Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (Figc), Carlo Tavecchio, ka bërë të ditur të mërkurën zgjatjen e kontratës së teknikut Giampiero Ventura, i cili do të jetë seleksioner i ekipit kombëtar italian deri në fund të Evropianit të 2020.
Giampiero Ventura është zgjedhur seleksioner i ekipit kombëtar të Italisë në qershorin e vitit të kaluar, para nisjes së Euro 2016, duke zëvendësuar Antonio Conte, i cili mori më pas drejtimin e anglezëve të Celsit.
“Jam i nderuar që do drejtoj një prej seleksioneve më të mira në botë”, deklaroi ish-trajneri i Torinos pas caktimit në këtë post.
Italiani 69-vjecar u shpreh se “Dua të falënderoj Antonio Conte, pasi nuk më ka lënë thjesht një grup, por një grup me dëshirë të madhe për të punuar”.
