Ryan Giggs do jetë trajner i Manchester Unitedi deri në fund të sezonit aktual. Djajtë e Kuq e shkarkuan nga puna trajnerin David Moyes pas sezonit zhgënjyes dhe si ushtrues detyre e kanë angazhuar mesfushorin veteran.
Uellsiani 40-vjeçar, i cili ka regjistruar 962 paraqitje me fanellën e Unitedit, do ta drejtojë skuadrën në katër ndeshjet e mbetura të Ligës Premier.
“Pas largimit të David Moyes si menaxher, Manchester Unitedi njofton se Ryan Giggs, lojtari më i dekoruar i klubit, do të marrë përgjegjësinë për ekipin e parë derisa të caktohet një trajner i përhershëm”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga klubi anglez.
Jurgen Klopp, Louis van Gaal, Diego Simeone dhe Carlo Ancelotti, janë emrat që qarkullojnë për të zënë postin e trajnerit nga sezoni i ardhshëm.

Kane gjetur njeriun e pershtatshem : Giggs ishte hamshori dhe shkerdhente prej vitesh nusen e vellait.