GËZUAR VITIN E RI 2022, I DASHUR FËMIJË

Alqi Kociko

 

 

I dashur vogëlush,

Ti nuk na njeh, sepse nuk lexon gazeta, ndërsa ne të njohim nga kjo fotografi dhe të tjera, që na tregojnë kushtet e mjera dhe të dhimbshme në të cilat jeton ti dhe familja jote.

Kur të rritesh, me të drejtë, do të pyesësh veten dhe njerëzit përqark për shkaqet e atij mjerimi ekonomik, të indiferencës shoqërore dhe moskujdesit shtetëror në të cilët u linde dhe po rritesh.

Në Shqipëri, i dashur, janë dhjetëra mijëra fëmijë që rriten në kushtet e tua. Po të mos ishte kështu ndoshta as ne nuk do ta shkruanim këtë letër, ngaqë do mendonim se raste aksidentale dhe të padëshirueshëm ka në gjithë botën dhe mund të ndreqen shpejt.

Ti, nuk ka të ngjarë ta lexosh tani këtë letër dhe, në të vërtetë, as ne nuk duam që ti ta lexosh pa u rritur aq sa të jesh në gjendje të kuptosh botën që të rrethon.

Po të ishe më i rritur, po të kishe radio dhe televizor dhe po të mundje të shëtisje nëpër bulevardet e ndriçuar dhe të hyje në sallat luksoze ku shitet moral i rremë, do dëgjoje se ti je fatlum që je lindur dhe po rritesh në “demokraci”, në liri dhe në një botë moderne.

Këto leksione mashtruese do t’i dëgjoje nga politikanë milionerë, analistë të pacipë dhe disa tipa barkmëdhenj, të gjithë të pashpirt. Këto rrëfime morale i dëgjojmë edhe ne përditë; i dëgjojmë nga ata që viti 1990 i gjeti thuajse si ne dhe si prindërit e tu, por sot janë ndryshe; nuk do të pranonin kurrsesi të përdornin shtëpinë ku po rritesh ti, as si banesë për qentë e tyre, për shembull për Reksin.

Reksi është qeni i një ish- bashkëfshatarit tënd, i cili thotë se ka 30 vjet që po sfilitet për popullin shqiptar, pra edhe për ty, dhe se ka qenë aq i suksesshëm në betejën e tij historike, të gjatë sa ajo e Skënderbeut kundër turqve, saqë sot ia ka arritur të ketë kullë të re në mal, shtëpi në kryeqytet dhe vila në bregdet. Jo për ty, as për mua, por për veten dhe pasardhësit e tij. Sigurisht, edhe për Reksin.

Po ta kishe moshën dhe mundësitë e informimit do të kishe parë dhe dëgjuar skotën e “gjeneralëve” dhe “kapterëve” të sistemit duke të thënë, si mijëra të tjerëve të moshës tënde, se jeni fatlum, ngaqë po rriteni në një Shqipëri të lirë, e cila (këtë kanë qejf ta theksojnë vazhdimisht) është bërë pjesë e NATO-s.

Anëtarësinë e vendit tonë në këtë organizatë politiko-ushtarake kjo skotë e quan si ngjarjen më të madhe në historinë e Shqipërisë pas shpalljes së Pavarësisë. Në këtë mënyrë ti duhet të besosh se epopeja e Skënderbeut për çlirim kombëtar, si dhe gjithë luftërat e tjera të shqiptarëve për liri nuk janë asgjë para qenies pjesë e NATO-s.

As zhdukja e analfabetizmit dhe përhapja e arsimit dhe kulturës kombëtare, as elektrifikimi i vendit apo ndërtimi i rrjetit të shërbimit shëndetësor falas në gjithë Shqipërinë, as industrializimi i vendit dhe punësimi i popullit nuk kanë asnjë vlerë përpara qenies natoist.

Pasi të veleshe nga këto, nuk do merrje dot përgjigje të drejtpërdrejt për pyetjen: përse kjo arritje kaq e madhe historike nuk ka mundur të më nxjerrë mua dhe familjen time nga mjerimi mesjetar? Përgjigjja e tërthortë për pyetjen e drejtpërdrejtë do të ishte: fajin e kanë prindërit e tu që s’kanë ditur të përdorin lirinë.

Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të fëmijëve në varfëri në Europë e në Ballkanin Perëndimor, – thuhet në raportin e “Save the Children” për 2020

I dashur fëmijë!

Gjithë propaganda e sotme dhe orkestra e saj zhurmëmadhe nuk të japin mundësi tjetër veçse të mendosh rreth përgjigjes së tërthortë. Pra të fajësosh prindërit e tu që nuk kanë ditur dhe as mundur të përdorin lirinë që ua dhanë para 30 vitesh mareshalët e Revolucionit të Rremë.

Fajtorë duhet të mbeten prindërit e tu që nuk ditën të merreshin me kontrabandë nafte, armësh apo njerëzish, që nuk kultivuan dhe shitën drogë, që s’patën mençurinë të merreshin me politikë, as me “biznes” dhe nuk vlerësuan sa duhet tenderët.

Po t’i kishe mundësitë që përmenda do të kishe mësuar se fëmijët, që i kanë pasur prindërit “të zotët” për kësi gjënash, bëjnë një jetë të tillë që nuk dinë nga bie fshati yt i vogël, por ata njohin shumë mirë Parisin, Romën, Nju-Jorkun dhe Dubain, njohin Versaçen dhe Armanin, Moulin Rouge dhe Red Light District. Ata shkojnë jashtë shtetit për të mjekuar një dhëmb apo për të fryrë buzët, gjoksin dhe prapanicën në mënyrë që të mos iu shkojë rinia kot, ndërsa ti…

Fëmijët fatlumë të prindërve “të zotë” fshijnë djersët e qejfit me monedha 500 euroshe; ty kaq para do të mjaftonin ta suvatoje kasollen për të penguar përplasjen e erës në trupin tënd të kërrusur që tani.

Prindërit e fëmijëve fatlumë mbajnë çanta dhe orë që vlejnë aq sa për të ngritur një shtëpi të re për ty dhe familjen tënde. Të gjitha këto i kanë fituar në saje të “mirëpërdorimit” të lirisë.

Nevoja dhe kërshëria do të të shtynin të pyesje se ku është shteti shqiptar, pra shteti yt dhe i imi që mëtohet të jetë kujdestari dhe mbrojtësi ynë.

Këtu ka mbi dy dekada që administrata shtetërore shpërdoron çdo vit 30-40 milion euro dhe askush nuk mban përgjegjësi. Nëse kërkon të dish ku kanë shkuar këto para që janë të popullit (punëtor, demokrat, atdhetar etj. etj.) duhet të hedhësh sytë tek vilat luksoze të paverifikueshme financiarisht, si dhe makinat moderne që drejtohen nga shtetas që ndryshojnë shumë nga ne dhe prindërit e tu.

Qeveria që kemi sot quhet e “e majtë” dhe, figurativisht e politikisht, ka lidhur martesë zyrtare me njerëz të varfër dhe të shtresave të mesme, por praktikisht e kalon natën në “shtretërit” e të pasurve. Se si quhet kjo lloj sjelljeje në gjuhën popullore do ta mësosh kur të rritesh.

Pjesa tjetër politike që quhet opozitë, e cila ka sunduar pjesën tjetër tê kohës qysh nga “revolucioni demokratik”, vajton çdo ditë për jetesën tuaj të mjerë, por kur ishte në pushtet nuk e dinte se ju ekzistonit.

Madje, ai që sot pret të marrë pushtetin siç pret maçoku të rrëmbejë peshkun, kur ishte në pushtet i shkaktoi ekonomisë popullore 230 milion euro dëm dhe nuk e pa të arsyeshme të paraqitej para drejtësisë. Ishte aq i zgjuar sa ta kuptonte se burgu është vend i mërzitshëm dhe se në politikë qëndron kot, nëse nuk e përdor atë edhe për t’iu shmangur gjykimit.

Kur të rritesh do ta kuptosh se me aq para do të ishin ndërtuar shtëpi për të gjithë fëmijët e varfër të Shqipërisë. Ai është një nga milionerët që kërkon të na bindë se milionët i ka bërë me rrogë dhe se fatet tona do jenë të njëjtë me fatin e tij, sepse kështu e ka thënë vetë Zoti.

Ke për të mësuar se në kohën që ti po jeton në mjerim, në vendin tënd e timin lulëzonte kultura e “vrimës”, se të gjithë politikanët tanë janë të dhënë pas “vrimave” dhe betohen se kanë bërë shumë të tilla, paçka se shumica janë vrima në ujë. Disa dolën nga vrimat dhe u vetëshpallën trima si Muji e Halili. Janë shumicë ata që dëshirojnë që vrimëbërësve t’iu dukej “vrima e miut 500 grosh”. Po kjo qenka shumë e vështirë të ndodhë.

Me të drejtë, ti do të pyesësh dikur se çfarë bënin miqtë tanë perëndimorë kur ndodhnin gjithë sa më sipër dhe të tjera bëma si këto. Ata, prej 30 vjetësh, na inkurajojnë me sloganin: “Keni punuar mirë, por mund të punoni akoma më mirë”.

Me gjithë sa kanë bërë politikanët tanë nën sehirin tonë dhe lavdërimet e miqve të huaj, na thonë të jemi optimistë sepse gjërat do të rregullohen nga po ata që i kanë prishur!

Mos e humbni shpresën, na thonë, se në mos u bëftë gjë tjetër, do bëjmë një… reformë. Kjo është fjala që kemi dëgjuar më shumë këto 30 vjet. Kjo është edhe vepra që ka dhënë më pak rezultat.

Vetë fjala reformë do të thotë “formë e re”. Pra, gjithnjë, përpiqen të ndryshojnë format me kujdesin për të ruajtur të njëjtën përmbajtje. Mjerimi yt do marrë fund kur të ndryshojë përmbajtja dhe jo forma. Shqiptarët megjithëse përherë me vonesë, gjithnjë ia kanë dalë të ndahen me të keqen dhe të ecin në rrugën e përparimit.

Edhe një herë:

Gëzuar Vitin e Ri 2022, ti dhe të gjithë ata fëmijë shqiptarë që janë sonte në kushtet e varfërisë së pamerituar për një vend që i ka të gjitha asetet për t’i rritur mirë fëmijët e tij, por që është tradhtuar nga klasa e tij politike dhe nga elita e vet intelektuale.

 

—-

DITA

Kjo letër u kushtohet gjithë fëmijëve të varfër dhe prindërve të tyre në zonat e thella dhe periferitë e Shqipërisë.

 

Share This Article
42 Comments
    • Kushdo që e shkroi përulje me respekt e nderim të madh.
      Lind pyetia:- Ku do të ishte ai fëmijë në kohën e “diktaturës,,?

      • 2022 viti femijeve tha njera nga qelbesirat e rilindjes.
        Tjetri na nxorri se ishim me optimist se evropa perendimore dhe amerika.
        Propaganda vazhdon 2022+

  • Rnofte pulitika jone kurve e perdale. Rnofshin pulitikanet tane pushta dhe llapaqene.Mjere populli qe s’ka koke tu ndeze cingarin kesaj klase pulitike qe e shperfytyroi ne gen shqiptarin. Mallkuar qofte ai bark qe lindi Berishen, Ramen,Meten e tere sojin e tyre te peshtire.

  • Migjeni do te shkulte floket. Ta gezoni Shqiperine o bastarde politikane,se ia arritet ta shisni per tu kamur vet. Iku nje vrases serial,erdhi nje hajdut arrogant ordiner.

  • T’u lumte pena kushdo qofsh! Shkrimi yt prek plaget me te renda te shoqerise tone, prandaj edhe m’u mbushen syte me lot teksa lexoja. Lotoja sepse me dhimbset Shqiperia, me dhimbsen ata qe enderruan te “dilnin ne diell” dhe rane nga shiu ne bresher, me dhimbsen femijet pa ndjesi atdheu dhe qe po shumohen per dite. Kam shume per te thene, por kam frike se mos i demtoj te vertetat e pakundershtueshme qe parashtron ti. Edhe nje here faleminderit.

