Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës. Në operacionin e koduar “Kasnec” në pranga ka përfunduar Lazër Qukaj, i cili ishte në kërkim për tentativë vrasje për gjakmarrje.
Në operacioni kanë marrë pjesë edhe efektivë të FNSH-së, pasi i riu konsiderohej i rrezikshëm. Ai është dënuar nga Gjykatës Apelit për Krimet e Rënda më 21 vjet burg.
I riu është xhaxhai i 17-vjeçares Marije Qukaj, e vrarë në vitin 2012 po për gjakmarrje. Në atë kohë kur ndodhi vrasja e 17-vjeçares, hetimet treguan se pikësynimi ishte vrasja e Lazër Qukaj.
Mes fiseve Qukaj dhe Prroi ka një histori gjakmarrjeje prej kohësh. Pas vrasjes së mbesës, Lazër Qukaj i bëri atentat në vitin 2014 Nik Prroit, në atë kohë 60 vjeç, i cili mbeti i plagosur.
