Pas plot 29 vitesh të mbushura me trofe dhe emocione, Rajen Gigs ka zyrtarizuar sot ndarjen me Mançester Junajtid.
Legjenda e futbollit uellsian fitoi në 24 sezone 35 trofe me “Djajtë e Kuq”, mes të cilave 13 tituj të Premier Ligës.
Gigs mban edhe rekordin për numrin më të madh të ndeshjeve me Junajtid, që në total janë 963 të tilla.
“Pas 29 sezonesh te Mançester Junajtid si lojtar dhe menaxher, unë e di se fitorja është në ADN-në e këtij klubi. Është e shëndetshme të kesh pritshmëri të mëdha. Junajtid nuk meriton asgjë më pak . Për këtë arsye vendimi im për t’u larguar nga klubi ku jam rritur dhe që jam bërë pjesë që në moshën 14 vjeç. Por do të largohem me kujtime të jashtëzakonshme dhe një eksperiencë që shpresoj do të më shërbejë në të ardhmen”, thotë Gigs në deklaratën e largimit.
