur Qoraj

    Dhe për cilësinë në faqen online: Ornela Jaupi, Johana Lubonja, Briselda Hoxha

    Shtypja dhe Shpërndarja në kohë reale : Erland Durishti model mbreslënës .

    Respekt të veçantë Art Design & Cover: Klevis Janko si vlerë ushqyese për lexuesin.

    Uroi rritje vlerash të mëtejshme Faqosja e bendshme: Erind Osmani, Ilir Drizari

    Pa harruar Urimet për Programues: Toni Kolldani ..

    Sot datë 1 ,në vitin e ri 2021 festojmë dhe urojmë së bashku Stafin e G.Dita ,të gjithë me radhë njerëz me shumë vlera që derdhin djersë në formimin e një grupi lezuesish që shtohet me shumicë nga radhët e popullit rrethë saj, që me shumë durim e dashuri ,kulturë e respekt të ndërsjellta stafi lindi gazetën= Dita si tribunë e vegjëlisë.

    Le tu shërbejë G.Dita brezave si model i mirë i shoqërisë së kohës në të cilën jetojm ,bashkë me vlersimin e kontributin dhe përkushtimin maksimal te lexuesit rregullt dhe shtimit radhve dhe pandarjes – KURR ME LEXUESIN e admiruesin e saj.

    Është merita e stafit të Gazetës Dita që ka lehtësuar kuptimin e mjergullës që ka përhapur politika për nxi luftën Nac-Çlirimtare, për të vjedhur ,për sunduar e zhvatur popullin 30 vjet .Prandaj e kam dashur ,respektuar e adhuruar Ditën.
    PRANDAJ :GAZETA DITA !

    Gëzuar vitin e ri 2021.Gazetë me vlera edukative ,kulturore,atdhetare e profesinale që na gëzon ,lehtëson e na lumturon jetën dhe tërë shoqërisë shqiptare.

  • GEZUAR 2021 DITA !!!

    QOFTE NJE VIT I MBARE E I SUKSESSHEM PER SEJCILIN PREJ JUSH.
    MBI TE GJITHA UROJ SHENDET DHE SA ME PAK STRES NE PUNEN TUAJ.

    “MEDIA” E SHERBESAVE DHE PROPAGANDES NUK E KA GEZUAR DHE S´KA PER TA GEZUAR KURRE RE MAJTE, KUR SPEKTIN E LEXUESIT TUAJ.

    DHE KUR PERMEND LEXUESIN, KETU E PERJASHTOJ KATEGORISHT MILITARUCIN E PESHTIRE PARTIAK, GJYKIMET E CUNGUARA TE TE CILEVE BEJNE DALLIM SI NATA ME DITEN ME ATE TE QYTETAREVE TE LIRE E TE PAVARUR NGA NDIKIMET E KESAJ PARAPOLITIKE AS MISH AS PESHK.

    NE LEXUESIT JEMI ATA QE I KEMI PERKRAHUR FUQIMISHT OPINIONET E GAZETAREVE TUAJ, PER SA KOHE ATO ISHIN KONFORM BINDJEVE TONA NE VARESI TE ZHVILLIMEVE DHE AKTUALITETIT.

    JEMI PO NE A TA QE KEMI QENE MJAFT KRITIKEKUR KEMI KONSTATUAR SI LUHATJE QENDRIMESH, PO ASHTU DHE KOKEFORTESI DHE NJEANSHMERI TE THEKSUAR TE NDONJERIT PREJ TYRE.

    PSE NA U DASHKA MEDOEMOS VARESI PREJ MIOPI KE “E MAJTA E RILINDJOTERVE”, E CILA ME ARDHJEN E KALIT TROJAN NE KRYE TE SAJ E KA TRADHETUAR PA MEDYSHJE CDO PARIM E CDO IDEOLOGJI QE E LIDH ME BAZEN E TEORISE MARKSISTE?

    A KA MBETUR SOT “SYLESH MADHOR” QE MOS TE JETE NE GJENDJE TA KUPTOJE SE E MAJTA EKZISTON VETEM NE TRURIN E MYKUR TE MUT´THAREVE, DHE SE AJO E DIKRUSHMJA KA DALE KOMPLET NGA BINARET?

    A KA MBETUR SOT “ROD GARY” QE MOS TE JETE NE GJENDJE TE KONSTATOJE SE E ASHTUQUAJTURA E MAJTE ESHTE HEDHUR NE KRAHUN ZOGISTO-SALINIST?

    BOLL ME KONSTATIME DITA.
    NE 2021 LEXUESI DO PRESE PROPOZIME PER ZGJIDHJE.
    BEHUNI JU INICIATORET DHE THEMELONI NJE TE MAJTE REALE.
    POR 100% SHQIPTARE AMA, OKAY

  • Ju uroj gezuar vitin e ri, ju lexoj ju te pari, shikoj tek ju perpjekje per te qene afer te vertetes, mbani afer njerez te ndershem qe e duan kete vend. Bjerini korrupsionit.Faleninderit.

  • Gezuar vitin e Ri 2021 stafi I gazetes DITA, bashkpunetoret, lexuesit dhe kushdo qe jep kontribut sado te vogel ne familje dhe shoqeri per nje te ardhme me te mire. Urimet me te mira per familjet tuaja dhe kalofshim te gjithe me shendet te plote haracin e kesaj pandemie boterore.

  • DITA ,
    në mesazhin tuaj unë gjejë edhe veten time .
    Ju falënderoj , ju uroj dhe ju përcjellë urimet më të mira !

  • Respekte ,dhe nje vit te mbare ,ju urojme nga zema gjithe te mirat per gazeten e pa mvarur DITA . Jepini me shume gaz .Kritikoni sic kini kritikuar bandat politikane ,qe jane pa dyshim anti shqiptare ,anti zhvillim .Ndihmoni me shume ju lutem .

    PS :: Nje kritike ,ose nje mendim nga une personalisht ,kur ju permendeni te majtet e tj e tj .Ne shqiperi me keqeardhje nuk ka pasur
    ,nuk ka deri me sot te majte .

    KUR NJE E MAJTE E VERTETE DREJTON SHTETIN NUK DUHET TE KETE ,NUK DUHET TE EKZISTOJNE ME HAJDUTE , SIDOMOS ORDINERE , QE MUND TE JENE TE PA FAJSHEM ;SE VJEDHIN PER MBIJETESE : E PASTAJ JU TE NDERUAR GAZETARE MUND TE PERMENDENI TE MAJTE.

    Duhet ta kuptojne nje here e mire te gjithe votuesit shqiptaret ,qe shkojne si dele qorre perpara kutive te votimit ,dhe na prishin ,na shkaterojne ne te tjereve te ardhmen .Na meshiro o zot ,pse na ke puq me budallenje e qorra drite shkurter .

    Gezuar vitin e RI 2021 te gjithe stafit te mrekuesllushem te gazetes DITA !;

  • *Dita*emertoheni DRITE sillni,per mbrodhesine e Atdheut, Me ju ,per atdheun do jemi.
    Pune te mbare ky vit i Ri 2021
    Guri Naimit D

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *