Është në thonjëza titulli,
që ka poezia,
sepse ato vargje,
s’janë vargjet e mia!..
Është një nga urimet,
që më erdhi mua,
që si më i miri,
u klasifikua!
Pas ditëve me dhimbje,
me lot e të qarë,
qesha me gjithë shpirt,
për herën e parë!
Dhe unë ju përgjigja,
në çast mikut tim,
me një fjalë të vetme,
veç me një :”Amin!..”
Dhe ai në çast,
sa mori “aminin”,
u përgjigj rrufe:
“Të kemi Edvinin!..”
Ta kemi – o mik,
Njeriun e Gjatë,
se në kohë të zeza,
Na mban me… gallatë!
Nga të Socialistes,
pashë një qarkore:
“Kundra LSI-së,
sulmet kryesore!..”
Kur lexon qarkoren,
I fërkon ca sytë,
përse Lulëzimi,
është në plan të dytë?!
Janë mall i skaduar,
Monë edhe Lulzim,
dy që s’ngjallin dot,
shpresë dhe besim!
Pesë parti më tepër,
në Prill kemi ne,
po për dreq nuk kemi,
një fytyrë të re!
Për katër prej tyre,
Është SHQUPI burimi,
po ç’vlerë mund të ketë,
ky lloj riciklimi?!
Myslimi-Rudina,
një çast s’kanë pushuar,
e ndjejnë se janë,
dy të afirmuar!
Ka kaq shumë parti,
kripë dhe piper,
Topalli në Shkodër,
një mandat e merr!
Tjetrin si gjithmonë,
garant e ka Toma,
për të tjerët-fiqtë,
s’janë pjekur akoma!
Më duket asnjë,
shportat s’i mbush plot,
dhe pesëdhjet përqindshin,
nuk e kapin dot!
Të gjithë vit pas viti,
i kemi provuar,
gjithmonë lënë mbrapa,
një vend të shkretuar!
Prillin do ta ketë,
prapë garda e vjetër,
veç kësaj s’do ketë,
asnjë ndryshim tjetër!
A.DUKA

fjale te mencura dhe plot kutim .Si gjithmon.
Gezuar o Benko kete vit te ri,
pa pandemi edhe pa LSI!
ama edhe –
Gezuar qofsh or Benkua poet,
por dhe pa Ramen, ate ibret!