‘Gishtpremi’ i Lulzim Bashës dhe besëprerët e PD-së

redaktor

 

A do ta shoqërojnë bodigardët dhe deputetët e tij, kreun e PD-së ashtu si në protesta dhe në burg? Çeta e Lulzim Bashës i shpall “luftë” Prokurorisë së Shtetit, Qeverisë dhe Partisë Demokratike. Të implikuar me çështjen “Babale” mbi 15 persona të lidhur direkt me Lulzim Bashën.

 

Tashmë, hetimi i çështjes “Babale” po zbulon zinxhirin e gjatë të bashkëpunëtorëve të lidhur me Lulzim Bashën, që fillojnë me Ervin Salianjin, Enkelejd Alibeajn, Gazmend Bardhin, vazhdon me Jetmir Olldashin, Albert Veliun, Fredi Alizotin, Erzen Breçanin, Florenc Hoxhën, Sali Lushën dhe ka përfshirë në përgjime një numër të madh personash si, A.M., A.GJ., K.V., R.K., E.M., dhe të tjerë, të cilët në bashkëpunim kanë marrë pjesë në skenarin e pregatitur, që filloi me përndjekje të organizuar ndaj vëllait të Ministrit të Brendshëm, krijimit të rrethanave dhe përgjimit të rremë, premtimin, pagimin dhe strehimin e dy aktorëve të përgjimit dhe arratisjen në Kosovë të Albert Veliut (Babales). Të gjithë, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, si njw repart paramilitar i organizuar me zinxhir komandues, janë zbuluar të kenë protagonizëm të veçantë në ngjizjen dhe vënien në dispozicion të skenarit më të madh konspirativ të pas viteve ‘90 kundër një qeverie, një njeriu apo politikani, kundër një Partie. Dhe nuk është Partia Socialiste viktima e këtij skandali politik dhe komploti shtetëror, por Partia Demokratike.

Skandal politik se 15, 20, apo 30 gishtprerë me në krye Lulzim Bashën, kanw prerë në besë e shpresë me mijëra demokratë që aderojnë me teserë apo shpirt në PD.

Skandal dhe komplot shtetëror, se këta 15, 20 apo 30 kodoshë, me në krye një kryekodosh, po vendosin pikëpyetje mbi të gjithë sistemin e institucioneve shtetërore, të drejtësisë dhe të medias në Shqipëri.

Po tallen kodoshët me gjithë opinionin publik, me logjikën elementare të të gjithëve ne, me dhe pa parti. Po luhet me pritshmërinë dhe ndjenjat e 300 apo 600 mijë demokratëve.

Po ku janë demokratët që të marrin zvarrë për zhelesh, apo ato të plumbit ballit, kur bëhet fjala për parime apo për kufij që s’mund të kalohen nga askush? Ku është Jozefina, Astriti, Ridvani apo Mesila? Ku jane Azemët e PD-së? Apo kanë mbetur vetëm gishtpremët aty?!

Pardje u shfaq në një televizion kombëtar regjistrimi kallp i radhës, kësaj here i kryer brenda në oborrin e Partisë Demokratike, ndaj të akuzuarit, të penduarit, të shëmtuarit Fredi Alizoti, ku rolin e Çimkës e luante “gishtpremi” i quajtur Florenc Hoxha, bodigard i Lulzim Bashës, kur ky bashkë me këtë kodosh dolën ne miting. Ju kujtohet mitingu i datës 26 maj?

Ku është Sali Berisha, që nuk i honeps çimkat? Përse nuk i flet demokratëve si dikur, kur i ndërseu përbuzjen ndaj Spartak Ngjelës me çimkë në dorë?

Përse nuk flasin demokratët e thjeshtë që kanë pritur me orë dhe vite te kafja e tyre brenda në oborr? Te kafeja që e ka pushtuar Babalja! Te e njëjta kafe ku gjerb Fredi demokrat dhe Fredi “babale”!

