E nderuar ‘DITA’, në faqet tuaja dua të përcjell këtë urim për Kosovën e Lirë. U mbushën 9 vjet nga pavarësia e fituar e Republikës së Kosovës. Pavarësia e një vendi ku lirinë dhe dinjitetin njerëzor ia morën, ia vodhën, ia vranë për mëse 100-vjet, një vendi të begatë dhe njerëzve burra dhe gra heroina. Ia morën dhe gjakosen çdo vatër dhe zemër të shqiptarëve, sakatuan çdo prag shtëpie hordhitë pushtuese, gjakpirësit e pangopur serbomedhenj, vrasësit kriminelë të bandave më të zeza që ka parë historia njerëzore, ustashët e skalionet paramilitare lindur nga skutat e barbarisë së mllefit antishqiptar me origjinë të lashtë sllave, greko-serbe.
Gjakut dhe sakrificave të atyre bijve dhe bijave shqiptare të UÇK-së, komandantëve që luftuan e drejtuan duhet t’u përulemi me dinjitet duke mbajtur fjalën dhe Misionin e premtuar, Idealin e tyre, për ndërtimin dhe formimin e një shteti për qytetarët dhe një shoqëri të emancipuar konkurruese për në Evropë. Duhet të përulemi përpara Adem Jasharit ashtu siç duhet t’i jemi përherë mirënjohës aleatit dhe Mikut tone të dashur strategjik: SHBA-së, që nuk nguruan dhe na inkurajon drejt formimit dhe funksionimit të shtetit tonë demokratik e ligjor.
9 vjet Kosova e pavarur, e lirë, sovrane e barabartë dhe dinjitoze si shteti më i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kosova jonë ka ecur dhe di të ecë në rrugën e shtetformimit si një vend që me luftë dhe sakrifica të pashoqe, etur për liri e barazi po kristalizon idealin e të parëve, lirinë dhe pavarësinë drejt integrimit Euroatlantik, drejt Bashkimit Evropian.
Në këtë rrugëtim të vështirë dhe me shume pengesa, Kosova është rritur, forcuar, pjekur, burrëruar e mësuar dhe e përgatitur për sfidat e së ardhmes. Tashmë populli dhe politika më shumë se asnjëherë nevojitet qe t’i vene shpatullat punës dhe të mirëzgjidhin problemet ekonomike, korrupsionit e krimit të organizuar, mirëqenien dhe arsimimin e njerëzve, rritjen e nivelit te sigurisë dhe modernizimin e Forcave te ardhshme të Armatosura të RK, e shumë e shumë të tjera, ku mbi të gjitha ledershipi e klasa politike të ulen në sofrën e bashkëpunimit, mirëkuptimit e bashkëbisedimit. Boll na kanë përçarë e ndarë të huajt, armiqtë e vendit tonë, më dobiprurëse do të jetë dorështërnguar se bashku se sa rruga inatçore.
Më mirë të bashkuar do t’i jepnim frymëmarrje këtij përvjetori të Pavarësisë. Urime dhe Gëzuar Pavarësinë Kosova jonë e dashur.
Letër e nënshkruar
Hekuran Rapaj