Ryan Giggs thotë se Manchester Unitedi nuk e konsideron veten në nivel më të ulët se kampioni i Evropës, Bayern Munich.
Djajtë e Kuq janë nikoqirë të bavarezëve të martën mbrëma për të zhvilluar ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe shumëkush e konsideron favorit klubin gjerman.
“Është e qartë se Bayerni është një ekip fantastik. Është kampioni në fuqi, ndërsa e ka marrë në dorë Pep Guardiola dhe ka angazhuar disa lojtarë të rinj duke e bërë skuadrën edhe më të fortë”.
“Për shumëkënd, ata janë favoritë, por ne jemi Manchester United në Old Trafford dhe kemi kaluar shumë mbrëmje të mira këtu, sidomos në Evropë”.
“Si lojtarë, ne nuk e konsiderojmë veten ‘viktima’, e shohim veten si Manchester Unitedi që po luan në shtëpi në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar mesfushori veteran.
Në vitin 1999, Unitedi luajti kundër Bayernit në finalen e Barcelonës, të cilën klubi anglez e fitoi me rezultat 2-1. Në atë ndeshje luajti edhe Giggs.