      • Nuk i gjen gje minjte e gjitizeve, jooo..
        Edhe sikur ta kishte zene korona s’do rrinte dot pa shpalosur “mencurine” e tij si llapaqen provincial.Lere pastaj kur gafurret se ka qene gazetar.

  • DITA,ju lumt per shkrimin,si gjithmon te vecant edhe ne urimin e fundvitit.
    Pena jote Maliher,
    Per politikanet e dhjer,
    Te dale nga e njejta dere.
    Per ta bere vendin sketerre.
    Ky popull po duron shume,
    Vjedhje,vrasje e plaçkitje,
    Po ha njeriu-njerine.
    Per te prure ne fron SALINE.
    I kerrusuri eshte nje,
    Oh sa ka si AI,
    Ky sistem per ATA,
    Eshte si UJKU qe te ha.

    • Cfare eshte kjo – o te lumte, jo po migjeni nuk shkruan me bukur etj.

      Zoterinj i kemi dhene votat nje grupimi politik qe ka nje politike sociale tipike,.eshte ne pushtet ky grupim politik dhe indirekt duke zbatuar nje politike rendi dhe taksash ne favor te shtresave te pa privilegjuara do arrije qe askush te mos ngeli pa jetese e banim. me besim…

  • Mendoj t’i japim ndonje shperblim gazetareve te Thanos, se ua paskan thare riskun kete fundviti me duket. Po protestojne ne heshtje duke i lene aprovimin e komenteve ne meshire te fatit

  • Luli i vocèrr mè 2015,

    kafshatè qè s, kapèrdihet asht or vlla mjerimi, shkruan Migjeni ynè.
    Edhe mè e pakapèrdishme, èshtè “bashkèjetesa paqèsore” e kètij populli tè vuajtur, me hajdutèrinè dhè hajdutèt,,,, rreshtimi nè llogoret e fekalta tè “tè djathtève” dhe “tè majtève”, duke hedhur mènjanè çdo virtyt dhe krenari tè shqiptarit. Nderi dhe virtyti i shqiptarit, besa dhe bujaria qè gjoja paskemi nè venat tona, krenaria dhe fisnikèria ,,,,,,,, ku i humbèm ato drita orientimi dhe u bèmè ushtarèt e sè keqes?
    Feja e shqiptarit èshtè SHQIPTARIA, dhanè kushtrimin rilindasit tanè, pèr tè mos lejuar turq, grekè e serbè, tè pèrçanin kètè komb, dhe ia arritèn qèllimit. Atè qè nuk e bènè tè gjithè hasmit bashkè, po e bèn çeta kusare e Sali Berishès dhe mashtruesve e hajdutève ordinerè, majtas e djathtas. Nuk ka Shqipèri, nèn hajdutèrinè e njè bande dhe llapave tè gjata tè mbesave “aristokrate”. Ka vetèm “ULTRA TÈ MAJTÈ” DHE “ULTRA TÈ DJATHTÈ”. Ky èshtè sinonimi i ri i dallkaukllèkut, i shèrbètorève tè hasmit dhe atyre qè nuk e duan kètè popull.
    Njerèz tè tillè, “nuk kanè kohè” pèr Lulin e vocèrr dhe varfèrinè e tij akuzuese.
    Mjerimi kaiher i ka faqet e lustrueme/ buzèt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme/ trupin pèrmendore e njè tregtisè tè ndytè/qè asht i gjikuem tè bie nè shtrat tè vet i dytè/dhe pèr atè shèrbim ka pèr tè marrè do franga/ndèr çarçafè , ndèr fètyra dhe nè ndèrgjegje danga.
    A ka ndryshuar ndonjè rrethanè , qysh nga kushtet pèr tè cilat na shkruan Migjeni?
    “Lum ata” qè kanè diçka pèr tiu gèzuar. Ata qè nuk janè pjesè e kolonave tè semaforève, nuk gjejnè ndonjè arsye pèr gèzim. Luli i vocèrr, iu vret ndèrgjegjen.

  • Lum kush e lexon si kushtrim per te ardhmen e ketij vendi pa horra e politikane pa identitet qe drejtojne sot kete vend nen obrellen tashme te grisur 30 vjeçare te “miqeve”!

    Mendje e vizion ka plote ky vend,atdhetare te vertete e qe u djeg zemra per kete vend po gjithashtu plot por vagabondat e ketij vendi,hajdutet nderkombetar,rrugaçet e zaptuesit e ketij vendi per interesa kaubojesish bejne te pamundur bashkimin e ketyre zerave te vertete te veçante qe ç’do ore,dite muaj e vit nxjerrin ne pah horrelliqet e kesaj klase karagjoze e te pashpirt per nje shoqeri qe lengon tashme ketu e 30 vite pasi e ndjen se sot shkopi i “arte ” qe shkundej si demokraci ne vitet 90 sot u ka hyre aq thelle sa jo vetem qe u ka krijuar dhimbje por po u merre dhe jete!

    Ndjej keqardhje per kete te mjere fatkeqesisht jo te vetem dhe uroj nga zemra “Gezuar festen e 2022”,na gjete me te bashkuar per ti shporrjen e kesaj klase horrash e kriminelesh e dhenise se kontributit per ta ribere kete vend qe meriton me shume pasi bishat na i krahasojne me Gjermanine e vendet me te zhvilluara kur ne nuk jemi jo me pak se nje qytet i zakonte i ç’do shteti te fuqishem me teritorin qe kemi e popullaten!

    Uroj qe dhimbja ç’do shqipetari ti kete shkuar ne palce per ti thene sotp kesaj tallje e katrahure qe na u shit per demokraci e qe permban vetem demografi mish-mashe!

  • Per mua ke shkrujt bukur. por shume nuk ka nevoje qe te shkruash kaq shume per te thene pak fjale……. Qe jane….. Kemi vojtur dhe po vuajm nga politikanet njerez qe nuk din… Din vetem te pasurohen per veten e Tyre.. Fatkeqesia jone. Zogu pler.. . Enveri pler…Saliu super pler….Rama super pler….. E tjetri??????????

  • Nje pasanik si ky shkrimtar qe ju duket se mendon per jeten e te varferve dhe kushedi se sa k fituar nga ky shkrim .Te gjithe gazetaret qajne hallet e fukarejve por askush nga ket nuk ngriti nje strehe per te varferit.

      • Koha e hartimeve nuk ka ikur kurre. Dhe nuk duhet te iki asnjehere. Kur isha ne shkolle per mesimin e gjuhes ne vendin qe jetoj, cdo dite e mesimit fillonte me hartim. Nje teme e re cdo mengjes, duhesh lexuar dhe shpjeguar para klases…..

  • Sa kthellet esht shkruar dhe tani te pyetet populli pse votojme per keta kriminela ,hajduta,jo vetem keta por edhe perendimi jane kriminela kur asnji shtet nuk u interesua per jeten e popullit dhe te vizitonte fshatrat qe akoma nuk e kane ujin e pishem,ruget jetojne se bashku me kafshet,kurse keta te huajt hane e pine se bashku me kriminelet ne qeveri ,Berisha kur e mori shtetin tha dota bejme Shqiperine Evrope ,por ai e kishte fjalen se ai edhe banda e tij dote jetojne si ne Evrope ,E JO Populli Basha esht i njejti Hajdute,Rama flet per Satelitet por populli nuk e ka buken e mjaftueshme diktatura ka qene nji tmer por femijte dhe grate kan patur ma shum mbrojtje se tani,pra or popull mos votoni ne te ardhmen per asnji kandidate qe jetojne ne villa lukse pse dote ju vjedhin tere jeten e ardheshme.

  • Vogelushi i shkrete nuk ka se si t’ju njohe ju gazetaret se fundja “prodhimet” tuaja mendore te hedhura ne copeza letrash lexohen kryesisht nga moshat e rritura.

    Ndryshe do ishte puna nese ju si gazetare qe ju me sa duket iu qakerka shpirti per njerezit e vuajtur do angazhoheshit seriozisht, qe shkrime te tilla kaq realiste e qe prekin ceshtje kaq te nxehta sic eshte mbipasurimi i tejskajshem i ish-bythgrisurve pepesheiste te shfaqej ne faqet e para te librave te ciklit te ulet shkollor.