Ish-drejtori i policise Bashkiake Florenc Hoxha
Ish-drejtori i policise Bashkiake Florenc Hoxha

Më e rëndë është se Çeta e Lulzim Bashës i ka shpallur “luftë” Prokurorisë së Shtetit, po aq sa Partisë Demokratike.

Historia e Babales u etiketua në fillim me shaka si “telenovelë” nga seria e diskutimeve që ngjalli përgjimi i nxjerrë në muajin maj nga selia e PD-së. Sot, shakaja dhe telenovela nuk lënë më vend suspanse për kuriozitetin e publikut. “Babalja” ka marrë përmasa të rënda dhe shumë serioze. Me përgjimin e aktorit të përgjimit, “Babalja” është kthyer në një kyevepër politiko-kriminale. Ngjarja tregon se si një tabor i tërë politik me individë të lidhur direkt me kryetarin e Opozitës shqiptare, kanë kryer të gjithë në bashkëpunim një krim shtetëror.

I ashtuquajturi Gishtpremi i Partisë Demokratike, ish zyrtar i lartë në pushtetin e saj, është kapur në implikime dhe dyshohet se ka kryer veprime të rënda në manipulimin dhe servirjen e skenarit “Babalja” bashkë me Sali Lushën, Erzen Breçanin, Jetmir Olldashin, Ervin Salianjin dhe të tjerë, të orientuar direkt nga urdhrat e Lulzim Bashës.

Të gjithë bashkë janë përfshirë në një krim apo konspiracion shtetëror, të cilin Kodi Penal shqiptar nuk e ka parashikuar.

Deputeti i Partisë Salianji takon Babalen jashtë dhe brenda PD-së. Bodigardi i Kryetarit të Partisë, e takon Babalen brenda dhe jashtë PD-së. Gazetari i partisë takon Babalen brenda dhe jashtë PD-së. Fredi Alizoti komunikon me njerëzit e partisë, Erzenin dhe Saliun, kur ata janë brenda dhe jashtë oborrit të PD-së. Militantët e partisë A.M. dhe A.GJ.,sistemojnë Babalen që të kapërcejë oborrin e PD-së, madje edhe atë të Shqipërisë.

Në konspiracionin shtetëror janë përfshirë edhe individë nga Kosova, të cilët kanë bashkëpunuar me personat shumë të afërt pranë kryetarit paramilitar të Partisë Demokratike, duke arritur të arratisin Albert Veliun jashtë kufijve të Shqipërisë, me qëllimin e moskapjes së tij nga ana e Policisë së Shtetit.

Sipas skenarit të arratisjes së Babales direkt nga oborri i PD-së, në operacionin e shpëtimit të tij nga drejtësia shqiptare, kanë marrë pjesë direkt njerëzit paramilitarë pranë Lulzim Bashës, me dy mjete dhe mbi 8 persona që kanë bashkëpunuar në kufirin shqiptar dhe matanë tij në Kosovë.

Dje, Babalja u kap dhe të gjithë do presin kthimin e tij në Shqipëri. Por diskutimi do vazhdojë dhe avokatët e Babaleve do hedhin dyshim mbi letrat, procesverbalet, provat apo dëshmitë e prokurorisë dhe policisë.

Padyshim që dyshimi do mbetet në oborrin dhe shtëpinë e çdo shqiptari, ashtu si Babalja dhe Alizoti do mbeten në oborrin e PD-së së Lulit, jo të demokratëve të vërtetë. Se në këtë oborrin e ri, nuk mund të futesh pa dëshirën e disa kodoshëve që merren me politikë dhe krim,dhe kjo nuk mund të vihet në dyshim nga asnjë ekspertizë.

Shqiptaret sot duhet të dinë sa faj ka Lulzim Basha në gjithë këtë histori; jo sa kafe ka paguar  në klubin e oborrit të PD-se për Babalen dhe Alizotin. /E.K/DITA

 

Share This Article
6 Comments
  • Saliu nga qeni i Turit tek qeni i Braces
    Qeni i Turit:
    Kishim nje qen te madh ne fshat qe as lehte e as ……Qen koti,por nje dite kur degjoi qente e fshatit qe po lehnin dhe kishin vere perpara nje lepur ja dha vrapit…i arriti qent e fshatit,i kaloi ata…Arriti lepurin…E kaloi edhe ate dhe duke vrapuar ra ne nje grope..Atje e mbuluam…..Perfundonte Turi.
    Qeni i Braces:
    -Ishte aq plak por edhe pse pa takat lehte kot,por duke u mbeshtetur pas murit sepse nuk i mbaheshin pordh…
    Kemi tridhjete vjete qe si ne nje film kemi pare se si ka evoluar nga qen i Turit tek qeni i Braces Salehu dixhital. Tani duke u mbeshtetur pas gardhit,brenda rregullores se gardhit…

  • Zotnia e tij gazetari pa emer i vjen e i vjen verdalle dhe nuk e thote:
    O zotni apo shok thuaje, eshte grusht shteti i paster, i mireorganizuar nga Lul Shalengjituri me plehrat dhe bajgat e tjere te SHQUP-it.
    Era e mutit u ndje qe ne fillim se me lende te pare mut po gatuanin ate qe ne e dime te gjitha tashme.
    Mut Babalja e kush e beri Babale,…mut Alizoti e kush e beri Alizotin,….. mut gishtpreri Florenc, Sali Lushaj, Olldelja, Alibeaj, Bardhi, Brekgrisuri, Lulushi e me rradhe por kryemuti qe ka bere te gjithe keta muta eshte serbi Sali Kar-axhic kopili i Sheqerez i ngjizur ne kulle nga muti Vuk Kar-axhic.
    Burgu per ta eshte pak, merrni shembul nga Ta-hyp Erdogani dhe jepuni plumbin ballit, se edhe Zhelefina i bente thirrje Saliut per qytetaret qe nuk kishin nje mendje me te ,t’ja jepte plumbin ballit.
    Me keta ndyresira vetem plumbi ballit i lan esapet.

  • Shikoni keto personazhe si kane katandisur nga pamja.permbajtja cthone dhe cbejne.Njesoj si PD.qe po perfundon rrugen.e m…Tamam si.ato.tufat e te cmendurve kur.dslin pas.shperthimit te hekurave te spitalit psikiatrik.Ne dhe media te mos meremi shume me te.se ndonje qe nuk na njeh mundet te na ngateroje me ta.Ceshtjet si Babale etj eshte dhe mundet te zgjidhet efhe nga nje prokuror i thjeshte province.

  • Shkrimi eshte lene pergjysem. Nuk ke shkruar gjysmen tjeter te PS qe nuk eshte me pak e dhjere.
    Drejtues te PD dhe PS vijne e njejta ere. Ata duhen larguar nga partite qe i kane uzurpuar dhe perdorur vetem per interesat e tyre.

  • Gjithe keto histori te shpalluna cdo dite ne cdo faqe te shtypit shqiptare qe ta imponon te kapesh lesht e kres per ti hedhur me shkulma per toke konkludojne pa frute,shterpe tue perdore me shume pompozitet te fameshmin Kod Penal ku shterpezimi e kthen kete Kod Kodit,Kod pordhe ne Kot Penal.

  • Lajmi fundit, nga dy Shqiptar te Shqiperise eshte kontaktuar nje nga gazetaret me te mire investigativ atje, e para do shikohet mire puna e komisarit nuhu dhe e zaganit, sa e vertete eshte ajo qe ata pretendojne, kjo pasi ata hane ndoshta ndoshta pa te drejte parat e taksapagusve Zviceran, e dyta gazetarit ne fjale ju kane krijuar kushte dhe ne Shqiperi qe te vine te investigojne, uroj te dali e verteta dhe te ndalet shitja nga ana e PD e letrave per azil, eshte e njejta skeme si ajo e gjaqeve, po kete here me nje dallim, nxihet Shqiperia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *