Debati për reformën në arsim, ka shkaktuar veç të tjerash, edhe përplasje e akuza mes profesorëve që japin mësim tek universitetet publike dhe ato private.
Gilman Bakalli p.sh, sot ka sulmuar Artan Fugën, që është një nga kundërshtarët e mëdhenj publik të reformës në arsim.
Një një shkrim tek Mapo, Bakalli është përpjekur të telendisë Fugën, edhe pse nuk ia përmend emrin.
“Profesori i Popullit përpiqet të shfaqet si Sokrat i vuajtur, por nuk i shkon ky model. Sokrati ishte tip sportiv, ecte në këmbë rrugëve të Athinës për t’i takuar vetë njerëzit, Profesori i Popullit nuk para e ka qejf lëvizjen në këmbë (në këtë rast thuhet se është i motorizuar) dhe njerëzit i pret ulur, në sallën e tij të pritjes në facebook. Sokrati i ngacmonte njerëzit me pyetje mbi gjërat thelbësore të jetës si drejtësia, bukuria, dashuria, vdekja etj., duke besuar se dija ishte brenda tyre dhe, me pyetjet e duhura, ajo mund të dilte jashtë, lindte. Profesori i Popullit i përmbyt njerëzit me një “numër” të pafundëm çështjesh, të cilat, më shumë se krijimin e mendimit synojnë mbytjen e tij. Sokrati dialogonte për të nxjerrë një mendim, Profesori i Popullit monologon dhe i “pëlqen” kur populli ia “pëlqen” mendimin. Sokrati e ngacmonte popullin për të krijuar mendim, Profesori i Popullit kërkon pëlqimin e popullit, për të konfirmuar mendimin e tij personal. Sokratin nuk do ta njihnim po të mos ishte Platoni, Profesorin e Popullit populli nuk do ta njihte po të mos ishte facebook-u ose Arian Çani.
Por ka një ngjashmëri të fortë midis filozofit endacak athinas dhe profesorit sedentar tiranas. Sokrati thoshte se ishte diçka thellësisht private, siç ishte gruaja e tij shumë e pasur Ksantipja, ajo që e detyronte të filozofonte rrugëve të qytetit. Ishte grindavece dhe lunatike kjo grua dhe, si të vetmen mënyrë për t’i shpëtuar, Sokrati kish gjetur eglendisjen filozofike rrugëve të Athinës. Në këtë pikë, Profesori ynë i Popullit nuk ndryshon aspak nga Sokrati. Edhe Profesorin tonë të Popullit duket se marrëdhënia e çrregulluar me Privaten e ka hedhur në krahët e Publikes. Thonë se ishte pasuria e Ksantipes që ia mundësoi Sokratit stilin endacak e filozofik të jetesës. Gojë të liga thonë se edhe Profesori i Popullit ka thithur mirë e mirë nga cica e shëndetshme e Privates, me qumështin e së cilës mundohet tani të ushqejë lopën e plakur të Publikes.
Jeta e Sokratit u mbyll si tragjedi. Vjeshta e Profesorit të Popullit po vjen si një lojë satirike. Në të cilën, regjisor dhe personazh kryesor është vetë profesori, Profesori i Popullit si një Sokrat i vetëkënaqur dhe me fat që i përket një populli që nuk mendon”, shkruan Bakalli.

Sulmon miu, elefantin!
Po ata “profesore” qe mbrojne interesat e Cilit a mund te quhen “sokratike”? Aman o Gilman po sa poshte e ke telendisur veten qe ti sherbesh Cilit ne kete fare feje. A s’na thua se si te duket kjo reforma e arsimit e hartuar nga Cili me shoke per interesa te Cilit me shoke ne vend qe te merresh me Fugen. Me sa duket edhe ne rastin tend vlen thenia latine “pecunia non olet”
Ha ha ha sa kam qeshur.. nje alegori per tu pasur zili.. me Arjan Canin promojne bythet… cicat..