    Do thoni ju qe tekste te tilla eshte e pamundur te aprovohen nga sherbetoret e zellshem te “kokave madhore”, ku ato me brymosje edo-salinist bejne dallim nga te tjerat.

    Sidoqofte, edhe pse shancet jane minimale, ju gjeni kurajon dhe beni tuajen. Pasi te keni bere kerkesen ke ministria e (keq)arsimit publikojeni ketu si artikull dhe prisni prej ndonje zuske refuzimin e propozimit.

    Pershendetje dhe gezuar 2020

  • Gezuar te gjithe shqipeve. Me shendet, dashuri, miresi, shkollim, kulture, me shoke shume e shoqeri te mire, respekt, kujdes, me shkolle dhe mentalitet modern, por pa haruar kurre vetveten, historine me te mira shqiptare dhe shkaqet e deshtimeve te turpshme dhe shekullore. Kjo foto eshte te merzite, eshte e rende. Te ndryshoni ndryshimin e ngadalshem. Por mos haroni se disa te ardhura me te shumta ne Europe nuk te bejne gjithmone te lumtur ?

    • Sikur te paska djegur pak o “popull”? Me qe e ka bere publik informacionin, moderatorii ne fakt duhet ta dije dhe se kush e ka shkrepur aparatin, apo jo? Si do ishte sikur ta pyeste fotografin se ne c’vend eshte bere dhe se cilet jane konkretisht prinderit e kesaj femije? Jo per gje por ne nje shtet me demokraci funksionale prinderit duhej te ishtin denoncuar dhe te merreshin ne pyetje nga hetuesia per mundesine e perfshirjes se tyre ne kete lloj maskaralleku qe te kujton skllaverine e mesjetes.

  • Realitetin ne shqiperi e ilustron kjo foto . Eshte e dhimbshme , a kane zemer ose femije vete kata perbindesha politikane . Nje respekt per kete shkrim e per gazeten prestigjoze DITA .,qe tregon mjerimin dhe surratin e politiakneve te ketij tranzicioni post komunsit .Ky femije me keq se ne Somali e ne indi , i pa formuar, i pa ushqyer dhe me barkun bosh ,dhe i djegur qe ne djep , po mbledh krom per Zamir Mane e kompani ,qe ndan parate me ato qe i kane dhene licence dhe kane vulen e thate te pushtetit qe ne idiotet qorra i votojme . A ka zot apo jo ???

    Nderime dhe shume repekt gazetes DITA :

  • Repekt për G.Dita që ka botuar këtë foto makabro te mjerimit e shfrytëzimit varfërisë barbare të shumicës njerzve 30 vjet varfëri e shfrytëzim kafshror ,të shoqërisë dhe fëmijve siç është katandisur ky fëmij me ju dhembur gurit e drurit si koha e skllavrisë ,kur fëmijtë e plitikanve shetisin në lukse prrallor .

    Shfrytëzimi dhe mjerimi i fëmijve është plaga që kullon gjak i shëmtuar i shfrytëzimit grabiqar tamam ky fëmijë në këtë foto që nuk do koment jo vetëm skllavri të shoqërisë ,por edhe të fëmijve të vegjël .

    G Dita të mbledhë ndihma ta afishojë në faqe të parë FOTON E KËTI DJALI NË MJERIM , ta bëjë publike mjerimin shfrytëzimin e fëmijve që na ka zënë me këtë demokratoshkërdhatësi ti bëhet një shtëpi e re dhe një pension që ti siguroi bukën e përditshme.

  • I ka thene Adrian Thano qe te rrisi ndihmen ekonomike Edi Rama? Nga 100 mije leke ndima ekonomike duhet bere 500 mije leke.

  • Artikull i shkëlqyer,por fatkeqësisht për një popull që nuk e kupton se çfarë është ABC e jetës ( Vota ).

  • Si ne kohen e ppsh,apo jo fteri?! Atehere kishim te gjithe shtepi,pavaresisht se flinim 8-10 veta ne nje apartament 1 plus 1dhe kishim 2 familje nje banjo se keshilli i lagjes ja jepte njeren dhome nje çifti te ri. Kishte nje te mire qe barkun e kishim gjithmone “plot” sepse dhe buka ishte me racion per te cilen mburresh ti shoku fteri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *