Gjakmarrja godet sërish në Shkodër, plumba punonjësit të Ujësjellësit, vëllai i tretë i vrarë nga e njëjta familje

redaktor

 

Prekë Tonaj 47 vjeç, punonjës i uUësjellës Kanalizimeve në Shkodër u ekzekutua mbrëmjen e sotme në një lokal.

Ai është vëllai i tretë nga familja Tonaj që vritet për gjakmarrje. Dy të tjerët janë vrarë para vitit 2005.

Sipas të dhënave të para, vrasësit kanë hyrë në lokal dhe i kanë thënë emrin e personit në emêr të të cilit bëhej vrasja para se ta qëllonin, një skemë kjo, tipike, e vrasjeve për gjakmarrje.

Në vitin 2011, viktima e sotme se bashku me dy persona të tjerë po përgatiteshin të kryenin një vrasje që kishte për motiv hakmarrjen.

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur parandalimin e saj duke arrestuar Ndue Tonaj, banues në fshatin Vuksan dhe Prek Tonaj, banues në fshatin Grudë e re si dhe Ndoc Prelën.

Viktima la pas 4 fëmijë.

i.b. / dita

Share This Article
7 Comments
  • Vazhdon mesjeta ne veri te Shqiperise. O zot cfare idiotesh, humbin jete dhe lene jetime. Shteti ben sehir, nuk flitet fare neper tv e media per kete plage shoqerore.

    • Kujton se me keto gjykata te korruptuara, kriminelet do denohen me vdekje?! Thjesht do paguajne me shume para.

  • Denim me vdekje per kedo qe vret se na cane trapin me kanunin e leshit. Keta qe vrasin dhe fshehen si minj sjane bura jane gra. Turp per maskarenjte qe vrasin njerez si te jene pula prandaj per keta vases frikacake denim me vdekje qe ti shpetoje shura para toges se pushkatimit nuk mban me uje pilafi.

  • Keta rrojne kot. S’i hyjne ne pune as familjeve. Femijet do rriten si ai gjynahu i Lezhes qe kur te mbrrije moshen e rritur te marrin gjakun dhe te perfundojne ne burg ose duke prit vdekjen.
    Kane lind te vdek.

  • Keta jane vrare per nje vije uji e mome liza nuk eshte e kenaqur me shperblimin per token e xanun por kerkon me shume!!

  • Mome Liza eshte nje bastarde pjelle dinake e “kultures” se Kanun leshit: kjo plaka dhe ata qe dinakerisht rrine pas saj, e dine shume mire qe pronaret e tokes qe ata kane zaptuar ne Tirane, jane njerez te civilizuar europiane qe nuk po perdorin Kanumin, prandaj Liza e familjaret e saj livadhisin si trima….

    Po mire, ne Mirdite keto do silleshin keshtu duke abuzuar… ??.. A do jua mbante bytha ketyre pisave te pander??…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *