Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Katër vite shpejt kaluan
Gjaku i derdhur s’ka një zot
Dhe ata që u zotuan
Si duket s’ia dolën dot.
Drejtësi e korruptuar
Familjarët presin kot
Deri sa të vihet ligji
Fëmijët do derdhin lot.
Kriminelët kanë një emër
Një Lurash e një Sali
Plaku leh në Kuvend
Tjetri pëllet në bashki.
Kujtoni kusarin plak
Nga dritarja i vrojtonte
Kur në rrugë derdhej gjak
Më shumë postit i gëzonte.
Nga poltroni i sulltanit
Krimineli deklaronte
Dhe treqind të tjerë do vriste
Dhe karrigen s’e lëshonte.
Ngushëllime familjeve të viktimave! Kur s’ka drejtësi, ka vetëgjyqësi. Përshëndetje nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.
