Global Financial Integrity (GFI) thotë se më shumë se 1.3 miliardë dollarë janë nxjerrë ilegalisht nga Shqipëria në vitet 2005-2010 nga një elitë e korruptuar
Grupi antikorrupsion me bazë në Uashington thotë se para me një vlerë sa një e treta e buxhetit vjetor të Shqipërisë janë larguar nga vendi në pesë vitet e fundit përmes një kombinimi të korrupsionit, evazionit të taksave dhe aktiviteteve të tjera ilegale.
Klark Gaskoinj (Clark Gascoigne), zëdhënësi zyrtar u shpreh në një deklaratë për agjencinë “Balkan Insight”, se ai beson se 60% e këtyre parave vijnë nga evazioni i taksave, 35% nga aktiviteti kriminal dhe 5% nga korrupsion
GIF, i cili përdor të dhënat e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, tha se vetëm në vitin 2008, 405 milionë dollarë u larguan ilegalisht nga Shqipëria.
“Për një vend si Shqipëria kjo shumë që largohet është shumë e madhe, dhe nëse paratë do të kishin qendruar brenda vendit, do të përdoreshin në infrastrukturë, edukim dhe për t’i nxjerrë njerëzit nga varfëria”, u shpreh Gaskoinj.
“Për një vend si Shqipëria kjo shumë që largohet është shumë e madhe, dhe nëse paratë do të kishin qendruar brenda vendit, do të përdoreshin në infrastrukturë, edukim dhe për t’i nxjerrë njerëzit nga varfëria”, u shpreh Gaskoinj.
“Dhe më e rëndësishmja, këto rrjedhje furnizojnë ekonominë e jashtëligjshme, krimin dhe korrupsionin, duke krijuar një pabarazi të të ardhurave, duke bërë më të pasur të pasurit dhe duke varfëruar edhe më shumë të varfërit”, tha ai.
Të dhënat e publikuara nga GFI-ja përputhen me ardhjen në fuqi në 2005-n të qeverisë së Sali Berishës, i cili premtoi “tolerancë zero” për korrupsionin.
Gjithsesi, qeveria e tij e qendrës së djathtë është njollosur shpeshherë nga skandalet e korrupsionit duke prekur edhe formacionet më të larta të pushtetit.
Në raportin e Transparency International të 2012-s, Shqipëria indeksohet si një nga vendet më të korruptuara në Evropë. Organizata me bazë në Berlin e listoi Shqipërinë në vendin e 113 nga 176 vende në 2012-n, duke shënuar ulje nga vendi i 95-të në 2011-n.
Ajo cfare nuk thone mediat shqiptare eshte se ne kete tabele, vetem shqiperia nuk ka te dhena per transferta perpara 2005. Vete publikuesit e rapportit sikur I kan fshire me dore keto te dhena, qe ne vendet e tjera jane te plota.
Pra dikush, ka kerkuar me ngulm qe Shqiperise ti hiqen vitet e Qeverisjes Socialiste, sikur te mos kishin ndodhur, ose per te nxjerr nje “perfundim” qe Socialistet “nuk kane bere transferta te tilla”.
Eshte pra per te qeshur (ose per te qare) qe nga 140, çuditerisht nuk ka asnji te dhene perpara 2005 …
Ah se harrova, mbase do te ishte me interes per publikun te dij se kush jane ata qe publikuan kete raport, dhe cfare lidhje mund te kete me PS/FRESSH dikush qe punon sot prane zyres qe perpiloj keto statistika per BB/FMN.