Giampiero Ventura, seleksioneri i ri i Italisë është prezantuar të martën para shtypit, duke zëvendësuar kështu Antonio Conte, i cili ka marrë drejtimin e Celsit.
“Jam i nderuar që do drejtoj një prej seleksioneve më të mira në botë”, deklaroi ish-trajneri i Torino, i caktuar në këtë post në muajin qershor, para nisjes së euro.
Italiani 68-vjeçar do të zëvendësojë Antonio Conte, që ka marrë drejtimin e Celsit, pasi udhëhoqi seleksionin deri në çerekfinalet e Euro (humbur përballë Gjermanisë me 11-metërsha).
“Unë dua të falënderoj Antonio Conte, pasi nuk me ka lënë një grup, por një grup me dëshirë të madhe për të punuar”, theksoi Ventura.
Xhenovezi do të debutojë në pankinë më 1 shtator në një ndeshje miqësore ndaj Francës në Bari, para se të shkojnë në Izrael më 5 shtator për ndeshjen e parë të fazës së kualifikimeve për Kupën e botës 2018.

Suksese ne detyren e re por ki kujdes ndeshjen me Shqiperine.
Edhe te tjere trajnere e pesuan.Duhet te behesh gati ti mbash emocionet. Ske ci ben,pas cdo te mire,ka nje te keqe.
Do zoti me kaq!
Seleksionin – Perzgjedhjen (Shqip), kombetaren ne kete rast
Zevendesoi Antinio Conte – Ai zevendesoi ate, forma e shquar e emrit, pra ‘ zevendesoi Antinio Konten’.
Perdoreni shqipen se eshte me e shtjelluar se c’mendoni ju, fare muti!