Me spekulimet për statusin e tij të punës, drejtimi i Antonio Conte-s në Stamford Bridge mund të përfundojë pas dy sezonesh.
Ish-menaxheri i Chelsea-t, Gianluca Vialli beson se menaxheri aktual i londinezëve, Antonio Conte, mezi po pret që të largohet nga klubi.
Conte fitoi Premier Ligën sezonin e kaluar, por sezoni i tij i dytë në klub ka qenë shumë më sfidues.
Pas humbjes 3-1 me vendin e katërt Tottenham të dielën, Chelsea e gjen veten 8 pikë larg zonës Champions.
“Conte nuk mund të presë për të lënë Chelsea-n”, tha Vialli për Sky Sport Italia.
“Ai nuk mund të qëndrojë pasi ata shesin dhe blejnë lojtarë pa u konsultuar me të. E vërteta është që Chelsea dëshiron një menaxher që është më shumë një njeri i klubit”.
Megjithëse Conte mund të jetë i vendosur për t’u larguar nga Stamford Bridge, ai nuk do ngelë “pa punë” pasi PSG ka shfaqur interesim për teknikun italian.
“Pavarësisht se cila kombëtare apo skuadër do të jetë, Italia apo Paris Saint-Germain, ai do e gjejë një vend ku do fitojë titujt më prestigjiozë që mundet. Do të ketë një radhë kontratash për të nënshkruar”.
a.s/dita
