Giorgio Chiellini largohet pas 17 vitesh nga Juventus

Ornela

Giorgio Chiellini do të largohet nga Juventusi pas 17 vitesh.

Lajmin e konfirmoi vetë qendërmbrojtësi, me anë të një postimi në Instagram. Me fanellën bardhezi, 37-vjeçari fitoi 9 tituj kampion radhazi si dhe 5 kupa Italie që nga viti 2005, kur lojtari u transferua nga Fiorentina.

Të hënën, Chiellini do të luajë ndeshjen e fundit në Juventus Stadium, ku do të përshëndetet dhe me tifozët bardhezi. Tre javë më parë, mbrojtësi njoftoi tërheqjen dhe nga kombëtarja italiane pas finales së madhe me Argjentinën, e programuar në 1 qershor, në Wembley.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *