Gjaku: Përse duhet ta dhurojmë atë dhe disa fakte që duhet t’i dini

DITA Online
Smiling woman donating blood in hospital

 

Gjaku është komponenti përmes të cilit qelizat dhe indet e trupit mbahen në marrëdhënie me njëra-tjetrën. Substancat ushqyese, përfshi këtu edhe oksigjenin, kalojnë përmes gjakut, materialet e padobishme, acidi karbonik, kalojnë nga indet në gjak. Kjo lidhje e vazhdueshme furnizon indet me energji dhe lejon daljen e materialeve të padobishme.

Donacioni (dhurimi) i gjakut është përdorur tek njerëzit me probleme madhore shëndetësore siç është kanceri, sëmundja e zemrës, stomakut dhe sëmundja e zorrëve, aksidentet, njerëzit që janë duke shkuar drejt kirurgjisë, me çrregullime gjakderdhje, fëmijët e sapolindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) dhe gratë shtatzëna.

Ashtu sikundër nuk ekziston asnjë lloj zëvendësuesi për gjakun, zgjidhja e vetme është donacioni i gjakut. Duke u bërë dhurues, ju do të bëheni pjesë e një shërbimi shumë të rëndësishëm të komunitetit.

Të qenit një dhurues gjaku

Jo çdo njeri mund të jetë në gjendje që të dhurojë gjak. Ekzistojnë një sërë arsyesh që mund t’ju parandalojnë për të qenë një dhurues. Disa prej të cilave janë:

Mosha (mosha minimale e dhurimit është mosha 16 vjeçare, njerëzit e moshës 70–80 vjeçare nuk mund të dhurojnë pa aprovimin me shkrim të mjekut).

-Pesha më e ulët se 45 kg.

-Të qenit shtatzënë ose me ushqim me gji.

-Sëmundje të caktuara ose trajtime të mëparshme.

-Sëmundje aktuale.

-Realizimi i kohëve të fundit të një tatuazhi.

Çfarë përfshin ajo?

Dhurimi i gjakut është i sigurt dhe i lehtë. Ai merr në total një afat kohor prej 60 deri në 90 minuta. Kur shkoni për të dhuruar gjak, si fillim duhet të plotësoni një pyetësor të detajuar shëndeti. Pas kësaj, infermierja do t’ju kërkojë që të firmosni deklaratën që vërteton faktin që ju plotësoni udhëzimet mjekësore dhe që ju mbron juve si dhurues, duke mos ju shkaktuar pasoja shëndetësore.

Hapi tjetër është ekzaminimi fizik, që përfshin presionin e gjakut, peshën dhe nivelet e hemoglobinës.

Nëse i kaloni këto hapa, atëherë jeni gati për fazën e dhurimit që merr një kohë prej 7–10 minutash. Pas dhurimit, mund të uleni, të shtriheni dhe të pushoni. Mos u shqetësoni se mund të keni humbur shumë gjak, pasi keni dhuruar vetëm 8% të volumit tuaj total të gjakut.

Sa herë në vit mund të dhurohet gjak?

Meshkujt mund të dhurojnë gjak deri katër herë në vit, me një pushim minimal prej 90 ditësh. I njëjti interval vlen dhe për gratë, por nuk duhet të dhurojnë gjak më shumë se dy herë në vit. Përjashtohen periudhat para, e pas ciklit menstrual, si dhe gjatë shtatzënisë. Pas lindjes duhet pritur një vit, pastaj mund të dhurohet gjak.

Dhurimi i gjakut, a ka ndonjë efekt anësor?

Asnjë, por për të pasur një mbarëvajtje të procesit duhen ndjekur disa rregulla të thjeshta menjëherë pas përfundimit të dhurimit: duhet konsumuar shumë ujë dhe të hani sërish ushqim, duke i dhënë përparësi sheqernave. Veç të tjerash, për të dhuruar gjak, duhet të keni ngrënë mirë dhe të keni konsumuar fruta të freskëta ose lëngje frutash të shtrydhura, çaj, kafe me pak sheqer. Gjithashtu ditën e dhurimit të gjakut nuk duhet të kryeni aktivitete sportive dhe ditën tjetër të kryeni një aktivitet fizik të moderuar.

Cila është situata e dhurimit të gjakut në Europë?

Sot, më shumë se 500 milionë qytetarë të BE-së, varen nga gjaku i dhuruar i 15 milionë dhuruesve. Kjo nuk mjafton për të përmbushur nevojat e të gjithë europianëve që varen nga gjaku për të mbijetuar, në rast aksidenti, ose sëmundje kronike që kërkojnë transfuzione të herëpashershme.

Po në botë?

Çdo vit bëhen 92 milionë dhurime, por 30 milionë persona e bëjnë vetëm një herë dhe pastaj nuk e përsërisin më këtë përvojë.

A merret ndonjë leje për të dhuruar gjak?

Jo, sepse bëhet fjalë për një veprim vullnetar diktuar nga fryma e pastër e solidaritetit. Në disa kombe, dhurimi i gjakut kompensohet nga shuma të ndryshme të hollash, duke u bërë kështu një mjet jetese për të papunët. Nga ana tjetër, të paktën kështu, një herë në vit, kryhen të gjitha analizat e gjakut dhe një kontroll i përgjithshëm.

Përse është e nevojshme të dhurojmë gjak?

Gjaku i mbledhur ndahet në tri përbërës: rruazat e kuqe (eritrocitet), pllakëzat e gjakut (trombocitet) dhe plazma, që mund të përdoren për tre persona të ndryshëm. Për shembull një pacient i prekur nga leucemia akute, gjatë terapisë së induksionit, në harkun kohor të gjashtë javëve mund të ketë nevojë për 80-120 transfuzione rruazash të kuqe dhe pllakëzash gjaku, për të kryer një transplant të palcës së kurrizit, pacienti mund të ketë nevojë për 100 transfuzione të rruazave të kuqe dhe pllakëzave të gjakut, ata që vuajnë nga anemia e rëndë mesdhetare, për të mbajtur një nivel të mirë të hemoglobinës, nevojiten transfuzione rruazash të kuqe çdo 20-30 ditë.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *